Connect with Us

Luftë edhe për vaksinën/ Britania: Hakerët rusë po na vjedhin studimet

Bota

Luftë edhe për vaksinën/ Britania: Hakerët rusë po na vjedhin studimet

Publikuar

-

Luftë edhe për vaksinën/ Britania: Hakerët rusë po na vjedhin studimet

Qendra Kombëtare britanike për Sigurinë Kibernetike tha të enjten se hakerë të mbështetur nga shteti rus po përpiqen të vjedhin nga institucionet akademike dhe farmaceutike të botës studimet mbi vaksinat dhe trajtimin e koronavirusit.

Një deklaratë e hartuar nga Britania në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, ia atribuon sulmet grupit APT29, i njohur gjithashtu me emrin “Cozy Bear”, për të cilin ata thonë se pothuajse me siguri funksionon si pjesë e shërbimeve të zbulimit rus.

“Ne i dënojmë këto sulme të neveritshme kundër atyre që bëjnë punë me rëndësi jetike për të luftuar pandeminë e koronavirusit”, tha Paul Chichester, Drejtor i Operacioneve të Qendrës britanike për Sigurinë Kibernetike, transmeton VOA.

Qendra tha në deklaratë se sulmet e grupit janë duke vazhduar dhe se ata përdorin një larmi mjetesh dhe teknikash, përfshirë metodën “spear-phishing” apo injektimin e viruseve kompjuterike të njohura si “malware”.

“APT29 ka të ngjarë të vazhdojë të verë në shënjestër institucione që merren me studimin dhe zhvillimin e vaksinës për COVID-19n,” thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Kujdesej për kanabisin/ Shqiptari dënohet me 9 muaj burg

Britania dhe Shtetet e Bashkuara thanë në muajin maj se disa rrjete hakerësh kishin vënë në shënjestër institucione kombëtare dhe ndërkombëtare që punonin për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19. Por sulme të tilla nuk ishin parë si të lidhura haptazi me shtetin rus.

Grupi i lidhur me qeverinë ruse “Cozy Bear” dyshohet gjerërisht për piratimin e serverave të Partisë Demokrate në SHBA në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2016-s.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Bilanci në Kosovë/ Gjashtë viktima dhe mbi 300 raste të reja me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjashtë viktima si pasojë e COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 1.405 numrin e tyre nga fillimi i pandemisë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që janë shënuar edhe 363 raste të reja me COVID-19.

LEXO EDHE:  Lidhje me mafian/ Ekzekutohet me 7 plumba biznesmeni i njohur

LEXO EDHE:  “Fasha e grupmoshës është zgjeruar”/ Eugena Tomini: Agresiviteti i virusit është më i lartë

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 16 janar, Kosova ka regjistruar 55.498 raste me koronavirus, 48.990 prej të cilëve janë shëruar dhe 5.103 janë aktive./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Jep dorëheqjen sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar

Publikuar

-

Nga

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar, jep dorëheqjen nga kabineti i presidentit Donald Trump.

Në letrën e tij zyrtare të dorëheqjes, ai dënoi sulmin e javës së kaluar mbi Kapitolin.

Ai tha se do të lërë postin e tij në mesditën e 20 janarit, kur betohet presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Në letrën e sekretarit Azar dërguar presidentit Trump, e cila mban datën 12 janar, thuhet se “sulmi ndaj Kapitolit ishin një sulm ndaj demokracisë sonë dhe traditës së kalimit paqësor të pushtetit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës sollën për herë të parë në botë”.

LEXO EDHE:  Bino thirrje qytetarëve/ Personat që kanë kaluar Covid nuk kanë imunitet, të vaksinohen

LEXO EDHE:  Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë/ Katër viktima në 24 orë

Ai shtoi më tej duke ju drejtuar presidentit: “ju lutem që të vazhdoni të dënoni pa dyshim çdo formë të dhunës, të kërkoni që askush të mos përpiqet të ndërpresë aktivitetet inauguruese në Uashington ose diku tjetër, dhe të vazhdoni të mbështesni pa rezerva kalimin paqësor dhe të rregullt të pushtetit më 20 Janar”.

LEXO TE PLOTE

Bota

Besniku i Merkelit fiton: Armin Laschet në krye të CDU-së

Publikuar

-

Nga

Armin Laschet arriti në raundin final pas largimit të kandidatit të tretë nga gara, Norbert Röttgen, të marrë 521 vota kundër kandidatit Friedrich Merz që mori 466 vota. Gjithsej u dhanë 991 vota. Votimi pritet të zyrtarizohet pas votës digjitale në kongresin e CDU-së me votimin me postë. Ndër të tre kandidatët për postin e partisë CDU, Armin Laschet që nga viti 2017 është edhe kryeministër i landit Renani-Veriore Vestfali dhe konsiderohej si politikani që mbështeste më fort kursin e Angela Merkelit e që luftonte për një « CDU të qendrës ».

