LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ka më shumë mik Lulin”/ Ramës s’ i del e keqja me Wadephul: S' jam xheloz...

16 Korrik 2020, 11:08, Politikë CNA
“Ka më shumë mik Lulin”/ Ramës s’ i del e keqja

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministrit Edi Rama dukej se nuk ?i kishte dalë e keqja? me deklaratën e kreut të grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul për ?ngërçin? politike në Shqipëri.

Rama tha se Wadephul është më shumë mik me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha sesa me të. Ai sqaroi se nuk bëhet xheloz për këtë fakt, por mjafton që të kuptojnë të gjithë partnerët se Kuvendi është sovran, dhe do të vendoset për të dyja marrëveshjet.

?Nga kjo foltore dua t?ju them miqve tanë ndërkombëtarë, këtu në Shqipëri, në Tiranë, që nga ambasadorja amerikane që hapi derën e shtëpisë së saj, meqë Kuvendi ishte godinë e papranueshme për Lulzim Bashën, përfaqësuesin e BE dhe Britanisë së Madhe që lehtësuan komunikimin me episodin e fundit, të fundit, përsa kohë që unë jam kryetar i PS që bëhet dialog shqip në ambasada të huaja, dhe i falenderoj të gjithë, përfshirë edhe zotin Wadephul. Është personalitet, evropian është më shumë mik me Lulin se me mua, unë s?jam xheloz. Por parlamenti i Shqipërisë është sovran dhe në Kuvend do të vendoset siç mendohet këtu në këtë sallë, në respekt të marrëveshjes së 5-qershorit dhe të atyre që duan të kenë të drejtë. Këto të dyja janë fakt, dhe me të, partnerët tanë duhen të jetojnë?, u shpreh Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga