Connect with Us

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, ja të gjitha vendimet

Sport

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, ja të gjitha vendimet

Publikuar

-

Komisioni i Disiplinë ka bërë publike vendimet e fundit, në lidhje në lidhje me incidentet e ndodhura së fundmi në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.

Vlen të theksohet se për Kategorinë Superiore nuk ka asnjë masë disiplinore, ndërkohë që rekordin e mban Albpetroli me 3 futbollistë të dënuar me nga 6 ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në sfidën ndaj Maliqit.

JA TË GJITHA VENDIMET:

Zyrtari i KF Burreli, Bajram Ballabani, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Zyrtari i KF Oriku, Albert Haxhiaj, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i KF Vora, Klajdi Toli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Zyrtari i KF Vora, Klevis Hoti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i KF Maliqi, Daniel Lamellari, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i SHS Albpetrol, Florjan Çrraga për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i SHS Albpetrol, Marjus Muhametaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i SHS Albpetrol, Redjan Hatia, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Zyrtari i FK Apolonia U15, Sokol Argjendari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC Gramozi, Ilir Qirjako si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së Vllaznia B, lidhur me lojtarin Rigers Sekja si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen finale të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 midis KF Shkodra dhe Football Republic.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Një tjetër titullar lë “thatë” Kukësin, gjen akordin me letonezët e Rigës

Publikuar

-

Nga

Kukësit i hapet “bela” për qendrën e mbrojtjes. Erhun Obanor është gjithnjë e më larg verilindorëve. Edhe pse klubi po tenton që ta bindë për rinovimin, nigeriani mund të largohet fare nga Shqipëria

Gjatë gjithë sezonit 25-vjecari është ndjekur nga shumë agjentë e menaxherë në Ballkan dhe më gjerë. Fill pas ndeshjes kundër Slavias së Sofies ishin mediat turke që pohuan se klubi i Ligës së Parë turke, Altai i Izmirit interesohej për mbrojtësin e Kukësit. Edhe pse kjo pistë u sfumua rrugës, një tjetër ekip ka dalë në skenë për afrikanin.

Gazeta mëson ekskluzivisht se përfaqësues të shtatlartit janë në negociata me klubin elitar letonez Riga FC, në të cilin aktivizohet dhe futbollisti i njohur shqiptar Heidi Prenga. Palët kanë arritur akordin në parim dhe shumë shpejt ai mund t’i bashkohet ekipit të ri.



Është thuajse i sigurt largimi i tij nga Kukësi, pasi lojtari ka tërhequr edhe lejen e kalimit. Drejtuesit i ofruan kontratë të re me një rritje të lehtë page, por ajo nuk është pranuar prej mbrojtësit dhe përfaqësueseve të tij. Ata do të ishin të hapur për bisedime vetëm nëse do të bëhej fjalë për dyfishim rroge.

Deri në momentin që Erhun Obonor u dëmtua, ka qenë jo vetëm një garanci për prapavijën, por edhe lojtari me më shumë minuta në fushë. 25-vjeçari mori 2340 minuta në kampionatin e fundit, duke qenë titullar i padiskutueshëm. Shtatlarti u bind që të vinte vjet në verë te Kukësi, pasi ekipi luftonte për çdo titull dhe merrte pjesë rregullisht në Kupat e Europës, gjë që nuk u realizua pjesërisht.

Ekipi nuk doli dot kampion dhe suksesi i vetëm ishte kalimi i një turi në Ligën e Europës. Nëse nigeriani u jep “lamtumirën” kuksianëve, atëherë do të krijohet hendek i madh i prapavijë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Idrizi: Ja kur nis Kategoria e Parë

Publikuar

-

Nga

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, pohon për “Panorama Sport” se kampionati i Kategorisë së Parë mund të nisë javën që vjen. Sipas tij, kampionati do të vazhdojë me dy grupe.

“Kam informacion nga burime jozyrtare se kampionati do të nisë javën e ardhshme. Me sa di, do të bëhet sërish me dy grupe, pasi do të futen edhe ekipet që kanë apeluar.



Për mua nuk ka rëndësi fare kjo gjë, jam shprehur njëherë. Ta bëjnë si të duan, me një apo me dy grupe, apo vetëm me një ekip fare. Ne jemi gati për të filluar dhe për të bërë punën tonë”, u shpreh administratori i klubit vlonjat, Idrizi.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Candreva largohet nga Interi dhe firmos me ekipin e ri

Publikuar

-

Nga

Antonio Candreva është futbollisti më i ri i klubit të Sampdorias.

33-vjçari italian në sezonin e ri do të luajë nën fanellën e klubit të Sampdorias.



Lajmin për transferimin e Candrevas në klubin e madh italian e ka bërë të ditur vet skuadra e Sampdorias përmes një postimi në “Twitter”.

LEXO TE PLOTE