
Korrik 1977/ Kur ikja e dritave për 25 orë e zhyti Nju Jorkun në kaos
Tre goditje të forta rrufeje. Që të tria në orën 8:28 të mbr...
Anglia e Epokës Viktoriane, nuk ishte një vend dhe aq i sigurt për fëmijët. Madje nuk ishte i tillë as për të rriturit, nëse kemi parasysh një vrasës serial si Xhek Rrjepësi. Harold Shipman (1946-2004), i cili gjatë aktivitetit të tij si mjek, vrau rreth 250 nga pacientët e tij, është konsideruar si vrasësi serial më mizor në Britaninë e Madhe.
Por e harruar në arkivat e policisë dhe gjykatave, është historia e Amelia Dajer, e cila është ndoshta vrasësja seriale më e pamëshirshme e Britanisë së Madhe. Numri i fëmijëve të vrarë nga :?Baby Farmer? (rritësja e fëmijëve) nuk dihet më saktësi, por vlerësohet se mund të shkojë në 200-400 fëmijë.
Rasti i tij, një nga më bujshmit në Epokën Viktoriane, hapi vazon e tmerrshme të Pandorës, duke nxjerrë në pah faktin sesa shumë e përhapur ishte në vend praktika e vrasjes së fëmijëve, dhe nxitur marrjen e masave për t?i mbrojtur ata, edhe në rastin kur adoptoheshin nga një familje e caktuar.
Pohimi se në Anglinë e shekullit XIX infanticidi (vrasja e fëmijëve), ka qenë një praktikë e përhapur nuk është një gjë e tepruar. Një ligj i kohës, që teorikisht duhet të dekurajonte ngjizjen e fëmijëve jashtë martesës, i lejonte baballarët e fëmijëve të lindur jashtë martese të mos kishin detyrimin më minimal për të mbështetur financiarisht rritjen e fëmijës, duke ia lënë këtë barrë vetëm nënës.
Ndërkohë, një nënë beqare nuk kishte shumë zgjedhje:të prostituonte, të vdiste urie, ose ?ta bënte një engjëll? fëmijën e saj. Të ashtuquajturat ?Baby Farmers? u ofronin një shpresë të fundit një pakice vajzash-nëna të dëshpëruara, edhe pse në realitet ishin të pakta gratë, që nuk e dinin se çfarë fati e priste fëmijën e tyre.
Amelia Dajer, mbeti e ve në moshën 32-vjeçare dhe me një vajzë për të rritur. Ajo nisi në fillim punë si infermiere, por më pas gjatë bisedës me një mami, zbuloi një mënyrë më të lehtë për të fituar jetesën:të mbante, natyrisht në këmbim të pagesës gra të reja të pamartuara që ishin shtatzëna, dhe t?i rriste fëmijët e tyre, derisa ata të jepeshin për adoptim në një familje.
Por pak fëmije e mbërrinin atë moment:mjerisht, në mesin e ?rritëseve të fëmijëve?, ishte bërë një praktikë e zakonshme që t?i linin fëmijët të vdisnin urie, duke i mbajtur për një kohë të gjatë në gjumë me alkool dhe opium.
Dajer vendosi t?i përkushtohej këtij aktiviteti, duke shfrytëzuar kualifikimin e saj si infermiere, dhe duke i siguruar një vend të sigurt dhe të ngrohtë fëmijëve fatkeq. Prindërit duhej të paguanin një shumë të konsiderueshme, si dhe të siguronin veshje të përshtatshme. Në një moment, gruaja vendosi se ishte më e rehatshme dhe më me leverdi t?i vriste menjëherë vogëlushët që i ishin besuar t?i rriste, duke i mbytur ata me një fjongo të bardhë, në vend se të priste vdekjen e tyre nga uria. Në vitin 1879, Dajer u akuzua për herë të parë për neglizhencë ndaj fëmijëve, pasi një mjek vuri re një numër vdekjesh shumë të lartë mbi normën, në mesin e fëmijëve që gjendeshin nën kujdesin e tij.
Pasi vuajti dënimin me 6 muaj punë të detyruar, ajo filloi të ketë probleme të shëndetit mendor dhe prirje për vetëvrasje, gjë që e çoi në përdorimin e shpeshtë të alkoolit dhe opiumit. Dajer iu rikthye gjithsesi aktivitetit të saj të rritëses-vrasëse, duke u përpjekur të shmangë përfshirjen e mjekëve, të cilët si rregull hartonin certifikatën e vdekjes së fëmijëve. Ajo filloi t?i zhdukte vetë kufomat. Për t?iu shmangur pyetjet e nënave mbi fëmijët e tyre, dhe për të mos i rënë shumë në sy policisë, Amelia ndryshonte shpesh qytetet dhe identitetin e vet, duke përdorur disa emra të rremë, derisa një ditë u gjet rastësisht trupi i pajetë i foshnjës Elena Fraj në ujërat e lumit Tamiz, viktima e vetme që u arrit të identifikohej.
