Connect with Us

“Ky nuk është piku”/ Brataj: Maja e kurbës do shënohet në gusht

Shëndeti

“Ky nuk është piku”/ Brataj: Maja e kurbës do shënohet në gusht

Publikuar

-

“Pacientët me Covid trajtohen në ambulanca”/ Brataj: Janë kthyer në mini-spitale, nuk mungon asgjë

“Fillimi i gushtit do të shënojë majën e kurbës së infeksionit për shkak të lirimit të të gjitha masave”.

Ky është parashikimi i bërë nga drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, teksa po komentonte situatën aktuale dhe shifrat e larta të të infektuarve me Covid-19.

Sipas tij, ky që po shohim nuk është piku i virusit, pasi paralajmëron se shifrat do të rriten edhe më shumë.

“Nuk është piku akoma ky që po shohim tani. Fillimi i gushtit do të shënojë majën e kurbës së infeksionit për shkak të lirimit të të gjitha masave. Masa e fundit e lirimit është transporti publik që nuk ka as 10 ditë që është hapur dhe kuptohet që i do 3-4 javë që nga përhapja e infeksionit, inkubacioni dhe shfaqja e shenjave të sëmundjes. Pastaj sesi do të vazhdojë piku, kjo do të varet si do të ndërgjegjësohemi ne”, u shpreh ai në A2.

LEXO EDHE:  Frika nga rimbyllja/ Pipero: Ja treguesit që duhet të na shqetësojnë

Brataj pretendon se vendi jonë nuk do të ketë një izolim të dytë, por mund të ketë vetëm izolime të pjesshme në disa qytete apo shërbime të caktuara, vetëm nëse sistemi shëndetësor do jetë në prag kolapsi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Mbërrijnë në Rinas 50 mijë doza të tjera vaksinash/ Manastirliu: Do ia dalim më shpejt se disa shtete

Publikuar

-

Nga

Mbërrijnë në Rinas 50 mijë doza të tjera vaksinash/ Manastirliu: Do ia dalim më shpejt se disa shtete

Sapo kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 50 mijë doza të tjera vaksinash të AstraZenecas.

Vaksinat janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri përgjegjës për përballimin e situatës ekonomike gjatë pandemisë, Arben Ahmetaj.

Ministrja i premton qytetarëve se do t’ja dalim të kalojmë pandeminë më mirë e më shpejt se plot të tjerë në Europë

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Teksa në rajon s’ka ende doza për vaksinim masiv, mbërrijnë edhe 50,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

Ne do t’ia dalim ashtu siç ju’a kam thënë, më mirë e më shpejt se plot të tjerë në Europë”, shkruan ajo krahas videos kur pret vaksinat.

LEXO EDHE:  Kjo shenjë do ketë probleme të mëdha këtë muaj/ Ja çfarë ka parashikuar astrologia Meri

LEXO EDHE:  Mposht Covid-19/ Menaxheri i Babastars: “Nga sot mos u frikësoni të më flisni”

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Krim me përmasa genocidi”/ Dasho nxjerr statistikat e jetëve të humbura, thirrje për hetim

Publikuar

-

Nga

“Krim me përmasa genocidi”/ Dasho nxjerr statistikat e jetëve të humbura, thirrje për hetim

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale.

Duke iu referuar statistikave, ai shkruan se 10,200 të vdekurit shtesë që raportohen deri në 31 mars 2021 janë një akuzë për qeverinë, ministrinë dhe komitetin e ekspertëve.

Me tone të forta ai thekson se ky është një krim me përmasa genocidi dhe nuk duhet të kalojë pa u hetuar.

“10,200 të vdekurit shtesë që raportohen deri në 31 mars 2021 janë një akuzë për qeverinë, ministrinë dhe komitetin e ekspertëve.

Rreth 4,000 nga këto vdekje kanë ndodhur gjatë vitit 2021, shkaku direkt i të cilave është mosmarrja e asnjë mase parandaluese nga ana e Boratit dhe boratëve!

Asnjë qeveri europiane nuk ka kryer një krim të tillë kundër shëndetit dhe jetës së qytetarëve të vet!

Ky krim me përmasa genocidi nuk mund të kalojë pa u hetuar!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bie ndjeshëm numri i të infektuarve/ Dy viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Bie ndjeshm numri i të ifektuarve/ Dy viktima në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2480 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 2 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamëz, nga 3 raste në Lezhë, Lushnje, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cerrik.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 442 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,584 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 71 – 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  A e përballon ekonomia shqiptare një karantinë të dytë?!

LEXO EDHE:  Italia bën bilancin/ 55 viktima në 24 orë, ja sa ka arritur numri i të infektuarve

Statistika (18 Prill 2021)

Raste të reja ditore 138
Të shëruar në 24 orë 442
Të shtruar në spitale 175
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2480

Testime totale 607,688
Raste pozitive 129,594
Raste të shëruara 101,584
Raste Aktive 25,668
Humbje jete 2,342

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18531
Fier 2216
Durrës 1088
Shkodër 915
Gjirokastër 913
Korçë 673
Vlorë 452
Dibër 322
Kukës 287
Elbasan 200
Berat 53
Lezhë 18

LEXO TE PLOTE