Connect with Us

Shkeli të drejtat e njeriut/ Pompeo: Sanksione kundër firmës kineze Huawei

Bota

Shkeli të drejtat e njeriut/ Pompeo: Sanksione kundër firmës kineze Huawei

Publikuar

-

Olta Xhaçka emërohet ministre e Jashtme/ Reagon Mmike Pompeo: Ajo ka qenë...

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të vendosin kufizime vizash për kompani kineze si Huawei Technologies, të cilën ai e akuzoi se ka lehtësuar shkeljet e të drejtave të njeriut.

Sekretari Pompeo tha gjithashtu se kompanitë e telekomunikacionit kudo në botë paralajmërohen se nëse bëjnë biznes me firmën Huawei, “ata po bëjnë biznes me abuzuesit e të drejtave të njeriut.”

Zoti Pompeo tha në një konference për shtyp se Departamenti i Shtetit “do të vendoste kufizime vizash për punonjës të caktuar kompanish teknologjike kineze si Huawei të cilat ofrojnë mbështetje materiale për regjimet e përfshira në shkelje dhe abuzime të të drejtave të njeriut në shkallë globale.”

I pyetur për heqjen e kompanisë Huawei nga infrastruktura e telekomunikacionit britanik, zoti Pompeo tha se “sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më mirë”.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka urdhëruar që pajisjet e firmës Huawei të hiqen plotësisht nga rrjeti 5G i Britanisë deri në fund të vitit 2027.

Në një deklaratë tjetër, duke iu referuar shkeljeve të pretenduara kundër popullsisë myslimane pakicë të Kinës, zoti Pompeo tha se Huawei është “një mjet i shtetit mbikëqyrës të kontrolluar nga Partia Komuniste Kineze, që censuron disidentët politikë dhe mundëson ekzistencën e kampeve të internimit masiv në Sinkiang”.

“Disa punonjës të Huawei-t ofrojnë mbështetje materiale për regjimin e Partisë Komuniste Kineze që kryen shkelje të të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratë

Huawei mohon që spiunon për qeverinë kineze dhe thotë se Shtetet e Bashkuara synojnë ta sabotojnë rritjen e kompanisë, sepse asnjë firmë amerikane nuk e ofron të njëjtën teknologji me çmim konkurrues.

POMPEO KRITIKON HETIMIN E OBSH-SË NË KINË

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se ai pret që hetimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për origjinën e koronavirusit në Kinë të jetë “plotësisht i deformuar”.

LEXO EDHE:  “Egoizëm neveritës"/ Braçe i revoltuar pas festave: Janë lëshuar në zyra si virusi nëpër festat private!

Rreth 580,000 njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga COVID-19 dhe më shumë se 13 milion janë infektuar pas shpërthimit që filloi në Wuhan të Kinës vitin e kaluar.

OBSH-ja me qendër në Gjenevë tha se po dërgonte një ekip në Kinë për të hetuar se si nisi shpërthimi i koronavirusit.

“Ky është një regjim që nuk e bëri të ditur informacionin që kishte për virusin, i cili ka vrarë mbi 100,000 amerikanë … dhe tani po lejon Organizatën Botërore të Shëndetësisë të shkojë për të kryer atë që unë jam i bindur se do të jetë një hetim plotësisht i deformuar”, u tha zoti Pompeo gazetarëve.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më kritik ndaj OBSH-së, dhe kanë deklaruar largimin nga kjo agjenci e OKB-së.

Presidenti Donald Trump, i cili është kritikuar ashpër për reagimin e tij ndaj shpërthimit të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, që kanë numrin më të lartë të vdekjeve në botë, më shumë se 136,000 , është përpjekur të fajësojë Kinën.

“Shpresoj të jem i gabuar. Shpresoj të jetë një hetim i plotë që u shkon gjërave deri në fund, por unë kam parë sjelljen e Partisë Komuniste Kineze sa i përket virusit që u përhap nga Wuhani dhe ata thjesht kanë refuzuar”, tha zoti Pompeo.

“Ata kanë shkatërruar mostrat. Ata nuk i kanë lejuar gazetarët dhe mjekët që ishin gati të flisnin, për të bërë atë që duhet të bëjnë vendet të cilët kërkojnë të kenë rol të vërtetë në shkallë globale dhe në skenë globale: të jenë transparentë dhe të hapur, të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Biden fton Shqipërinë në ‘Samitin e Demokracisë’, Serbia lihet jashtë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i SHBA, Joe Biden në fillim të dhjetorit do të përmbushë një nga premtimet e tij në fushatë, mbajtjen e një ‘Samiti për Demokracinë’.

Një aktivitet i tillë do të mbahet për herë të parë dhe pritet të bëjë bashkë mbi 100 vende për ndaluar rënien e demokracisë dhe erozionin e të drejtave dhe lirive në botë.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësim për disa të ftuar, të cilët akuzohen për pushtet autoritar dhe shkelje të lirive.

