Connect with Us

VIDEO/ Fitore me përmbysje, Milan dhuron spektakël ndaj Parmës. Ja të gjitha rezultatet dhe golat

Seria A

VIDEO/ Fitore me përmbysje, Milan dhuron spektakël ndaj Parmës. Ja të gjitha rezultatet dhe golat

Publikuar

-

Janë mbyllur para pak minutash 3 ndeshjet e Serisë A të vlefshme për javën e 33-të në këtë kampionat. Milani ka marrë një fitore spektakolare me përmbysje, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Parmën në “San Siro”.

Kuqezinjtë ishin dominues gjatë gjithë ndeshjes, por ta që kaluan të parët në avantazh ishin miqtë, të cilët shënuan në fund të pjesës së parë me anë të Kurtiç. Në pjesën e dytë të besuarit e Piolit u hodhën në sulm, dhe gjetën golin e barazimit me Kesi në minutën e 55, i cili shënoi me një predhë nga jashtë zone.

Vetëm 4 minuta më vonë Romanjoli shënoi golin e përmbysjes, para se Çalhanoglu të shënonte edhe golin e 3-të në minutën e 77’.

Me këtë fitore Milani barazon me 53 pikë Napolin e vendit të 6-të, te cilët u ndalën në barazim 1-1 ndaj Bolonjës në transfertë. Për ekipin e Gatuzos shënoi Manolas në minutën e 7’, por Barrou barazoi në minutën e 80’ për Bolonjën.

Sampdoria shkatërroi me shifrat 3-0 Kaljarin në shtëpi.

FT| Milan-Parma 3-1

Kesi 55′, Romanjoli 59’/ Kurtiç 43′

FT| Bolonja-Napoli 1-1

Barrou 81′ / Manolas 7′

FT| Sampdoria-Kaljari 3-0

 

Gabiadini 8′, Bonacoli 40′, 54′

PANORAMASPORT.AL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Dy debutues dhe 1 futbollist nga të rinjtë, Pirlo i surprizon të gjithë me formacionin zyrtar

Publikuar

-

Nga

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Juventus-Sampdoria për javën e parë të sezonit 2020-2021 në Serinë A. Dejan Kulusevski dhe Ueston MekKini do të debutojnë zyrtarisht sot me fanelën e kampionëve të Italisë. Në formacionin zyrtar të takimit është dhe i riu Xhanluka Frabota dhe Aron Ramsej, ndërsa blerja e merkatos Artur Melo është lënë në stol.

Tekniku Andrea Pirli debuton në këtë sfidë si trajner i Juventusit.



Formacionet zyrtare
Juventus (3-5-2): Shezni; Danilo, Bonuçi, Kielini; Kuadrado, Rabio, MekKini, Ramsej, Frabota; Kulusevski, Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.

Sampdoria (4-5-1): Audero; Berezinski, Toneli, Kolej, Augelo; Depaoli, Torsbi, Ekdal, Jankto, Leris; Bonacoli. Trajner: Klaudio Ranieri.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Një tjetër shqiptar në Serinë A, Parma grumbullon në ekipin e parë një 19-vjeçar

Publikuar

-

Nga

Parma do të startojë ditën e sotme kampionatin teksa pret në shtëpi Napolin. Në organikën e dy skuadrave janë disa shqiptarë, teksa përveç Hysaj e Rrahmani për Napolin dhe Dermakut për Parmën, bie në sy prezenca Redi Kasës.

19-vjeçari është pjesë e skuadrës emiliane, ndërsa është aktivizuar më parë me ekipin e Parma U19 dhe U17, aty ku është formuar si futbollist. Mesa duket shqiptari ia ka dalë të bindë trajnerin Liverani për t’i dhuruar grumbullimin me ekipin e parë duke u bashkuar për herë të dytë me ekipin A.



Një arritje e madhe kjo për mesfushorin i cili do të ketë mundësinë të fitojë një eksperiencë të konsiderueshme, ndërsa debutimi do të ishte një ëndërr. Gjithsesi për këtë ka kohë në vazhdim dhe Kasa duket në rrugën e duhur për t’ia arritur falë punës dhe aftësive të tij. Më parë Kasa ka qenë i grumbulluar edhe me Shqipërinë U17.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Sa shumë shqiptarë në Serinë A, tani shtohet edhe Ismajli

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët janë gjithmonë e më shumë në modë në Serinë A, falë edhe talenteve që vazhdojnë të shpërthejnë, por edhe kosovarët gjithashtu po nisin të bëjnë historinë e tyre në elitën e futbollit italian. Dhe sivjet pritet që gjaku kuqezi të shtohet mes 20 klubeve më të mira të Gadishullit Apenin.

Afrimi i fundit shqiptar është Ardian Ismajli, i cili ka firmosur në radhët e Specias, por ndërkohë edhe shqiptarët e Kosovës, Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda, kanë nënshkruar respektivisht me Lacion dhe Torinon, dy klube me emër të madh në Serinë A, ku pritet të kenë një hapësirë të rëndësishme. Madje, për të mos dalë nga konturet, 48 orë më parë u finalizua edhe lëvizja më e shtrenjtë e historisë së një futbollisti shqiptar, ajo e Marash Kumbullës nga Verona te Roma, e cila mes pagesës për huazim, bonuseve dhe lojtarëve të futur në tratativë për të mbërritur te 20-vjeçari prek kuotën e 30 milionë eurove.

Shkurt, Seria A sivjet do të flasë edhe më shumë shqip sesa një vit më parë, por pa dyshim që edhe cilësia e lojtarëve tanë është vërtet e mahnitshme, duke qenë se mjaft prej tyre luajnë me klubet elitë. Nëse Elseid Hysaj tashmë mund të quhet një veteran te Napoli apo, pse jo, edhe Berat Gjimshiti tek Atalanta, Marash Kumbulla dhe transferimi me jo pak bujë i Ardian Ismajlit te Specia janë emrat që pritet të ecin në gjurmët e dy futbollistëve të mësipërm.

Por, ndërkohë, edhe Kastriot Dermaku pritet që të ketë sivjet më shumë hapësirë në radhët e Parmës, ndërsa Thomas Strakosha me Lacion do të provojë që të rivalizojë për titullin kampion, kundër Juventusit dhe Interit, që shihen si favorite absolute. Por, nëse zbresin një shkallë më poshtë në Itali, edhe Seria B ka shumë gjak kuqezi, duke nisur nga portieri Etrit Berisha me SPAL-in; Frederik Veselin që sivjet kaloi te Salernitana, apo edhe Emanuele Ndojin në radhët e Breshas.

SHQIPTARËT DHE KOSOVARËT NË SERINË A

* MARASH KUMBULLA (qendërmbrojtës, Roma)

* THOMAS STRAKOSHA (portier, Lacio)

* ELSEID HYSAJ (mbrojtës i djathtë, Napoli)



* BERAT GJIMSHITI (qendërmbrojtës, Atalanta)

* ARDIAN ISMAJLI (qendërmbrojtës, Specia)

* KASTRIOT DERMAKU (qendërmbrojtës, Parma)

* MËRGIM VOJVODA (mbrojtës i djathtë, Torino)

* SAMIR UJKANI (portier, Torino)

* VEDAT MURIQI (sulmues, Lacio)

* AMIR RRAHMANI (qendërmbrojtës, Napoli)

LEXO TE PLOTE