LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në mes të pandemisë, Manastirliu jep lajmin e mirë: Jeta triumfon!

16 Korrik 2020, 20:05, Sociale CNA
Në mes të pandemisë, Manastirliu jep lajmin e mirë: Jeta

Në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë një lajm të mirë,

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja njofton se vetëm në dy muajt e fundit kanë ardhur në jetë 1200 bebe të shëndetshme në dy maternitetet e Tiranës.
Ajo vlerëson punën e ekipeve mjekësore në këto dy maternitete që kanë bërë të mundur që nënat dhe të porsalindurit të jenë të sigurt në këtë situatë të pazakontë.

?Në këto kohë të vështira për të gjithë sistemin shëndetësor në përballje me Covid-19, ekipet mjekësore në maternitetet tona, po bëjnë një punë shembullore, që nënat dhe të porsalindurit të jenë të sigurt e të shëndetshëm në këtë situatë të pazakontë.
Vetëm në dy maternitetet e Tiranës më shumë se 1,200 bebe kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë gjatë dy muajve të fundit. Jeta triumfon?, shkruan Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga