LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosja me armë zjarri në ish-Bllok/ Arrestohet djali i kreut të PD

16 Korrik 2020, 07:35, Kronika CNA
Plagosja me armë zjarri në ish-Bllok/ Arrestohet djali i kreut të

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në ish Bllok mbrëmjen e djeshme ku  mbeti i plagosur një 39 vjeçar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë, i cili është djali i kreut të PD në njësinë numër 5, Ndriçim Babasi.

Në pranga është vënë Rois Babasi, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes i cili ka plagosur me armë 39-vjeçarin në sherr e sipër.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi G. B., 39 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, organizuan punën duke ngritur pika kontrolli, krehje të zonës, si dhe u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të plagosjes me armë të 39-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes. Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi i dëmtuar G. B, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës në pjesën e krahut autorin e ngjarjes, shtetasin R. B. Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar apo kanë dijeni për ngjarjen.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ?Plagosja e rëndë me dashje” dhe ?Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit? në ngarkim të shtetasit R. B, si dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasit G. B”, njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga