LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Harron maskën në makinë/ Ministren franceze e zë paniku

15 Korrik 2020, 20:09, Kosova & Bota CNA
Video-Harron maskën në makinë/ Ministren franceze e zë

Ministrja e Francës për Industrinë, Agnès Pannier-Runacher ka pëjetuar momente paniku, pasi harroi maskën në makinë.

Ajo shkoi për festimet në Paris për Festën Kombëtare, por sapo zbriti nga makina, u kujtua se kishte harruar maskën dhe u kthye për ta marrë, por makina kishte ikur.

Ajo mbuloi menjëherë hundën dhe gojën me duar dhe kërkoi menjëherë një maskë. Në fakt, shumë prej personave që ishin afër saj as që kishin maskë apo mbanin distancë, por ajo këmbënguli që të kishte menjëherë një maskë.

Tashmë maska është kthyer në një aset të domosdoshëm ndaj COVID-19 teksa OBSH thotë se është e vetmja armë për t?u mbrojtur dhe mos përhapur COVID-19. /CNA.al

Lajmet e fundit nga