LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas sherr në Elbasan/ Ndërhyjnë Forcat Shqiponja, lëndohen efektivët

15 Korrik 2020, 19:43, Kronika CNA
Plas sherr në Elbasan/ Ndërhyjnë Forcat Shqiponja, lëndohen

Një sherr është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se Forcat Shqiponja kanë sinjalizuar sherrin dhe kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Por personat që kanë qenë duke u zënë i janë kundërvënë efektivëve duke i goditur me mjete të forta.

Ata kanë thyer xhamin e automjetit të ekipit të Forcave Shqiponja dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë disa efektivë.

Për këtë ngjarje raportohet se janë shoqëruar në komisariat disa persona, ndërkohë janë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet e konfliktit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga