Connect with Us

Maqedonia e Veriut në tension/ Humbin jetën 8 të infektuar, regjistrohen 94 raste të reja

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut në tension/ Humbin jetën 8 të infektuar, regjistrohen 94 raste të reja

Publikuar

-

Maqedonia e Veriut në tension/ Humbin jetën 8 të infektuar, regjistrohen 94 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar pozitive nga 830 testime, 94 raste të reja.

Konkretisht rastet me Covid-19 janë konfirmuar 49 persona në  Shkup, 2 në Kumanovë, 8 në Shtip, një në Prilep, 6 në Tetovë, 2 në Strugë, 13 në Gostivar, 2 në Koçan, 9 në Sveti Nikollë dhe 2 në Kërçovë.

Instituti i Shëndetit Publik në shtetin fqinj njofton gjithashtu se janë shëruar edhe 42 persona të prekur nga virusi i padukshëm.

LEXO EDHE:  “Maska duhet vendosur me detyrim”/ Pipero: Nëse bëhet për dy javë do ulen shifrat me 4 herë

Ndërkohë, që nga dita e djeshme fatkeqësisht kanë humbur jetën 8 të infektuar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Dalin statistikat nga aeroporti i Frankfurtit/ Rastet më të shumta me COVID-19 janë nga Kosova

Publikuar

-

Nga

Dalin statistikat nga aeroporti i Frankfurtit/ Rastet më të shumta me COVID-19 janë nga Kosova

Rastet më të shumta me COVID-19 në aeroportin e Frankfurtit janë nga Kosova.

Kjo tregohet nga statistikat e ndërmarrjes Centogene, e cila ofron testet  për koronavirus në Aeroportin e Frankfurtit.

DPA raporton se shkalla e pozitivitetit ishte më e larta te pasagjerët e kthyer nga Kosova, që përkthehet në 6.38%. Testimet kanë treguar se  93 pacientë kanë rezultuar pozitivë nga 1,458 udhëtarë që kanë hyrë nga Kosova. Shifrat i referohen periudhës midis 15 korrikut dhe 8 shtatorit.



Kosova pasohet nga Malta (4.71 për qind pozitivë nga 637 të testuar), Bosnjë-Hercegovina (3.17 për qind rezultate pozitive nga 1609 të testuar).

LEXO EDHE:  “Maska duhet vendosur me detyrim”/ Pipero: Nëse bëhet për dy javë do ulen shifrat me 4 herë

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Pëllumb Pipero tregon “ilaçin” më të mirë

Ndërkohë, udhëtarët nga Shqipëria janë në vendin e gjashtë të kësaj liste (2.14 për qind pozitivë, nga 747 të testuar)./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen edhe dy viktima

Publikuar

-

Nga

98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen edhe dy viktima

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot dy viktima  dhe 98 të infektuar me koronavirusin e ri, nga 1,253 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga Ohri dhe Radovishi të moshës 54 dhe 51 vjeç, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 648 persona.

Sa i përket rasteve të reja me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi), shumica janë nga Shkupi (17), Kumanova (13), Prilepi (11), Tetova (10) ndërsa numër më i vogël është shënuar në 18 qytete tjera.

Gjatë orëve të fundit, sipas të dhënave të publikuara, në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar dhjetë persona, ndërsa numri i përgjithshëm që po trajtohen në spitale është 85, prej të cilëve 44 janë në aparate të frymëmarrjes.



Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për infektimin edhe të një punonjëse të një kopshti në Sveti Nikollë, për çka më pas është vendosur për mbylljen e gjithë objektit. Të premten ishin regjistruar dy infektime në kopshtet në Shkup dhe Manastir, duke çuar në izolimin e fëmijëve dhe të personelit të kopshtit.

LEXO EDHE:   Basha akuza për fshehje shifrash/ “Të njohurit e mi kanë humbur njerëz nga COVID-19”

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Manastirliu: Dyfishojmë ekipet e lëvizshme të urgjencës për shërbimin në banesë

Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 e deri më tani janë diagnostikuar 15,791 persona dhe prej tyre 13,184 janë shëruar, ndërsa aktivë janë 1,959 persona. Numër më të madh të rasteve aktive ka në Shkup (564), Kumanovë (221), Prilep (139) dhe Tetovë (127).

Për shkak të mosmbajtjes së maskave mbrojtëse, gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Punëve të Bredshme ka shqiptuar 517 gjoba./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 regjistron 7 viktima në Kosovë/ Ja sa persona rezultuan pozitivë

Publikuar

-

Nga

Covid-19 regjistron 7 viktima në Kosovë/ Ja sa persona rezultuan pozitivë

Covid-19 i ka marrë jetën 7 personave që nga dita e djeshme në Kosovë.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat rezultojnë 71 raste pozitive.

Gjithashtu janë shëruar 163 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.435  dhe numri i rasteve aktive është 2.606.



“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë”, thuhet në raport.

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Manastirliu: Dyfishojmë ekipet e lëvizshme të urgjencës për shërbimin në banesë

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Manastirliu: Dyfishojmë ekipet e lëvizshme të urgjencës për shërbimin në banesë

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 14.637 raste nga 57.851 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 596 humbje jete./ CNA.al

LEXO TE PLOTE