Connect with Us

Kandidate për Gjykatën e Lartë/ ILDKPI, dyshime të forta mbi pasurinë e Alma Hickës

Vetingu

Kandidate për Gjykatën e Lartë/ ILDKPI, dyshime të forta mbi pasurinë e Alma Hickës

Publikuar

-

Kandidate për Gjykatën e Lartë/ ILDKPI, dyshime të forta mbi pasurinë e Alma Hickës

Gjyqtarja Alma Hicka duket se ka marrë mbështetjen e Edi Ramës për t’u emëruar si anëtare e Gjykatës së Lartë, pavarësisht dështimeve spektakolare të saj në drejtimin e Avokaturës së Shtetit dhe pas problemeve me pasurinë, të cilat janë konstatuar nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, në kuadër të procesit të Vetingut.

Këshilli i Lartë Gjyqësor e miratoi së fundmi emrin e Hickës si kandidate potenciale për të marrë një vend vakant në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që strukturat e Vetingut po vonojnë, në dukje qëllimisht, procesin e rivlerësimit të gjyqtares së Tiranës.

Të dhëna konfidenciale, të siguruara nga “Boldnews.al”, tregojnë se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka dorëzuar pranë institucionit të Vetingut një raport tejet problematik për Alma Hickën dhe bashkëshortin e saj, Envi Hicka, i cili nga ana e tij ka aplikuar dhe shpreson për një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Por, megjithëse ILDKPKI ka dorëzuar raportin e tij prej disa muajsh pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), procesi i Vetingut për bashkëshortët Alma dhe Envi Hicka ka mbetur pezull.

Probleme me pasurinë

“Boldnews.al” ka mësuar se ILDKPI, në raportin e tij për gjyqtaren Alma Hicka, ka konstatuar se deklarimi i saj:

1. Nuk është i saktë në përputhje me ligjin;

2.Nuk ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar burimin e shumave hua nga babai;

3.Ka kryer fshehje të pasurisë;

4.Ka kryer deklarim të rremë;

5.Subjekti ka ushtruar funksionin në kushtet e konfliktit të interesve.

Burime konfidenciale të redaksisë shprehen se ILDKPI, gjatë kontrollit të pasurisë së subjektit Alma Hicka, ka zbuluar problematikat e detajuara, si më poshtë:

– Mosdeklarim i burimit të pasurisë për apartamentin me sip. 120.3 m2, Rr. Artan Lenja”, Tiranë, në vitin 2015;

– Mungesë dokumentacioni justifikues ligjor dhe burimi të ligjshëm financiar për krijimin e huasë në shumën 5.000.000 Lekë nga babai i gjyqtares Alma Hicka, në vitin 2015;

– Fshehje e apartamentit të banimit me sip. 90 m2 me adresë në rrugën “Brigada e Tetë”, Tiranë, në posedim të gjyqtares Alma Hicka;

– Përfitim i apartamentit me sip. 90 m2 me adresë në rrugën “Brigada e Tetë”, Tiranë, sipas aktmarrëveshjes për cedim kontrate nr. xxxx Rep., nr. xxxx Kol., datë 17.12.2012 në mënyrë të dyshimtë, pasi mungon dokumentacioni justifikues ligjor për marrëdhëniet juridike të babait të gjyqtares Alma Hicka me persona të tretë;

– Deklarim i rremë i të ardhurave rreth 12.000 Euro nga qira apartamenti për periudhën 2009 – 2011 në deklarimet e interesave private Periodike Vjetore 2009 – 2011 të gjyqtares Alma Hicka. Mungon dokumentacioni justifikues ligjor (kontratë qiraje) për këtë periudhë;

– Mosdeklarim i burimit hua në shumën 1.800.000 Lekë, nga babai i gjyqtares Alma Hicka për blerjen e automjetit Ford Kuga në vlerën 23.900 Euro;

– Shitja dhe blerja nga bashkëshorti i gjyqtares Alma Hicka për 5000 Lekë e aksioneve të një biznesi, që realizon xhiro tepër të konsiderueshme vjetore, është e dyshimtë. Mungon kontrata e shitjes nga z. Envi Hicka për 5 % të aksioneve në shoqërinë “Haxhia & Hajdari”si dhe nuk është deklaruar vlera e shitjes së tyre.

– Është e paqartë vlera 2.100.000 Lekë e paguar nga bashkëshorti i gjyqtares Alma Hicka si taksë regjistrimi në ZVRPP në vitin 2015;

Megjithatë, pavarësisht këtyre problematikave të shumta, Alma Hicka vijon të ushtrojë detyrën e gjyqtares së Tiranës, ndërkohë që po pret që Këshilli i Lartë Gjyqësor të “formalizojë” emërimin e saj si anëtare e Gjykatës së Lartë.

LEXO EDHE  Rrezik për përhapjen e COVID/ Qytetarët torturohen në pritje të aplikimeve të granteve për tërmetin (VIDEO-FOTO)

Dështime dhe konflikt interesi

LEXO EDHE:  Rama del “zbuluar”/ Ja pse mbron nga Vettingu gjyqtarët e korruptuar

Hicka, një juriste e njohur për bashkëpunimin me Erion Veliaj gjatë kohës që kryebashkiakut aktual i Tiranës drejtonte organizatën “Mjaft”, u katapultua në postin e Avokates së Shtetit nga Edi Rama, në vitin 2016.

Gjatë kohës që Avokatura e Shtetit u drejtua nga Hicka, institucioni u përfshi në një seri skandalesh profesionale, të cilat u pasuan me dështimin e shtetit shqiptar në procese të ndryshme Arbitrazhi dhe para Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

Së fundmi, qeveria shqiptare miratoi fondin prej 109 milionë euro, të cilat i duhen paguar biznesmenit italian, Francesko Beketi, pasi Avokatura e Shtetit, e drejtuar nga Hicka, dështoi të mbronte interesat e Shqipërisë.

Por, skandali më i rëndë që përfshiu mandatin e Hickës ishte dështimi i Avokaturës së Shtetit në Arbitrazhin ndërkombëtar përballë kompanisë “CEZ”.

Shqipëria humbi përballë kompanisë çeke, kryesisht për fajin e mbrojtjes së dobët të kryer nga Avokatura e Shtetit.

Për rolin e saj të dyshimtë, Kontrolli i Lartë i Shtetit e kallëzoi penalisht Hickën dhe zyrtarë të tjerë, pasi nga verifikimet rezultoi se marrëveshja e dështuar për shtetëzimin e kompanisë elektroenergjitike i shkaktoi shtetit shqiptar një dëm prej më shumë se 400 milionë euro.

Por, dështimi përballë “CEZ” është dyfish i rëndë për integritetin e gjyqtares Alma Hicka, në atë kohë Avokate e Shtetit.

Të dhënat e publikuara në media zbuluan se bashkëshorti i saj, Envi Hicka, kishte shërbyer shpesh si mbrojtës i interesave të kompanisë çeke “Cez”, duke ngritur dyshimet për konflikt interesi mes bashkëshortëve.

Këto dyshime janë konfirmuar zyrtarisht. Në raportin për pasurinë e Alma Hickës, drejtuar Komisionit të Vetingut, ILDKPKI ka konstatuar se “… bashkëshortët Alma dhe Envi Hicka kanë ushtruar funksionin në kushtet e konfliktit të interesit…”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kryetari i Gjykatës së Tiranës në sitën e vettingut/ KPK jep vendimin

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo-n.
Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.

Hetimi administrativ i gjyqtarit Çomo është realizuar për të tre kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë e subjektit, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.



Petrit Çomo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2015, Çomo u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë –detyrë të cilën e mbajti deri në shkrirjen e këtij institucioni./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtari i Apelit në sitën e vettingut/ KPK jep vendimin për Genti Shalën

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Genti Shala.

Trupa gjykuese ishte e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Firdes Shuli, të cilët pasi analizuan provat dhe faktet për ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, vendosën konfirmimin e tij në detyrë.



Komisioni e vlerësoi pozitivisht gjyqtarin Shala për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Megjithatë, Komisionin ka konstatuar një sërë problemesh të lidhura me deklarimet e pasurisë së gjyqtarit, por pas rivlerësimit të çështjes vendosi konfirmimin e tij në detyrë.

LEXO EDHE:  Lleshaj fsheh vilën në Gjirin e Lalzit/ Zëvendësministri i pastrehë i bën “fresk”

LEXO EDHE:  Gjyqtarja e Krimeve të Rënda përballë vettingut/ KPK jep vendimin

Shala e ka filluar karrierën e tij si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 1999, pasi kishte shërbyer prej vitit 1995 në këtë gjykatë si ndihmës gjyqtar. Në vitin 2006 ai është emëruar anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, post që e ka mbajtur deri në vitin 2008. Në vitin 2010, Shala është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, funksion që e ka edhe sot./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtari i Apelit të Vlorës në sitën e Vettingut/ KPK vendos “fatin” e tij

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Hysen Saliko.

Hysen Saliko, gjyqtar me karrierë të gjatë, fillimisht në gjykatën e Ersekës në Kolonjë dhe më pas si Inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë, debatoi me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe me vëzhguesen ndërkombëtare mbi ekzistencën dhe ligjshmërinë e të ardhurave të tij nga ekonomia bujqësore e familjes si dhe mbi një pagesë të regjistruar nën emrin e tij me vlerë 30 mijë euro në një bankë të nivelit të dytë, për të cilën Saliko thotë se duhet t’i jetë falsifikuar firma.

Saliko ishte vetë i pranishëm në seancën dëgjimore bashkë me avokatin Sokol Azizi ndërsa u lavdërua për aftësitë e tij profesionale, rezultoi i përshtatshëm në lidhje me pastërtinë e figurës por habiti trupën gjykuese dhe vëzhguesen ndërkombëtare për shkak të të ardhurave të konsiderueshme vjetore të deklaruara prej tij si produkte të aktivitetit të mbarështimit të bletëve të kryer në fshatin e tij të lindjes në zonën e Mollasit në Kolonjë.

Sipas Salikos, ai dhe familja e tij zotërojnë një fermë të specializuar në mbarështimin e bletëve dhe me një kopsht me 400 rrënjë mollë, aktivitet që i ka dhënë familjes mundësinë të blejë dy apartamente në Tiranë dhe një makinë modeste prodhim i vitit 2002. Deklaratat e pasurive të Salikos tregojnë se bujqësia dhe në veçanti, bletaria, i kanë dhënë familjes së tij disa qindramijëra lekë çdo vit për një total prej rreth 15 milionë lekësh përgjatë dekadave të fundit.

Relatorja Suela Zhegu deklaroi se të ardhurat nga bujqësia nuk janë shoqëruar me dokumentacion dhe se për rrjedhojë, Saliko rezulton në pamundësi për të blerë një apartament në vitin 2010 në Tiranë, për të cilën Saliko ka deklaruar si burim të ardhurash kursimet familjare nga paga dhe nga bletaria. Por subjekti rezulton se për të njëjtin apartament ka deklaruar pagesa të kryera cash në llogarinë e kompanisë së ndërtimit dhe njëkohësisht, 30 mijë euro të paguara në një bankë të nivelit të dytë, të cilat nuk janë deklaruar nga subjekti.

Gjyqtari Saliko dhe avokati i tij deklaruan në seancë se subjekti nuk e ka bërë pagesën 30 mijë euro, duke sugjeruar se dikush tjetër ka bërë pagesën në emër të tij dhe i ka falsifikuar firmën. Saliko paraqiti edhe një dokument të cilin e përshkroi si një ekspertizë që vërtetonte se firma e tij në dokumentin e derdhjes së shumës ishte e falsifikuar.

Vëzhguesja ndërkombëtare pyeti se për çfarë arsyeje dikush mund të derdhë në bankë pagesë në emër të një personi tjetër duke falsifikuar firmën e këtij të fundit si dhe si shpjegohet që ky person, përveçse ka bërë derdhjen në emër të tij, ka depozituar edhe të dhëna personale të subjektit. Saliko deklaroi prerazi se ai nuk është personi që ka depozituar paratë dhe se ka bërë kallëzim penal për falsifikim për këtë rast.

Para nga blegtoria

Saliko disponon një pronë bujqësore në fshatin Qinam të qendrës administrative Mollas në Kolonjë me rreth tre hektarë tokë të marrë nga ndarja e tokës. Familja disponon një sasi kosheresh bletësh si dhe 400 rrënjë mollë në prodhim.

Relatorja Zhegu deklaroi se për shkak se për këto të ardhura nuk disponohen dokumente përfituese, në llogaritjen e mundësive ekonomike të Salikos, heqja e këtyre të ardhurave nxjerr pamundësi financiare për blerjen e dy apartamenteve. Avokati sugjeroi se KPK është treguar paragjykuese ndërsa Saliko sugjeroi se ajo që ai e quajti qëndrim agresiv i trupës ndaj tij, mund të lidhej me paragjykimin ndaj origjinës së tij.

LEXO EDHE:  Basha bën “autogol” dhe gënjen publikisht

LEXO EDHE:  Më shumë pasuri se vite pune/ Komisioni i Vettingut, pazare për të shpëtuar Artan Brocin?!

“Penalizimi im duket se vjen nga që unë jam nga fshati dhe jam pasionant për bletët,” deklaroi Saliko.



Por përveç argumentit antropologjik, Saliko dhe avokati i tij sfiduan KPK-në të identifikojë ndonjë ligj që të detyrojë një familje fshatare të mbajë dokumentacion për të ardhurat apo të identifikojë ndonjë ligj që të ngarkojë me detyrim tatimor fshatarët. Për të mbështetur këtë argument, Saliko tha se bashkëshortja e tij ka paguar sigurime shoqërore e shëndetësore mbi baza vullnetare si e vetëpunësuar në bujqësi ndërsa familja ka paguar rregullisht taksën e tokës.

Saliko sfidoi gjithashtu llogaritë e kryera nga KPK në lidhje me të ardhurat dhe shpenzimet e familjes, në të cilat, të ardhurat e vetëdeklaruara nga shitja e mjaltit dhe nënprodukteve të tjera, nuk njihen, por familjes i njihen shpenzime jetese sipas vlerësimit të INSTAT për buxhetin e familjes.

Sipas Salikos, nëse KPK nuk njeh faktin që një familje që jeton në fshat ka të ardhura nga bujqësia, nuk ka se si të njohë shpenzime jetese.

Trupa gjykuese dhe vëzhguesja ndërkombëtare e pyetën subjektin se si shpjegohet që ai ka qenë në gjendje që të punojë për një copë kohe njëkoësisht si gjyqtar në Vlorë, si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Tiranë, si trajnues për Urdhrin e Infermierit dhe si bletërritës në Ersekë. Saliko tha se KLD mblidhej një herë në muaj ndërsa në Urdhrin e Infermierit ka punuar në fudjavë. Sa i përket bletëve, ai shpjegoi se bletët rriten vetë dhe se puna në bletari është e kufizuar në vetëm disa ditë në vit.

Ai shoqëroi shpjegimet e tij me blloqe voluminoze dokumentesh. Një ekspertizë bujqësore e siguruar në Korçë ka raportuar sipas Salikos gjendjen në fermë si dhe potencialin prodhues bujqësor, çmimet e prodhimeve dhe të ardhurat ndërsa një letër nga shoqata e bletërritësve ka ofruar shpjegime të mëtejshme. Ai ofroi edhe një foto satelitore të nxjerrë nga Google në të cilën, sipas përshkrimit të Salikos, mundet të numërohen 71 koshere bletësh në vitin 2007.

“Mjalti i familjes sime është ndër më të mirët në treg,” deklaroi Saliko. “Unë nuk e kam turp punën,” shtoi ai. Sipas tij, familja është në gjendje të prodhojë 10 kuintal mjaltë. Ai ka deklaruar të ardhura në rendin e 1.6 milionë lekëve nga bujqësia e bletaria në vitin 2017, 1.57 milionë në vitin 2016, 1 milionë në vitin 2015 apo 1.1 milionë në vitin 2014.

Sipas avokatit Azizi, të mohosh të ardhurat nga bujqësia është si të mohosh ekzistencën e familjes.

Vëzhguesja ndërkombëtare, pasi e uroi Salikon për aftësinë e tij për të bërë katër punë njëkohësisht, e pyeti se si shpjegohet që nëna e subjektit jeton në fshat, realizon prodhimin bujqësor dhe fitimet ia jep atij.

“Unë nuk e di se si është në vendin tuaj,” tha Saliko, “por në Shqipëri kjo punë rregullohet me nenet 222, 223 dhe 224 të Kodit Civil. ‘Familja bujqësore përfaqësohet në marrëdhëniet pasurore me të tretët nga kryetari, i cili zgjidhet nga anëtarët e saj,’ vijoi Saliko duke cituar kodin civil dhe duke argumentuar se mamaja dhe bashkëshortja e tij janë kujdesur më shumë për fermën ndërsa ai vetë është angazhuar disa ditë në vit për disa punë shumë specifike në bletari për të cilat ai është ekspert.

“Familjet në Shqipëri janë patriarkale,” tha Saliko ndërsa kërkoi konfirmimin në detyrë.

LEXO TE PLOTE