LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet kushtetuese/ Presidenca: Meta i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes

15 Korrik 2020, 12:55, Politikë CNA
Ndryshimet kushtetuese/ Presidenca: Meta i përqendruar me një raport

Presidenca i është përgjigjur përmes zëdhënësit, Tedi Blushi interesit të medias lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Blushi thotë se Meta aktualisht është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë.

?Lidhur me interesimin tuaj për reagimet e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe legjitimitetit të Kuvendit, i mbetem reagimit të djeshëm zyrtar.
Presidenti Meta aktualisht është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tone. Por ju njoftoj se nesër mund ta pyesni Presidentin Meta për çdo çështje, në konferencën javore për mediat, që do e afrojmë një ditë, për arsye të axhendës?, shkruan zëdhënësi i Presidentit në një postim në Facebook./CNA.al

Lajmet e fundit nga