LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria ende pas dyerve të BE/ Manjani e pranon: Faji është yni, asnjë justifikim

15 Korrik 2020, 21:17, Politikë CNA
Shqipëria ende pas dyerve të BE/ Manjani e pranon: Faji

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke marrë shkas nga aktet e ditëve të fundit të qeverisë.

Manjani deklaron se Rama po e shpalos pa maskë marrëzinë e tij, ndërsa me tone ironike thotë se duhet falenderuar për këtë.

“Edi Rama duhet falenderuar që e shpalos hapur marrëzinë e tij anti-perëndim! Duhet falenderuar sepse po e bën këtë gjë pa asnjë maskë! I dha fund çdo iluzioni që kishin disa prej nesh, që ky i ka punët grurë me perëndimin. Ka 7 vite që na shitet si miku i madh i të gjithë leaderve të botës.

Ja ku është sot! Aty ku në fakt ka qenë gjithë këto vite. Përballë tyre. Përditë e më i qartë në kursin anti-BE. I tillë ka qenë që ditën e parë që qeverisjes së tij, edhe kur shoqja Romana e shoqja Mogherini na hapën barkun me pisllëqe në emër të BE. Por tashmë është e qartë se sa Europian, është Edi Rama pa shoqet në fjalë…?, shkruan ai në rrjetet sociale.

Ish-ministri thotë se Rama si kryetar i OSBE-së duhej të rrezatonte standarte demokracie dhe zgjedhjesh të ndershme, por pretendon se po del kundër parimeve të OSBE-së. Ai pranon se fajin e ka vetë opozita për këtë dhe kërkon të mos bëhen justifikime.

?Ja ku është! Edhe kundër OSBE që drejton! Kështu që zotin tja luajë Kushtetutës e të ëmës së Kushtetutës, deri sa të mos ngelet peshk i gjallë ta kuptojë që: As Edi Rama është perëndimori që na qeveris, as perëndimi nuk do çojë ushtarë këtu për ta rrëzuar. Nëse ne vazhdojmë të pranojmë qeveri anti-europë, nuk na ka më faj Europa. Kjo besoj është e qartë. Ndërkohë, vendi ka nevojë për një alternativë serioze Europiane. Ne jemi Europianë dhe e kemi vendin në Europë! Nëse nuk jemi aty, faji është yni! Asnjë justifikim?, nënvizon Manjani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga