Connect with Us

Pse në Shqipëri virusi po vret të rinj?

Sociale

Pse në Shqipëri virusi po vret të rinj?

Publikuar

-

Pse në Shqipëri virusi po vret të rinj?

Nga Klodian Tomorri 

* Po të krahasosh të dhënat për moshën e vdekshmërisë nga virusi, vëren një fenomen shumë shqetësues. Në Shqipëri, mosha mesatare e atyre që kanë humbur jetën është shumë më e re se në vendet e tjera.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, 60 për qind e viktimave nga virusi në Shqipëri janë nën 70 vjeç. Në Itali kjo shifër është vetëm 14 për qind, ndërsa në Francë 16 për qind.

Po kështu, 7 për qind e viktimave te Covid në Shqipëri janë nën 50 vjeç. Në Itali kjo shifër është vetëm 1.7 për qind, ndërsa në Francë 2 për qind.

Ndoshta një arsye që mund ta shpjegojë këtë është se Shqipëria fatmirësisht ka një numër shumë më të vogël vdekjesh se vendet e tjera. Numrat e vegjël nuk janë përfaqësues dhe shpesh nuk mjaftojnë për të dhënë trende. Por mund të ketë edhe arsye të tjera përtej kesaj. Ndaj është mirë, që dikush të fillojë ta studiojë si fenomen, mos ka ndonjë gjë që nuk shkon.

Përtej kësaj, prapë fatmirësisht, Shqipëria është ende në kohë për të mos paguar çmimin e lartë që kanë paguar vendet e tjera. Por tani zgjidhja nuk vjen më nga qeveria, por duhet të vijë nga vetë njerëzit.

LEXO EDHE:  Rriten tensionet mes Greqisë dhe Turqisë/ Zjarr në kufi, aktivizohen forcat DELTA

Në finale ky është një model progresioni. Dhe në modelet statistikore, rezultati final varet nga variablat që t’i përdor. Ndryshime të vogla në variabla japin diferenca të mëdha në rezultatin final.

Mjafton vetëm fare pak kujdes, për t’i ndryshuar ato variabla. Nëse njerëzit nuk grumbullohen, indeksi i transmetueshmërisë ulet. Nëse njerëzit mbajnë maskë në ambiente të mbyllura r-ja ulet. Nëse qytetarët ruajnë distancat, variablat ndryshojnë, po ashtu dhe rezultati. E kështu me radhë.

Të dëgjojmë këshillat e mjekëve se përfitimet janë shumë të mëdha. Jo vetëm në termat e jetëve të humbura, por edhe në aspektin ekonomik. Sot Europa po na izolon, por me pak më shumë kujdes, kjo mund të ndryshojë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

A do mbyllemi sërish nëse rriten shifrat?/ Manastirliu: Kemi disa skenarë

Publikuar

-

Nga

“Qytetarët u relaksuan pas hapjes”/ Manastirliu: Shifrat kanë kapërcyer pak pritshmërinë tonë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse rrezikojmë sërish mbylljen në rast të rritjes së shifrave të të infektuarve me ardhjen e vjeshtës.

Manastirliu tha se ende nuk ka një vendim të tillë, ndërsa theksoi se qeveria ka përgatitur disa skenarë.



Ajo deklaroi në emisionin “Opinion” se për momentin nuk mund të japë një përgjigje ekzakte, pasi aktualisht situate në spitale paraqitet e qëndrueshme.

LEXO EDHE:  Shqiptarët edhe në Itali vjedhin korentin

LEXO EDHE:  Goditet grupi shqiptar i kokainës në Greqi/ Zbulohet fitimi marramendës

“Nuk mund t’jua kthej ekzaktësisht këtë përgjigje. Brenda skenareve situata është dinamike. Ka disa skenarë, jemi në një situatë risku, se çdo hapje aktiviteti edhe e shkollave tani mund të rrisë riskun. Ne nuk mund të themi sot nëse do kemi një mbyllje sepse nuk jemi në këtë situatë. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme”, theksoi ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu e thotë hapur/ Hapja e shkollave, rrezik për rritjen e rasteve me Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu e thotë hapur/ Hapja e shkollave, rrezik për rritjen e rasteve me Covid

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, në një lidhje me emisionin “Opinion” u shpreh se hapja e shkollave pavarësisht protokolleve të sigurisë, ka rrezik për rritjen e rasteve dhe shfaqjen e grupimeve me Covid.

“Nuk ka qenë një vendim i lehtë. Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë vendas, por gjithashtu edhe me rekomandimet që kanë dalë në kuadër të studimeve të organizuara nga OBSH apo Qendra Evropiane e Sëmundjeve, mbi çfarë ka ndodhur gjatë pandemisë, sa i përket hapjes së shkollave. Kemi analizuar gjatë situatën epidemiologjike, duke vendosur disa skenarë për rriskun.



Hapja e shkollave, pavarësisht protokolleve të sigurisë që të gjitha shkollat kanë marr masa për t’i zbatuar, ka rrezik për rritjen e rasteve dhe shfaqjen e grupimeve me Covid, por ky rrezik është i ulët”, tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Paketa e censurës/ Ekspertët: Projektligji duhet të tërhiqet, është i gatuar keq

Publikuar

-

Nga

Paketa e censurës/ Ekspertët: Projektligji duhet të tërhiqet, është i gatuar keq

Me nisjen e sezonit të ri, paketa e censurës është rifutur në programin e punës së parlamentit, gjë që ka rindezur debatet lidhur me këtë çështje. Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe shoqëria civile kanë përsëritur apelin ndaj Kuvendit për t’u tërhequr nga kjo paketë.

Duke folur për këtë temë, kryeredaktori i “BIRN”, Besart Likmetaj theksoi në “Ilva Now” se ky ligj nuk duhet miratuar, pasi bie ndesh me normat e lirisë së shprehjes. Ai thotë se, qasje më pozitive në këtë drejtim duhet të jetë parimi i vetërregullimit të mediave online.

“Momentalisht dimë, që qeveria ka kërkuar një opinion nga në Këshilli i  Evropës për projektligjin, por nuk e dimë se cilin draft. Ka një mungesë në transparencë nga Kuvendi dhe nga qeveria. Kjo kërkesë për informacion ka qenë që nga viti 2018, por përgjigjet nuk kanë qenë të sinqerta. Transparenca duhet të jetë ndaj palëve të treta, jo ndaj vetes. Ne besojmë se ky projektligj duhet të tërhiqet i gjithi. Ky është një projektligj i gatuar keq. Mënyra më e mirë që duhet të përballen mediat online do të ishte parimi i vetërregullimit. Nuk mundet të hapen negociatat nëse nuk merren parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias. Nuk do imagjinoja se cila do ishte ajo qeveri shqiptare që do mohonte hapjen e negociatave me Brukselin, për të kaluar një ligj shumë të kritikuar, dhe që do e klasifikonte Shqipërinë me vende jo demokratike si Rusia apo Bjellorusisë, për mënyrë se si ndërhyjnë për të kontrolluar përmbajtjen e medias online”, tha ai.



Nga ana tjetër, Eida Skëndaj, nga Komiteti i Helsinkit thotë se ky projektligj duhet të nisë nga e para pasi nuk mund të bëhen korrektime mbi aktualin. Ajo pohon se Shqipëria duhet të dëgjojë opinionin e Komisionit të Venecias për këtë paketë, e cila ka shkaktuar debate të forta.

LEXO EDHE:  “Boll me masa të çuditshme dhe të pakuptimta!”/ Dasho kritika për muzikën e diskove

LEXO EDHE:  Java e Evropës/ Soreca: E ardhmja e të rinjve shqiptarë është në BE

“Ne si organizatë i jemi bashkuar shqetësimit të gazetarëve dhe mediave. Po të lexojmë opinionin e Komisionit te Venecias, do konstatojmë se defektet janë shumë serioze. Për mendimin tim, procesi do duhet të nisë nga e para, pasi nuk bëhen korrektime mbi këtë ligj ekzistues me problematikat e tilla. Problematika janë të ndryshme, por problemi më madhor është pavarësia e institucioneve, të cilave u janë dhënë për të marrë ankesa për lajmet e publikuar online. Opinionet e Komisionit të Venecias kërkojnë reflektim serioz. Venecia e thotë qartë se Shqipëria ka një legjislacion në fuqi që i mbron individët nga lajmet e pavërteta”, shtoi ai.

LEXO TE PLOTE