Connect with Us

“Opozita të mbajë koston”/ Ngjela: Vota e lirë është manipuluar nga dy partitë e mëdha

Politikë

“Opozita të mbajë koston”/ Ngjela: Vota e lirë është manipuluar nga dy partitë e mëdha

Publikuar

-

Akuzat e forta të Ngjelës/ Kryeministrat e Shqipërisë kanë shitur interesin kombëtar pwr postet e tyre

Avokati i njohur, Spartak Ngjela thotë se listat e hapura janë domosdoshmëri për votën e lirë në Shqipëri. Ai thotë se, kjo kërkesë e opozitës parlamentare është e drejt ndërsa marrëveshjen e 5 qershorit mes mazhorancës dhe opozitës, e cilëson “paçavure”.

“Nuk ka opozitë jashtë parlamentare, opozitë jashtëparlamentare jemi të gjithë. Opozita bëri gabim që doli nga Parlamenti dhe tani të mbajnë koston. Parlamentarizëm do të thotë nënshtrim i numrit, PD nuk i ka 84 vota. Listat e hapura janë domosdoshmëri, të shikojmë se kë voton populli”, u shpreh ai.

Ish-ministri i Drejtësisë tha në Euronews Albania se, me lista të hapura largohen nga politika shumë emra që nuk pëlqehen nga populli, por kjo nuk është e mjaftueshme për të garantuar votën e lirë pasi numërimi i votave do të bëhet sërish nga dy partitë e mëdha.

“ODIHR ka kërkuar numërim dhe administrim të votës nga organe të pavarura këta i bënë përsëri partiake. Nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri, këta thonë; populli voton, numërojmë ne. Vota e lirë në Shqipëri është e manipuluar nga dy partitë e mëdha. Jemi në këtë gjendje mizerabël sepse nuk ka votë të lirë, unë përkrah opozitën parlamentare. Votimin e lirë do ta sjellë sistemi i pavarur gjyqësor”, tha avokati.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ Lulzim Basha nuk është opozita, por mallkimi i saj

Sipas Ngjelës në një kohë kur mazhoranca nuk i ka votat për të kaluar marrëveshjen e arritur me opozitën jashtë parlamentare, atëherë duhet të gjej konsensus me me opozitën brenda në Parlament.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vemtje dhe xhepistat e PD”/ Kandidati i Bashës që nuk mori mandatin, sulm ndaj Pollo, Bozdos & Co

Publikuar

-

Nga

Marin Suli, kandidati i kreut të PD Lulzim Basha, i cili nuk mori mandatin e deputetit ka sulmuar Genc Pollon, Enno Bozdon & Co.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Suli shprehet se nuk arrin t’i kuptojë ata i vodhën dhe siglën PD para ca vitesh, duke i cilësuar si vemtje dhe xhepistat e PD/

“Të tërë i kuptoj që kanë opinion dhe bën mirë apo keq kushdo ish funksionar i lartë i PD, që bën ndonjë parti a i bashkohet ndonjë partie, po këta ish vemtje dhe xhepistat e PD që i vodhën dhe siglën PD para ca vitesh dhe as votat e grave që kanë në shtëpi nuk morën s’ i marr vesh?
Më ndihmon dot njeri të më ndriccojë se jam shumë i errët në mendime?”, shkruan Suli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U emërua pak ditë më parë/ Merr detyrën prefekti i ri i qarkut të Gjirokastrës

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme është prezantuar prefekti i ri i Qarkut të Gjirokastrës , Odise Kote i cili u emërua në këtë detyrë pak ditë më parë.

Kote zëvendësoi në këtë post ish-prefektin Astrit Aliaj i cili u shkarkua me vendim qeverie. Ai shprehu gatishmërinë dhe besimin për të bërë të mundur realizimin e detyrave dhe përgjegjësive që mban ky post.

Më herët ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si drejtor rajonal, përfaqësues i pushtetit vendor dhe nënkryetar i Bashkisë së Gjirokastrës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tabaku nxjerr videon/ E vërteta e mafias së plehrave

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar nje video e cila nxjerr “zbuluar” kryeministrin Edi Rama dhe kreybashkiakun Veliaj lidhur me çështjn e pastrimit të Tiranës.

Sipas Tabakut, Rama dhe Veliaj paguajnë 84.4 € për ton ndërsa sipas zgjidhjes së Bashës, trajtimi i mbetjeve do kushtonte 37€/ton.

“Faktet flasin vetë: Zgjidhja që i dha Basha çështjes së pastrimit të Tiranës dhe trajtimit të mbetjeve me studim nga Banka Botërore, do të kushtonte 37€/ton. Afera e mafias së plehrave, Rama-Veliaj-Ahmetaj-Mërtiri-Zoto-Ndraghetta, 84.4 €/ton. A ka nevojë të themi se përse mafia kërkon 47.4 €/ton më shumë???”, shkruan Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE