LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha jep detaje nga operacioni në Vlorë/ Zbulon sa ka shkuar çmimi për 1 kg kanabis

16 Korrik 2020, 16:39, Kronika CNA
Artan Hoxha jep detaje nga operacioni në Vlorë/ Zbulon sa ka shkuar

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje për gomonen që u kap sot në Vlorë, nga një operacion i përbashkët i policisë shqiptare me atë italiane.

Hoxha tha se trafikantët e lëndëve narkotike kanë blerë skafe të fuqishme që është e vështirë të kapen. Sipas tij ata mund të kapen vetëm në rastet kur i mbaron karburanti ose kur ndalojnë për të shkarkuar mallin.

Gazetari ka treguar edhe çmimin e kanabisit, për të cilin tha se ka shkuar në 1000 euro kilogrami.

?Trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria nuk është ndërprerë ndonjëherë. Ai ka një luhatje si kurba e Covid-it. Gomonet që përdoren sot janë shumë të fuqishme, të cilat mund t?i kapësh vetëm nëse i mbarohet karburanti, ose në zbarkim të lëndës narkotike, pasi janë shumë të shpejta. Rasti i Met Kananit është ekzemplar, u kap banda, por nuk u kap kurrë as skafi dhe as skafisti.Këta njerëz merren me atë punë.

Grupet kriminale kanë një aftësi të madhe financiare dhe financojnë për të blerë skafe të fuqishme. Operacioni i sotëm i zhvilluar ditën në një kohë të mirë dhe prapë nuk u kap ngarkesa dhe as skafistët. I gjithë operacioni në fund u gjet vetëm skafi i braktisur. Ende nuk dihet tashmë nëse ka pasur ngarkesa. Deri tani kemi vetëm një mjet që është humbje minimale për ata.Rasti i sotëm u bë i bujshëm sepse italianët hynë në lojë. 1 Kg kanabis në Shqipëri ka shkuar 1000 euro?, tha Artan Hoxha në Abc News./ CNA.al

Lajmet e fundit nga