LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapja e listave/ Astrit Patozi: Që të ketë referendum, duhet të ketë kundërshtarë

16 Korrik 2020, 11:31, Politikë CNA
Hapja e listave/ Astrit Patozi: Që të ketë referendum, duhet

?Që të ketë referendum, duhet të ketë kundërshtarë?, kështu shprehet koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Sipas tij, ?dashuria? që ka shpërthyer për referendumet vjen edhe nga fakti se në Shqipëri janë bërë shpesh dhe kanë zgjidhur punë ato, që nga viti 1998, kur u miratua kushtetuta

Patozi thekson se problemi është se që referendumi për listat e hapura të bëhet, duhet që dikush të mbrojë mbajtjen e tyre mbyllur.

?Këtë dashurinë, që ka shperthyer për referendumet, e kam shumë të qartê se nga vjen. Ndoshta edhe nga fakti se në Shqipëri janë bërë shpesh dhe kanë zgjidhur punë ato, që nga viti 1998, kur u miratua kushtetuta. Por problemi ështê se që referendumi për listat e hapura të bëhet, duhet që dikush të mbrojë mbajtjen e tyre mbyllur.  Dhe deri tani nuk ka dalë asnjë “trim” që t’i marrë përsipër listat e mbyllura, që të paktën të kishte kauzë referendumi.
Të mos hyjmë fare pastaj në teknikalitete që duhen 28 deputetë apo 2/3 e parlamentit për ta vënë në lëvizje dhe për ta çuar në dorë të popullit këtë vendimmarrje. Dhe të gjithë e dimë parimin e shenjtë juridik që kur nuk ka padi nuk mund të ketë çështje?, shkruan Patozi./CNA.al

Lajmet e fundit nga