LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesila Doda i turret Ramës/ "I vetëm në çmendurinë e tij, shqiptarët nuk do ta ndjekin"

15 Korrik 2020, 19:10, Politikë CNA
Mesila Doda i turret Ramës/ "I vetëm në

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar pas nismës së mazhorancës për ndryshime kushteteuse. “Inatin”, Doda e ka me Ramën, kur e krahason këtë të fundit me Hugo Chavezin, si një  diktator në fundit e vet politik.

“Nuk ka me asnjë argument… nuk gjen dot me asnjë alibi, asnjë mbështetje…
I vetëm në çmendurinë e tij, po tenton një akt alla-Chavez duke tentuar të ç?bëjë gjithë sistemin me një parlament gjysmagjel e që nuk përfaqëson më askënd. Në këte humnerë shqiptarët nuk do te ndjekin dhe çdo akt do të konsiderohet ilegjitim dhe atentat ndaj sistemit demokratik ne vend.

Aspiranti per diktatoruc po e shkruan vete fundin qe meriton por kam frikë se do jetë ngjarje tejet e trishtueshme në historine politike shqiptare, fundi i tentatives se tij te marrezise”, shkruan Doda në rrjetet sociale. /CNA.al

Lajmet e fundit nga