LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthim eksplozivi pranë një banese/ Policia jep detajet

15 Korrik 2020, 07:44, Kronika CNA
Shpërthim eksplozivi pranë një banese/ Policia jep detajet

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë natës në Fushë-Krujë.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, pranë banesës së shtetasit E.K. 22 vjeç, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Më datë 15.07.2020, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç, në Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga