LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë”/ Basha i shpreh shqetësimet Metës

15 Korrik 2020, 12:39, Politikë CNA
“Rrezikojmë një izolim të dytë të

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, me të cilin ndau shqetësimin se aktet e kryeministrit për ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës, po e çojnë vendin drejt një izolimi të dytë.

Duke iu referuar gjendjes aktuale si izolimi i parë, për shkak të dështimit të qeverisë me menxhimin e pandemisë të pandemisë, Basha tha se izolimi i dytë është një faturë që Edi Rama kërkon t?ua ngarkojë shqiptarëve në mënyrë të përhershme, për faktin e vetëm se ai ka frikë nga zgjedhjet.

?Nëse këto ndryshime ndodhin, do të bëhemi vendi i parë në Europë dhe i dyti në botë pas Rusisë, ku Kushtetuta ndryshohet në kohë pandemie, jo për interesat e qytetarëve, por për interesat e pushtetarëve. Kjo për opozitën është e papranueshme?- u shpreh Basha, duke dënuar kursin e përplasjes me Bashkimin Europian të kryeministrit./CNA.al

Lajmet e fundit nga