Connect with Us

Testimet për Covid-19 drejt PPP-së/ Zbardhet plani i fshehtë i Komitetit Teknik

Aktualitet

Testimet për Covid-19 drejt PPP-së/ Zbardhet plani i fshehtë i Komitetit Teknik

Publikuar

-

Testimet për COVID-19 drejt PPP-së/ Zbardhet plani i fshehtë i Komitetit Teknik

Unpublished zbulon planin e qeverisë, për të dhënë me koncesion testimin për COVID-19, përmes partneritet publik-privat. Deklarata është bërë nga deputetja socialiste Klodiana Spahiu, pjesë e komisionit të shëndetësisë. Ajo pohoi për dokumentarin “Unpublished” në “Euronews Albania”, se Komiteti Teknik ka hedhur opsionin e ofrimit të këtij testimi me koncesion përmes PPP-ve, njësoj siç u veprua me shërbimet laboratorike.

Por duket se ky vendim po mbahet ende i fshehtë dhe as nuk po konsultohet me specialistët për të parë nëse është rasti, që procesi ti besohet koncesionarëve. Edhe në rastet e mëparshme kur është aplikuar, ky partneritet është shoqëruar me debate të ashpra për favorizime klienteliste, mosfunksionim apo dëme të kapura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kjo me sa duket është edhe arsyeja e moslejimit të kryerjes së tamponëve nga klinikat apo spitalet private. Gjithashtu ky plan justifikon edhe numrin e ulët të testimeve që po bëhen në popullatë, për të zbuluar rastet pozitive.

Ish ministri i shëndetësisë Leonard Solis deklaron se testet sot kryen me pajisje kineze, në një kohë kur autoritetet në vend nuk lejojnë kompani amerikane të bëhen pjesë e procesit. Ai ngre alarmin se testime nuk po bëhen as në stafet e spitaleve private, duke rrezikuar që edhe ato të kthehen në vatra infeksioni.

Por çfarë po nxit Ministria e Shëndetësisë, përmes numrin të ulët të testimeve? Ky menaxhim i ka hapur rrugë ilegalitetit të kryerjes së testimeve në vendin tonë. Unpublished, sjell dëshminë e një zonje nga Tirana, bashkëshorti i të cilës ështe prekur nga virusi. Ajo tregon kalvarin e telefonatave ditë pas dite në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe refuzimin e tyre për t`i bërë tamponin, pavarësisht shenjave që kishte. Pas përkeqësimit të shëndetit të të shoqit dhe përcjelljes që iu bë nga 127, familjarët e bënë testimin në një strukturë private jashtë Tiranës.

LEXO EDHE:  Kriza nga Covid-19/ Presidenti: Qeveria të marrë masa, qytetarët të ruhen

Kryefamiljari rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërsa e shoqja negative. Burime, i thanë Unpublished se ky nuk është rasti i vetëm kur ndodh kjo gjë. Duke qenë se të sigurosh tamponin është shumë e vështirë, qytetarët po gjejnë rrugë të tjera për ta siguruar atë, ilegalisht.

Përmes zërave të specialistëve dhe analizës së të dhënave, dokumentari Unpublished analizon situatën epidemiologjike në vend, që rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Vetëm me një rritje të numrit të testimeve në një ditë të vetme, u kapën 30% më shumë të infektuar. Ata do të vijonin të ishin përhapës të sëmundjes, nëse nuk do ta dinin se ishin Covid pozitiv.

Ndërsa ish drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Besnik Jakaj ngre shqetësimin për vdekshmërinë nga virusi, dhe mosraportimin e rasteve nëse nuk janë të shtruar në Infketiv. Sipas Jakaj të gjitha këto tregojnë për një mungesë strategjie, që po përkthehet me shifra reale të sëmurësh afër shifrave të Italisë apo Spanjës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Roth kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë/ Të përmbushim detyrimet tona

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Evropiane Michael Roth kërkon që BE, të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në rrjetet sociale, Roth shkruan se duhet menduar ne menyre strategjike dhe se është koha që BE të përmbushë detyrimet ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ju lutem, lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar gjithë ecjen përpara. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë se duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tani. Faleminderit!”, shkruan ministri Roth./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri gjerman për Europën, flet për negociatat/ “Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që procesi i negociatave për Shqipërinë të ndahet nga procesisë për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Roth, çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara.

 “Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara të BE. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk ka asnjë interes duke e lënë vakum strategjik. Faleminderit”, shkruan Roth./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Raportuesja e Shqipërisë për në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin

Publikuar

-

Nga

Ligji antishpifje/ Eurodeputetja: Të zbatohen rekomandimet e Venecias për një media të lirë

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, ka deklaruar se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë duhet të pasqyrojë progresin e bërë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Santos se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE