LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Olsi Rama thumbon keq Adolfo Sormanin dhe hedh dritë për trajnerin e ri të Partizanit

15 Korrik 2020, 18:15, Sport CNA
Olsi Rama thumbon keq Adolfo Sormanin dhe hedh dritë për trajnerin e

Drejtori i përgjithshëm i Partizani, Olsi Rama, foli për herë të parë në lidhje me largimin e Adolfo Sormanit nga stoli i kuq, teksa nuk i kurseu thumbat për italianin. Në një prononcim për ?Top Channel?, Rama e ka quajtur të dështuar eksperimëentin me trajnerët italian, teksa i ka hedhur sytë nga tregu vendas.

?Në qoftë se Sormani do të vinte në derën e Partizanit, do të isha unë i pari që do t?i thoja që një kapiteni i anijes që e lë anijen të mbytet dhe del në breg nuk ka më moralin që të jetë kapiteni i kësaj anije.

Mori shpërblimin për sa i përket punës që kishte bërë deri në këto momente. I premë biletën për të ikur në Itali. Me pak ngacmim do të thoja, në qoftë se do të kishte pasur kaq frikë nga Pandemia duhet të kishte ndenjur në Shqipëri, të kishte bërë 14 ditët e karantinës dhe më pas të shkonte pranë familjarëve në Itali, ai dhe stafi i vetë.  Kemi menduar të shikojmë se kush janë opsionet. Të shikojmë brenda realitetit shqiptar.

Rikthim të Skënder Gegës? Skënder Gega ka lënë përshtypje të mira. Është trajneri me të cilin Partizani doli kampion. Nuk përjashtoj asnjë pistë. Të gjitha zgjedhjet që bëhen te Partizani janë zgjedhje të presidentit dhe drejtorit. Për momentin, eksperimenti italian është i dështuar. Nuk besoj se do të ketë afrime prej andej?, u shpreh Olsi Rama.

Lajmet e fundit nga