Connect with Us

3 arsye bindëse pse Manchester United duhet të blerë Milot Rashicën

BundesLiga

3 arsye bindëse pse Manchester United duhet të blerë Milot Rashicën

Publikuar

-

“Nëse jeni një fans i Bundesligës dhe keni filluar ta shikoni që nga rifillimi në maj, emri i Milot Rashicës duhet të jetë i njohur për ju”, nis shkrimin mediumi i afërt më Manchester Unitedin, “Unitedinfocus”.

Sipas ketij sajti, sulmuesi i Kosovës është një nga yjet më simpatik të Evropës dhe sapo ka mbushur 24- vjeç, pra vitet e tij më të mira janë para tij. Rashica është padyshim një lojtar që Manchester United duhet ta konsiderojë blerjen e tij këtë verë dhe për këtë shkrimi është bazuar ne 3 fakte.

Shkathtësi fantastike

Aftësia e Rashicës për të luajtur në pozicione të shumta mund të ishte një përfitim i madh për Manchester Unitedin. Këtë sezon ai ka luajtur si yll për Werder Bremenin, në një larmi rolesh. Ai është paraqitur në krahun e majtë kryesisht, dhe gjithashtu luan si sulmues sekondar, dhe madje edhe si sulmues kryesor. Kjo do të bënte që Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford, të kishin një rival dhe zëvendësues. Ai do t’i jepte Unitedit më shumë fleksibilitet dhe kreativitet në sulm, gjë që do të ndihmonte në arritjen e objektivave. Rashica do të ishte një armë tjetër për sulmin dhe do ta bënte ekipin më të fortë.

Ai është një shitje

Rashica ka qenë lojtari kryesor i Bremenit këtë sezon, duke shënuar 11 gola në të gjitha garat dhe duke dhënë tetë asistime. Ende vetëm 24 vjeç, këta numra mund të rriten nëse i jepet mundësia të luajë me shokët të skuadrës që janë më të talentuar. Rashica mund të blihet shkaku i një klauzole për lirimin e tij që e ka në kontratë. Sipas BILD ai mund të blihet për 38 milionë euro. Kjo është një mundësi e mirë për një lojtar të kalibrit dhe potencialit të tij. Pas një viti në United, vlera e tij mund të dyfishohej.

Unitedit i mungon një ‘X-factor’

Rashica do të ishte një “X-factor” në sulmin e United, një lojtar që është i paparashikueshëm, gjë që është e nevojshme për klubet herë pas here. Uebfaqja e Bundesligës e krahason atë me Alexis Sanchezin, përfundon shkrimi i “Unitedinfocus. Lajmet e fundit që vijnë nga mediat gjermane është se lojtari ka marrëveshje me RB Leipizng./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Momenti që po çmend rrjetin, Levandosvki dhuroi asistin e vitit ndaj Shalkes (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Bayern Munich ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen hapëse të Bundesligës ndaj Schalkes me rezultat 8-0.

Por në turpërimin që ja bëri Schalkes ka pasur vend edhe për spektakël.

Atëherë kur rezultati ishte 6-0, Robert Lewandowski prodhoi momentin më magjik të ndeshjes.

I gjendur brenda zonës së rreptësisë, polaku ka dhuruar një asistim perfekt me lëvizje mashtruese e njohur si ‘rabona’ për Thomas Muller që shënoi për 7-0.

Lewandowski edhe me këto asistime e mbyll kështu diskutimin se këtë vit e ka merituar “Topin e Artë”, duke ia shuar dyshimet edhe atyre që mund të kishin.



Gola, asistime, trofe dhe gjithçka tjetër. Ky është Lewa i këtij viti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Levandovski në telashe, Polonia mund ta gjobisë për fshehje të ardhurash

Publikuar

-

Nga

Sipas gazetës së njohur gjermane “Spiegel”, Robert Levandovski rrezikon një gjobë milionaeuroshe. Kjo vjen pasi ish-menaxheri i tij polak, Cezari Kuharski, ka paditur sulmuesin e Bajernit të Mynihut. Sipas tij, lojtari dhe firma e tij “RL Manegment” kanë përfituar shuma të mëdha parash në mënyrë jo të ligjshme, të cilat i ka depozituar në një bankë në Poloni. Bëhet fjalë për 2.5 milionë euro të fshehura dhe të padeklaruara nga Roberti dhe gruaja e tij, Ana Levandovski.

Përveç akuzës së ish-agjentit, Leva do të përballej edhe me një padi civile nga shteti polak i cili në rast se vërteton këtë shkelje, mund ta gjobisë lojtarin me 9 milionë euro. Kjo manovër është kryer, sipas “Spiegel”-it, në vitin 2017. Ndërkohë, gazetarët e revistës së njohur gjermane kanë pyetur njerëz të afërt të lojtarit të Bajernit, i cili mësohet t’u ketë thënë njerëzve të tij se nuk mbante mend të ketë kryer një veprim të tillë dhe se gjithçka është e zbardhur në deklarimin e të ardhurave në shtetin gjerman.



Levandovski mendon se gjithçka është vetëm një keqkuptim dhe se shumë shpejt e vërteta do të dalë në pah. Ai vetë kurrë nuk ka pasur akses dhe dijeni në llogarinë bankare fantazmë, e cila fsheh ato 2.5 milionë euro të pretenduara nga ish-agjenti i tij, Cezari Kuharski, i cili pretendon të kundërtën e asaj që thotë sulmuesi i Bajernit të Mynihut.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Video/ “Tërmet” 8 ballë, Bajerni shkërmoq Shalken

Publikuar

-

Nga

Bajern Mynih e ka nisur në mënyrën më të mirë Bundesligën e këtij edicioni, për të cilën mund të themi që tani se pritet të shkojë për herë të nëntë radhazi në “Allianz Arena”. Të paktën kështu tregon rezultati i ndeshjes së sotme ndaj Shalke 04, të cilën “makineria” e Flik arriti ta fitojë me shifrat “tmerruese”, 8-0.

Numri tetë është i preferuari i Bajernit mesa duket (edhe Barça tetë pësoi), teksa spektakël dhuroi Serxh Gnabri, i cili mori topin e sfidës me vete sonte sepse arriti të shënojë një tripletë. Nuk mund të mungonte as firma e Levandovskit (dy asiste, njërin me finte) në këtë sfidë, me polakun, që ktheu në gol një penallti të fituar nga ai vetë. Shënoi edhe Goretzka e Tomas Myler.

Në fakt kishte gola për të gjithë sepse rrjetën e fundit të sfidës e shënoi Jamal Musiala (17 vjeç e 205 ditë, shënuesi më i ri i historisë së Bajernit në histori), i cili u shërbye nga Levandovski. Debutim perfekt për Leroi Sane, i cili ishte aktiv në çdo aksion të Bajernit dhe arriti edhe të gjejë rrugën e rrjetës në të 71-tën për të çuar shifrat në 7-0. Më parë ylli gjerman pati asistuar dy herë për Gnabrin. Shalke? Dërgoi vetëm një top në kuadratin e Nojer.



Bundesliga, Java 1

Bajern Mynih-Shalke 8-0
Shënues: Gnabri 4’ 47’ 59’, Goretzka 19’, Levandovski (p) 31’, Myler 69’, Sane 71’, Musiala 81’

GOLAT E NDESHJES

LEXO TE PLOTE