Fëmija ishte mbështjellë me një letër ambalazhi, në të cilin një polic ia doli të deshifronte një mbishkrim, që nuk ishte asgjë tjetër veçse emri dhe adresa e një gruaje, zonjës Tomas. Hetuesit hodhën dyshimet e tyre mbi Amelia Dajer, dhe zbuluan falë një klienteje të rreme, numrin e madh të birësimeve dhe fitimet e saj të mëdha financiare.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e saj u gjetën shumë prova:marrëveshje financiare, letra të nënave, njoftime për reklamë, dhe mbi të gjitha fjongoja prej stofi, që Dajer përdorte për të mbytur fëmijët, duke ia shtërnguar dy herë rreth qafës.
Pas arrestimit të tij, policia kontrolloi më me imtësi shtratin e lumit Tamiz, duke gjetur edhe 6 trupa të tjerë. Duke bërë një llogaritje se sa fëmijë mund të kishte vrarë Dajer në mbi 20 vite aktivitet, u mbërrit në shifrën e tmerrshme të një minimumi prej 200 fëmijësh dhe maksimumi deri në 400. Pasi u nxor në gjyq më 22 maj 1896, Amelia Dajer u shpall fajtore për vetëm një vrasje, por sërish u dënua me vdekje. Më 10 qershor, ajo u ekzekutua me varje në litar./ Vanillamagazine.it –Përshtatur nga CNA.al
Tre goditje të forta rrufeje. Që të tria në orën 8:28 të mbr...
Ditët e fundit, si Presidenti i SHBA Donald Trump ashtu dhe ...
Nga Bryan Robinson “Psychology Today”* Kur nëna jonë ishte d...
Nga Liz Peek “Fox News”* Efekti bumerang vetëm sa ka filluar...
Midis fundit të shekullit XVIII dhe mesit të shekullit XIX, ...
Nga Robert Farley “National Interest”* Shtetet e Bashkuara, ...
Nga Jan Zielonka “New Statesman”* Reagimet ndaj pandemisë së...
Kur shtohet udhëzimet e autoriteteve për të shmangur daljet ...
Paris – Kush qëndronte pas hartimit të një plani të madh të ...
Eshtë një mbrëmje e mrekullueshme vere – jemi vërtet në mesi...
Një ndihmëskuzhinier që e mbrojti mbretëreshën gjatë Revoluc...
Aleksandri III i Maqedonisë, i njohur më shumë si Aleksandri...
Nga Augustin Doehler “War On the Rocks”Shtëpia e Bardhë kish...
Përkundër asaj që mund të pretendojnë disa guru (njerëz që p...
Nga Charlie Ang Hwa Leong “Al Jazeera”Pandemia e Covid-19, ë...
Nga Saim Saeed “Politico.eu”* Mirësevini në dilemën e Shrëdi...
Nga Tiffanie Wen“Nëse shoh turmën, nuk do të veproja dot kur...
E parë me sytë e sotëm, periudha e panikut të hershëm nga co...
Nga Patrick Buchanan “Newsmax”* Donald Trump e nisi garën e ...
Nga Andrei Isaev “Modern Diplomacy”* Rajoni i Ballkanit, po ...
PD-ja, nëpërmjet deputetit Belind Këlliçi, ka shtruar pyet...
“Civil Cons”, është kompania e themeluar në vitin 2018, më...
Një godinë në oborrin e Fakultetit të Histori-Filologjisë,...
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga deputeti Luan Ba...
Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët pritet të rinisë në ...
Sulmi kibernetik që ndodhi në muajin korrik ka prekur edhe...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sot...
Atentati në mbikalimin e Panajasë ka qenë i planifikua...
Është parë i ndarë në gjashtë pjesë trupi i Ervis Martinaj...
Policia ka proceduar penalisht një mjek në spitalin Ra...
Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të...
Mbi 35 mijë pushues, mes tyre 10 mijë turistë të huaj ...
Robert Neçaj, është djali i ri i cili shpëtoi nga mbyt...
Në qytetin e Vlorës, mungesa e korsive të emergjencës ...
Presidenti francez Emmanuel Macron i tha homologut të ...
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës d...
Parlamenti i Malit të Zi është mbledhur duke debatuar ...
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një dëm të madh n...
Aktori i njohur, Pandi Siku, është ndarë nga jeta në moshë...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma, ka reagua...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
“Global Price Indeks” e renditi Shqipërinë me çmimet më të...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 111.7...
Çmimet e energjisë ka kërcyer në bursa edhe gjatë kësa...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 114.3 lek...