Në një farë mënyrë, Biden do të rreshtojë vendet liberale dhe demokratike kundër diktaturave dhe do të diskutojë mbi rrugët që do të luftohet kërcënimi që vjen nga Kina, Rusia dhe vende të tjera rivale.

LEXO EDHE:  Bashkëshortja e gjyqtarit të Administratives/ E piketuar nga DASH drejt SPAK-ut

LEXO EDHE:  Rusi 2018/ DASH paralajmëron për sulme terroriste



Në një listë të publikuar nga “Politico”, nga vendet e rajonit Ballkanit Perëndimor bën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi në listë mungojnë Kosovë. Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Në listë mungojnë dhe vende si Hungaria dhe Turqia ndërsa shumë kritika ka marrë prezenca e Polonisë, e cila vitet e fundit ka ngritur shumë pikëpyetje mbi demokracinë.

Samiti do të mbahet online në datat 9-10 dhjetor dhe lista e vendeve pjesëmarrëse nuk është përfundimtare.

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se samiti do të ketë në fokus sfidat dhe mundësitë e demokracisë ku liderët pritet që të bëjnë një zotim kolektiv për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Fqinjët e Bjellorusisë: Kriza e emigrantëve rrezikon përplasje ushtarake

Publikuar

-

Nga

Vendet në kufi me Bjellorusinë shprehën të enjten shqetësimin se një krizë mbi numrin në rritje të emigrantëve që po përpiqen të depërtojnë drejt Bashkimit Evropian, mund të përshkallëzohet në një përplasje ushtarake.

Lituania, Estonia dhe Letonia dënuan “përshkallëzimin e qëllimshëm të sulmit në disa fronte nga ana e regjimit bjellorus”, që siç thanë ata “përbën kërcënim serioz për sigurinë evropiane”. Autoritetet e këtyre vendeve akuzuan Bjellorusinë se po i përdor emigrantët si armë.

Kjo rrit mundësinë e provokimeve dhe incidenteve serioze që mund të përhapen edhe në fushën ushtarake“, thuhej në një deklaratë të përbashkët të ministrave të mbrojtjes të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

Autoritetet në Varshavë thanë të enjten se sërish gjatë natës emigrantët e bllokuar brenda Bjellorusi, hodhën gurë e mjete rrethanore mbi rojet kufitare polake në një përpjekje për të prishur një gardh me tela me gjemba e duke tentuar të hyjnë me forcë në Poloni.

BE-ja mund të vendosë sanksione të reja ndaj Bjellorusisë duke nisur nga dita e hënë. .



Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, tashmë nën sanksione lidhur me shtypjen e protestave opozitare, kërcënoi se do të hakmerrej ndaj çdo mase të re, përfshirë mbylljen e tubacioneve të gazit natyror që kalojnë tranzit nëpërmjet Bjellorusisë. Tregu evropian i gazit, ku çmimet kanë arritur nivele rekord në javët e fundit, do të ndikohej shumë nga çdo ndërprerje e transportimit të gazit rus nëpërmjet Bjellorusisë.

LEXO EDHE:  Uashingtoni trondit politikën shqiptare/ Zbulon paratë e korrupsionit, ja ku u investuan

LEXO EDHE:  OBSH rekomandon testime për COVID-19 në shkolla

Kriza ka ndezur një përplasje të re mes Perëndimit dhe Rusisë. Kjo e fundit dërgoi të mërkurën dy bombardues strategjikë me kapacitete bërthamore për të patrulluar hapësirën ajrore të Bjellorusisë në shenjë mbështetjeje për aleatin e saj. Bjellorusia tha se avionët rusë kryen stërvitje për të dytën ditë të enjten.

Po, këta janë bombardues të aftë për të mbajtur armë bërthamore“, tha zoti Lukashenko. “Ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne duhet të shohim se çfarë po bëjnë ata atje, përtej kufijve“.

Ai tha gjithashtu për median shtetërore të vendit se po bëheshin përpjekje për të armatosur migrantët, po pa dhënë asnjë provë. Mbetet e paqartë se kë po akuzonte zoti Lukashenko me këtë deklaratë.

Kremlini tha se Rusia nuk ka asnjë lidhje me tensionet në kufi dhe shtoi se prania e personave të armatosur rëndë nga të dyja palët, një referencë e dukshme për rojet kufitare bjelloruse dhe polake, ishte një burim shqetësimi./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata e COVID-19 në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Përhapja e variantit Delta/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar me Covid sot në Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 raste të reja të prekur nga COVID-19, dhe asnjë viktimë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

11 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër COVID-19.

LEXO EDHE:  Shehaj njeh zgjedhjet/ “PD u mund, ky tashmë është fakt”

LEXO EDHE:  Uashingtoni trondit politikën shqiptare/ Zbulon paratë e korrupsionit, ja ku u investuan

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës.



Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.427 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504.

Në total numri i rasteve aktive është 429.

 

LEXO TE PLOTE