Life Style
Nuk duhet ta humbisni këtë episod/ Ejlyl tregon historinë e jetës së saj, sot në serialin “Lule të vetmuara”

Ejlyl pasi mëson kërcënimet e Defnes del në skenën e teatrit dhe tregon të gjithë historinë e saj të abuzimeve nga Kemal. Me lot në sy Ejlyl shprehet se nuk ka aspak turp ta tregojë këtë histori sepse ajo është e pafajshme.
Ejlyl duartrokitet nga të gjithë në sallë. Neriman bën kontroll në sendet personale të Meralit. Kjo e fundit arrin ta fshehë armën. Songyl i kërkon llogari Meralit për armë. Meral i tregon se arma i përket personit që vrau nënën e saj. Feride dhe Toprak prezantojnë prindërit me njëri-tjetrin. Vajzat e konviktit bëhen kurioze dhe shohin fshehtas takimin e familjeve të Ferides dhe Toprakut.
Vajzat dalin zbuluar kur Meral rrëzohet teksa përgjon. Kemal përpiqet të hakmerret ndaj Banus por nuk ia del dot. Mesude shkon në jetimore dhe ia vë fajin Ejlylit për gjendjen në të cilën ndodhet. Ajo i kërkon sërish të bijës ta heqë denoncimin por Ejlyl nuk pranon./ CNA.al