LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon takimi Kosovë – Serbi në Bruksel/ Hoti: Ka përparim

16 Korrik 2020, 18:12, Politikë CNA
Përfundon takimi Kosovë – Serbi në Bruksel/ Hoti: Ka

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i dhanë fund takimit të sotëm në Bruksel, që ishte takimi i parë ballë për ballë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Pas takimit kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se çështja e të zhdukurve dhe zhvillimi ekonomik ishin temat kryesore të takimit. Ai shprehu besimin se ?është shënuar përparim edhe tek tema e zhvillimit ekonomik, detajet e të cilave do t?i merrni vesh ditëve në vijim?.

Ai tha se synimi i qartë i këtij procesi ?është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve në mes të dy vendeve?.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se kryeministri Hoti kërkoi ?hapjen e arkivave të policisë serbe dhe në atëherë kërkuan që të hapen arkivat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?. Ai tha se bisedimet për personat e zhdukur dhe të zhvendosur do të diskutohet të mërkurën e ardhshme në nivelin teknik.

Ai tha se bisedimet do të jenë të vështira sepse Serbia nuk bisedon vetëm me shqiptarët por edhe me BE-në dhe vendet më të fuqishme evropiane.

Takimi i sotëm pasoi një video-konferencë që u mbajt të dielën me të cilën u shënua edhe rifillimi i bisedimeve të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha para takimit se është ?i kënaqur të shoh se Bashkimi Evropian është rikthyer në timonin e procesit. Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës janë sot me ne në Bruksel për takimin e parë ballë përballë?, tha ai duke theksuar se duke u takuar për të dytën herë në një javë, ?të dy udhëheqësit dëshmuan përkushtimin e vendosur për bisedimet e lehtësuara nga BE-ja ndërmjet tyre dhe unë e mirëpres këtë?.

Ai u bëri thirrje të dyja palëve ?që t?u qasen bisedimeve të sotme në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit dhe duke pasur në mendje të ardhmen evropiane të qytetarëve të tyre në Kosovë dhe Serbi?.

I dërguari i posaçëm e Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë ? Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me takimin e së dielës procesi u kthye në binarë pas 20 muajsh.

Diskutimet e sotme u mirëpirtën edhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Charkes Michel, i cili takoi udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë para fillimit të takimit.

Të premten e kaluar Kosova dhe Serbia diskutuan në një video konferencë të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe aty u pajtuan për rifillimin e bisedimeve por nuk u pajtuan në asnjë pikë për rrugët e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Kryeministri i Kosovës, tha gjatë asaj konference se ?tërësia tokësore e Kosovës është e pa negociueshme dhe se një marrëveshje gjithëpërfshirëse duhet të çojë në njohje të ndërsjellë?.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cilësoi si ultimatum qëndrimet e tilla, ndërsa shprehu siç tha gatishmërinë e Beogradit për të hedhur hapa të vegjël.

Takimi i fundit në Bruksel ishte mbajtur më 8 nëntor të vitit 2018 ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiç. Por, bisedimet u pezulluan pasi që qeveria e Kosovës vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzoi rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave por qeveria e ish kryeministrit Haradinaj i rezistoi trysnisë ndërkombëtare për heqjen e tyre.

Më 31 mars të këtij viti ish kryeministri Albin Kurti vendosi heqjen e tarifave dhe zëvendësimin e tyre me masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, një vendim që u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara që kërkonin heqjen tërësishme të pengesave për rifillimin e bisedimeve. Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, qeveria e re e kryeministrit Hoti hoqi të gjitha pengesat.

Plani për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u publikua pak ditë pasi që Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Publikimi i akuzave bëri që të dështojnë planet për një takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë ? Serbi.

Bisedimet Kosovë ? Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja që filluan në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh, një pjesë e madhe e të cilave nuk janë zbatuar kurrë./ VOA

Lajmet e fundit nga