LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Muzikë ‘live’ e tallava/ E pësojnë dy administratorët e lokaleve në Fushë-Krujë e Laç

16 Korrik 2020, 09:21, Kronika CNA
Muzikë ‘live’ e tallava/ E pësojnë dy

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, për subjektet apo individët që zhvillojnë aktivitete në ambiente të mbyllura, duke mos zbatuar urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, si dhe në zbatim të urdhrit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, datë 29.05.2020, “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19?, kanë evidentuar në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, 2 lokale me muzikë live që ushtronin aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit P. K., 41 vjeç dhe K. L., 42 vjeç, banues në Krujë dhe Milot, administratorë të lokaleve me muzikë live, pasi nuk i janë bindur urdhrit të përsëritur nga punonjësit e Policisë, për mbylljen e aktivitetit.

Gjithashtu, të dy subjektet janë ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Strukturat vendore të Policisë Krujë apelojnë për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të zbatojnë aktet ligjore dhe nënligjore për parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

Lajmet e fundit nga