Connect with Us

Rama president, Basha kryeministër?/ Ja si përgjigjet Meta

Politikë

Rama president, Basha kryeministër?/ Ja si përgjigjet Meta

Publikuar

-

Rama president, Basha kryeministër?/ Ja si përgjigjet Meta

Gjatë konferencës së përjavshme për mediat, presidenti Ilir Meta është pyetur edhe në lidhje me ofertën që Basha deklaroi se i kishte bëre Rama, që Basha të bëhet kryeministër, dhe Rama president.

Por, kreu i shtetit ka shmangur pyetjen, duke thënë se nuk preferon që të përgjigjet.

“Për çështjen e dytë nuk dua të përgjigjen, jo për mungese të respektit për ju”, pohoi presidenti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Situata me zjarret në vend/ Paralajmëron Xhaçka: Nuk do kursehen shkaktarët

Publikuar

-

Nga

Situata me zjarret në vend/ Paralajmëron Xhaçka: Nuk do kursehen shkaktarët

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Sipas asaj që shkruan ministrja përmes rrjeteve sociale, në vendin tonë janë djegur sipërfaqe me pyje dhe kullota në 8 qarqe të vendit.

Ajo shton se janë angazhuar në terren dhjetëra efektivë të FA-së për disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë dhe Lezhë.



Xhaçka nuk ka nguruar të paralajmërojë të gjithë ata individë që vendosin qëllimisht zjarrin duke u thënë se Ligji “Për mbrojtjen Civile” nuk ka për t’i kursyer dhe se do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre të papqërgjegjshme.

“Flakët e shkaktuara nga dora e njeriut më shumë sesa nga temperaturat e larta, kanë prekur sipërfaqe të tëra me pyje e kullota në 8 qarqe të vendit. Dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me mjetet e veshjet e posaçme kundër zjarreve janë angazhuar në disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë, Lezhë etj, ditë e natë, për shuarjen e zjarreve që fatmirësisht nuk kanë cenuar sigurinë e banorëve në këto zona. Angazhimi i FA nga toka e ajri do të jetë i pakursyer në të gjitha rastet kur, sipas ligjit, pushteti vendor ka ezauruar të gjithë kapacitetin me njerëz e mjete. Ligji “Për mbrojtjen Civile”, të cilin e kemi miratuar një vit më parë e që përben një prej elementëve më të rëndësishëm të reformës në fushën e emergjencave civile, nuk kursen as pushtetin vendor në rast se nuk i përgjigjet situatave të emergjencës,  por as individët që i vënë zjarrin kullotave e pyjave, duke shkaktuar miliona lekë dëm të pasurisë kombëtare”, shkruan Xhaçka.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po ushqehen me gjoba si banda”/ Rudina Hajdari: Administrata s’duhet të jetë fole militantësh

Publikuar

-

Nga

“Rama të mbajë tepsinë”/ Rudina Hajdari braktis mbledhjen e Këshillit Poltik

Deputetja Rudina Hajdari ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët, teksa ka treguar historinë e falimentimit të biznesit të një qytetari të quajtur Shkëlqim.

Hajdari rrëfen se Shkëlqimi ka falimentuar për shkak të gjobave të shumta të Tatimeve ndonëse pretendon se ai ishte një taksapagues i rregullt.

Duke marrë shkas nga ky rast, deputetja deklaron se administrata nuk duhet të jetë fole militantësh që ushqehen me gjoba si banda, ndaj kërkon që qytetarët t’i bashkohen  në nismën që ka ndërmarë.

Dua të ndaj sot një histori të hasur në një nga takimet e shumta që po zhvilloj këto ditë me qytetarët.



Shkëlqimi është një nga shqiptarët që 10 vite më parë vendosi ta lerë emigracionin dhe të rikthehet në atdhe. Hapi një biznes me kursimet e tij dhe filloi të bënte tregti me ndershmëri ashtu siç e ka tradita e shqiptarit të mirë.

LEXO EDHE:  Skandali/ Web-et qeveritare reklamojnë kompani bastesh

LEXO EDHE:  Dështoi në rrëzimin e Qeverisë/ Ja si shfajësohet Basha

Teksa arriti ta konsolidojë, edhe pse i rregullt me pagesën e taksave, filluan t’i shfaqen në derë njerëz me uniformë e blloqe gjobash në duar, të cilat i përdornin si presion duke kërkuar rryshfet. Presion mbas presioni, e gjobë mbas gjobë, Shkëlqimi u detyrua ta mbyllë biznesin.

Kjo nuk është vetëm historia e Shkëlqimit, por është historia e çdo shqiptari të thjeshtë e të ndershëm. Për 30 vite shteti në vend të shërbente si mik i biznesit dhe inkurajues i ndershmërisë, u kthye në simbol të fatkeqësisë e falimentimit. Ne duhet të bashkohemi që shtetin t’ia kthejmë njerëzve si Shkëlqimi.

T’ia kthejmë qytetarit të thjeshtë. Të mos jetë më kurrë administrata fole militantësh që ushqehen me gjoba si banda por të jetë ushtria e mirë në ndihmë të njerëzve të ndershëm. Do ta bëjmë këtë! Jam e bindur!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncimi i skandalit/ Lleshaj zhdoganon BMW-në luksoze

Publikuar

-

Nga

Crime shocks the country/ Lleshaj “wallow” in a luxury BMW with fake license plates

Prej disa ditësh CNA.al ka denoncuar skandalin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka blerë në kulmin e pandemisë një makinë luksoze BMW 730 e modelit Lungo nëpërmjet llogarisë së Policisë së Shtetit.

Pas denoncimit të CNA.al, Sandër Lleshaj ka filluar të nisë procedurën e përgatitjes së dokumentave për të zhdoganuar automjetin.

Pasi qarkulloi të gjithë këto kohë me targa fallco dhe pa siguracion, mësohet se Sandër Lleshaj nga dita e djeshme ka filluar bërjen e të gjitha dokumentave të automjetit duke i kërkuar drejtorit të policisë dhe punonjësve të ministrisë ta pajisin me dokumenta pas zbulimit të skandalit se kishte blerë një mjet luksoz, i cili qarkullon me targa false në shërbim të ministrit të Brendshëm.

LEXO EDHE:  Punëtorët në të zezë/ Rama tregon kushtin për të përfituar pagën e luftës

LEXO EDHE:  “Tradhtoi kauzën e tij”/ Topalli godet keq Bashën: Duhet një udhëheqës i ri i pakorruptuar në krye të PD-së

Burime i thanë CNA.al se nga dje ka filluar përgatitja e dokumentave të automjetit, duke filluar nga zhdoganimi, me të cilin po merret vetë ministria.

Ndonëse Lleshaj dy ditë më parë mohoi se nuk ka asnjë informacion në lidhje me autiomjetitn, tashmë duket se e ka kuptuar gopën ku ishte future dhe po përpiqet të dalë i larë./ CNA.al

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Krimi trondit vendin/ Lleshaj “zhgrryhet” në BMW-në luksoze me targa falso



“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt / Rrjeti shpërthen me meme tallëse

Krimi trondit vendin/ Lleshaj “zhgrryhet” në BMW-në luksoze me targa falso

LEXO TE PLOTE