LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesfushori nga Hong-Kongu zbarkon te Partizani, ja si e transferuan kryeqytetasit

16 Korrik 2020, 11:48, Sport CNA
Mesfushori nga Hong-Kongu zbarkon te Partizani, ja si e transferuan

Lajmi për afrimin e mesfushorit aziatik, Remi Dujardin në merkaton e verës te Partizani ka shkaktuar reaksion të madh, ku shumë tifozë akuzonin drejtuesit për punë diletantësh, duke u dhënë mundësi disa anonimëve që të veshin fanellën e kuqe. Madje kishte edhe nga ata që qanin hallin e shpërdorimit të financave të presidentit që akordon për merkaton, si dhe për amatorizmin e drejtuesve në ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri.

Përpos dashamirësisë dhe kërkesave të tifozëve, që duan një ekip sa më konkurrues, rasti i 23-vjeçarit është rast specifik që ndodh edhe në klube të ndryshme me famë botërore. ?Panorama Sport? ka mësuar nga burime pranë të kuqve se për afrimin e Remi Dujardin Partizani nuk do të shpenzojë asgjë, por afrimi i tij shikohet si një mundësi promocioni për klubin në shtetin aziatik. Gazeta ka mësuar se lojtari do të paguhet nga menaxheri i tij kinez që ia ka ofruar Partizanit, në mënyrë që ky kalim të shërbejë si një trampolinë për 23-vjeçarin që në të ardhmen të shitet në një klub me emër në Kinë.

Dujardin nuk vjen për të qenë titullar, por për të përjetuar një eksperiencë të re, duke marrë minuta në ndeshje që nuk kanë peshë të madhe, si ato të tureve të para të Kupës. Por kjo nuk e përjashton mundësinë që Remi Dujarden të jetë titullar nëse bind trajnerin që do të marrë drejtimin e klubit. Gjithë qilimi i këtij transferimi është promovimi i lojtarit në Europë, ku nga shitja e tij më pas në Kinë mund të përfitojë edhe Partizani.

Mediat nga Hong Kongu e kanë bërë fakt të kryer transferimin e 23-vjeçarit te Partizani, kalim i cili është zyrtarizuar edhe nga ?transfermarkt?, sajt që merret me vlerat e kartonëve të lojtarëve dhe transferimet. Ndonëse qarkullon lajmi për një bllokim të merkatos së Partizanit, Dujardin mund të luajë me të kuqtë, pasi bëhet fjalë për një transferim të mundshëm para daljes së vendimit që pretendojnë kroatët për ndëshkimin e ?demave?.

Lajmet e fundit nga