Pas zgjedhjes, Laschet falënderoi partinë e tij për besimin e madh. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë që është e lidhur me këtë post », tha ai në kongresin digjital të CDU-së. Tani bëhet fjalë që CDU të dalë mirë në zgjedhjet që do të zhvillohen pas « dy javësh ». Merz dhe Röttgen e uruan kryetarin e ri për zgjedhjen dhe i uruan sukses në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.
Para votimit, Laschet u shpreh në fjalën e tij të shtunën, se « CDU-ja, Gjermania që unë kam parasysh nuk ka nevojë për një CEO, drejtor gjeneral, por për një kapiten skuadre, që drejton dhe bashkon edhe një ekip, në të cilin të gjithë mund të mbështeten tek njëri-tjetri.

Nga viti 2012 Laschet është një nga të pesë zëvendëskryetarët e partisë CDU. Katoliku nga zona e Rinit ka qenë gjithmonë partner i besueshëm i drejtuesit aktual të partisë. Deri në vitin 2018, Angela Merkel dhe pasuesja e saj Annegret Kramp-Karrenbauer mund të mbështeteshin tek zëvendëskryetari i partisë. Kur Merkeli në vitin 2015 u përball me stuhi politike në Gjermani për shkak të politikës ndaj refugjatëve, Laschet mbeti një nga shoqëruesit më besnikë dhe bashkëpunëtor i kancelares.

Maturi dhe politikë e qendrës

Sipas fjalëve të tij Laschet mbështet një politikë të matur dhe të qendrës, një politikë « që i drejtohet njerëzve dhe nuk u kthen kurrizin ». Ai bën thirrje për unitetin në shoqëri, paqen sociale, ekonominë e tregut. Laschet ishte i vetmi ndër tre kandidatët, që kishte fituar më parë një votim, dhe kishte përvojë qeverisjeje. Kjo me siguri « nuk të dëmton”, është shprehur ai.
Laschet që nga viti 2019 së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn ka krijuar një ekip kandidature. Pak ditë para votimit ata paraqitën nën titullin “#Impulse2021″ një program 10 pikësh, ku theksojnë distancimin e qartë nga e djathta dhe shtrirjen e CDU-së si parti popullore me një krah të punëmarrësve me tendencë të majtë dhe një krah konservator të ekonomisë. Ata kanë formuluar pretendimin „t’i kthejnë vitet 20-të në një dekarë modernizimi për Gjermaninë: dinamikë të re ekonomike, siguri të gjerë, dhe shanse të mira dhe të drejta në arsim.” Laschet dhe Spahn duan të krijojnë një moratorium për ekonominë e goditur nga pandemia, një ministri të digjitalizimit në nivel federal dhe „tolerancë zero ndaj kriminalitetit dhe ekstremizmit”.

Europianë dhe transatlantikë

Në fushën e politikës së jashtme si Laschet edhe Spahn mbështesin një kurs proeuropian dhe transatlantik të qeverisë. Ata kërkojnë më shumë bashkëpunim me SHBA në drejtim të politikës tregtare dhe të klimës, kërkojnë një BE më të aftë në veprim dhe janë për një angazhim më të madh gjermano-francez. Laschet ka kontakte të ngushta me udhëheqjen politike në Paris dhe nga viti 2019 është edhe i ngarkuar i Gjermanisë për marrëdhëniet kulturore gjermano-franceze.

LEXO EDHE:  Lidhje me mafian/ Ekzekutohet me 7 plumba biznesmeni i njohur

LEXO EDHE:  Rusi/ Dy policë dhe katër militantë të vrarë në Dagestan

Laschet i lindur në Aachen e njeh mirë politikën. Para 30 vjetësh ai ka punuar si i ri në ekipin e presidentit të atëhershëm federal. Nga viti 1994-1998 juristi dhe gazetari ishte pjesë e Bundestagut, kurse nga viti 1999-2005 deputet i Parlamentit Europian. Nga viti 2010 Laschet është pjesë e parlamentit Renani-Veriore Vestfali. Aty ai arriti në vitin 2017 të fitojë zgjedhjet e landit dhe krijojë një koalicion me partinë, FDP. Krahas sukseseve, politikanit të CDU-së i është dashur të përballet edhe me dështime, Në vitin 1998 ai humbi mandatin e drejtpërdrejtë në Bundestag, dhe në vitin 2010 humbi përballë Norbert Röttgenit në konkurrencën për postin e kryetarit të CDU-së së landit. Tani 11 vite më vonë Laschet fiton në nivel federal. Armin Laschet mund të presë me durim.

Tani ai pason Angela Merkelin në krye të partisë, e kush e ka postin e kryetarit ka tradicionalisht edhe pretendimin për kandidaturën për kancelar. Nëse Laschet do të pasojë Angela Merkelin pas 15 vjetësh edhe në postin e kryetarit të qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare më 26 shtator nuk është e vendosur ende. Çështja e kandidaturës për kancelar do të vendoset dy muaj më vonë, pas dy votimeve në dy lande dhe në ujdi me kryetarin e CSU-së, Markus Söder, që përflitet se ka edhe ambicie për postin e kancelarit. « Një kryeministër që udhëheq me sukses një vend 18 milionësh mund të jetë edhe kancelar », tha Laschet para pak ditësh. Kursin e tij të ardhshëm ai e përmbledh me pak fjalë. « Një thyerje me Angela Merkelin do të ishte sinjali i gabuar.”

LEXO TE PLOTE