Connect with Us

“Vota është e pakorrigjuar”/ Topollaj: Ndryshimi me listat e hapura shumë minimal

Politikë

“Vota është e pakorrigjuar”/ Topollaj: Ndryshimi me listat e hapura shumë minimal

Publikuar

-

“Vota është e pakorrigjuar”/ Topollaj: Ndryshimi me listat e hapura është shumë minimal

“Ndryshimi me listat e hapura është shumë minimal dhe ruhet i njëjti sistem aktual”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme anëtari i Bindjes Demokratike Fabjan Topollaj, i cili pretendon se kjo nuk zgjidh barazinë e votës që një parti në çdo rajon merr.

Topallaj tha në studion e Report Tv se vota është e pakorrigjuar.

‘Në marrëveshjen e 5 qershorit janë marrë vesh për të ruajtur status quon, jo për gjëra të tjera. Problemi është se ndryshimi me listat e hapura është shumë minimal dhe ruhet i njëjti sistem aktual. Megjithatë hapja i jep mundësi votuesve të mos zgjedhin vetëm koalicionin por dhe deputetët dhe kjo është shumë pak, shumë minore për demokracinë.

LEXO EDHE:  Marrëveshje mes biznesit fason dhe Inspektoriatit të Punës

Kjo vërtet lidh pak më shumë zgjedhësin me deputetin, por kjo nuk zgjidh barazinë e votës që një parti në çdo rajon merr, po themi nga 6 mijë vota dhe nuk merr dot një mandat. Vota është e pakorrigjuar, vota ikën lum nëse nuk prodhon dot mandat brenda rajoneve dhe i marrin partitë e mëdha”, deklaroi Topollaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla merr në mbrojtje Lleshajn/ Sulme kriminale ndodhin në çdo vend

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla së bashku me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kanë qënë të pranishëm sot në Elbasan, për prezantimin e forcave “Shqiponja” edhe në këtë qytet.

Ndërkohë, Balla I është përgjigjur interest të mediave edhe në lidhje me situatën kriminale në vend.

Ball aka marrë në mbrojtje ministrin Lleshaj, duke e justifikuar në lidhje me atentatin me eksploziv një ditë më parë, te Vasil Shanto, ku një person mbeti I plagosur rëndë.



Sipas Ballës, sulme të tilla kriminale ndodhin në çdo kryeqytet të botës.

“…hedh dikush një gurë në lumë dhe të gjithë të mençurit e tjerë duhet ta ndjekin. Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë. Ndaj do ju lutesha miqësisht të fokusohuni tek ajo që ndodhi sot në Elbasan që është një rritje e prezencës së prekshme të punës së policisë në shërbim të njerëzve të zakonshëm të Elbasanit. Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Krimi merr “peng” vendin/ Lleshaj justifikon dështimin

Publikuar

-

Nga

Ngjarjet kriminale trondisin vendin/ Lleshaj justifikon dështimin

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po tenton të justifikojë dështimin e tij në drejtimin e këtij institucioni.

Ndërsa në vendin tonë në vetëm 48 orët e fundit ngjarjet kriminale kanë tronditur vendin, duke lënë pas edhe katër të vdekur, Lleshaj thotë se policia e ka kryer me sukses detyrën e saj.

Në një prononcim për mediat nga Elbasani, Lleshaj tha se “Jo s’kam thënë që ka dështuar policia. Mundohuni të kuptoni drejt. Policia jo vetëm që s’ka dështuar por po kryen detyrën me profesionalizëm dhe sukses në gjithë vendin. Sigurisht kjo nuk do të thotë që ngjarje nuk mund të ndodhin se ndryshe nuk do kishim as polici”, tha Lleshaj.



I pyetur për deklaratat për largimin apo qëndrimin e tij, ai tha se kanë qenë përgjigje të pyetjeve dhe se nuk dorëhiqet por ecën përpara.

LEXO EDHE:  Basha tallet me kryesinë e PD-së dhe strukturat drejtuese

LEXO EDHE:  Marrëveshje mes biznesit fason dhe Inspektoriatit të Punës

“Nuk ka qenë asnjë deklaratë e kundërt. Kam dhënë përgjigje për pyetje të tilla. S’kam dhënë dorëheqjen, jam në detyrë. Nuk dorëhiqem, eci përpara, sepse kam një mision për të kryer, kam një përgjegjësi”, u shpreh ministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese/ Meta letër KED: Vonesat të pajustifikuara

Publikuar

-

Nga

“Koha është tani”/ Meta bën thirrjen e fortë: Zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me vonesat dhe  problematikat në bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.

Në një letër drejtuar KED-së, kreu I shtetit I cilëson sit ë pajustifikueshme vonesat, ndërsa ripërsërit thirrjen që të angazhohet për të vijuar veprimtarinë e pandërprerë për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese në procesin e plotësimit dhe bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të plotë, brenda një kohë sa më të shkurtër.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta përmes shkresës nr.3115 prot, datë 15 shtator 2020, ka përcjellë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit të Shqipërisë dhe Avokatit të Popullit, qëndrimin zyrtar “Mbi vonesat dhe problematikat në ripërtëritjen dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë”.

LEXO EDHE:  Dialogu Kosovë Serbi/ Samiti i Parisit përfundoi pa marrëveshje



Në këtë letër Presidenti Meta ka evindentuar problematikat, anomalitë dhe vonesat e pajustifikuara, duke kërkuar njëkohësisht zbatimin e Kushtetutës dhe të Ligjit, si dhe marrjen e masave emergjente për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

LEXO EDHE:  ‘’Më nxirrni vetëm një’’/ Bardhi i kthehet Braçes: Formularët janë shpërndarë nga PS dhe ti e di mirë!

Në respekt të parimit të transparencës që ka shoqëruar gjithmonë veprimtarinë e Kreut të Shtetit, ky qëndrim publikohet në faqen zyrtare të Institucionit.”-thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më poshtë letra e plotë drejtuar KED:

LEXO TE PLOTE