Connect with Us

Mediu i pakënaqur nga Basha?/ “Opozita duhet të organizojë protesta, s’mund të presë më”

Politikë

Mediu i pakënaqur nga Basha?/ “Opozita duhet të organizojë protesta, s’mund të presë më”

Publikuar

-

Mediu i pakënaqur nga Basha?/ “Opozita duhet të organizojë protesta, s’mund të presë më”

Jo pak herë kemi vënë re që aleatët e kryetarit të Republikës së Re Lulzim Basha, nuk janë të kënaqur me hapat që ai hedh.

Mbrëmjen e sotme kreu i PR-së Fatmir Mediu, kërkoi që të zhvillohen sa më shumë protesta, ndonëse Basha ka shprehur të kundërtën.

“Unë mendoj se opozita duhet të organizohet në protesta të qytetarëve. Opozita nuk mund të heshtë, duhet që ta bëjë këtë një çështje të qytetarëve shqiptarë, duhet të ketë protesta masive. Kushtetuta është një marrëveshje e qytetarëve, jo thjesht e politikës. Opozita duhet ta bëjë këtë pjesë të debatit dhe me grupe të shoqërisë, nuk mund të shkojmë vetëm te pika jo, jo.

Edi Rama do që të bëhen zgjedhjet pa opozitën, ose me një opozitë tërësisht të papërgatitur. Ndërkombëtarët do dëgjojnë shumë më tepër nëse do shohin një aktivitet më të shtuar të shoqërisë dhe opozitës. Presidenti duhet ta kthejë sot në fakt, atë aksion që pati në mbrojtje të Kushtetutës me qytetarët në shesh”, u shpreh Mediu në Fax News.

LEXO EDHE:  “Hapja e kazinove rikthen skenën e krimit”/ Teliti zbulon kërkesat e miqve të Ramës: Po qarkullojnë para të pista

Ai theksoi se opozita nuk duhet të presë më për të parë se çfarë do të bëjë kryeministri Edi Rama, por duhet të veprojë.

“Opozita nuk mund të rrijë dhe të presë se çfarë do të bëjë Rama, se në rast se sillet kështu tani, imagjino se çfarë mund të bëjë në ditën e zgjedhjeve. Nëse ti ulesh me Edi Ramën për të bërë një marrëveshje, ti duhet t’i tregosh kufijtë e Kushtetutës që nuk preken”, nënvizoi aleati i Bashës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla merr në mbrojtje Lleshajn/ Sulme kriminale ndodhin në çdo vend

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla së bashku me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kanë qënë të pranishëm sot në Elbasan, për prezantimin e forcave “Shqiponja” edhe në këtë qytet.

Ndërkohë, Balla I është përgjigjur interest të mediave edhe në lidhje me situatën kriminale në vend.

Ball aka marrë në mbrojtje ministrin Lleshaj, duke e justifikuar në lidhje me atentatin me eksploziv një ditë më parë, te Vasil Shanto, ku një person mbeti I plagosur rëndë.



Sipas Ballës, sulme të tilla kriminale ndodhin në çdo kryeqytet të botës.

“…hedh dikush një gurë në lumë dhe të gjithë të mençurit e tjerë duhet ta ndjekin. Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë. Ndaj do ju lutesha miqësisht të fokusohuni tek ajo që ndodhi sot në Elbasan që është një rritje e prezencës së prekshme të punës së policisë në shërbim të njerëzve të zakonshëm të Elbasanit. Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Krimi merr “peng” vendin/ Lleshaj justifikon dështimin

Publikuar

-

Nga

Ngjarjet kriminale trondisin vendin/ Lleshaj justifikon dështimin

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po tenton të justifikojë dështimin e tij në drejtimin e këtij institucioni.

Ndërsa në vendin tonë në vetëm 48 orët e fundit ngjarjet kriminale kanë tronditur vendin, duke lënë pas edhe katër të vdekur, Lleshaj thotë se policia e ka kryer me sukses detyrën e saj.

Në një prononcim për mediat nga Elbasani, Lleshaj tha se “Jo s’kam thënë që ka dështuar policia. Mundohuni të kuptoni drejt. Policia jo vetëm që s’ka dështuar por po kryen detyrën me profesionalizëm dhe sukses në gjithë vendin. Sigurisht kjo nuk do të thotë që ngjarje nuk mund të ndodhin se ndryshe nuk do kishim as polici”, tha Lleshaj.



I pyetur për deklaratat për largimin apo qëndrimin e tij, ai tha se kanë qenë përgjigje të pyetjeve dhe se nuk dorëhiqet por ecën përpara.

LEXO EDHE:  Rama i jep premtimin mësueses së sëmurë/ Reagon deputeti i PD-së

LEXO EDHE:  Bislim Ahmetaj shkund politikën/ Zbulon “padronët” e Ramës, i nxjerr “bojën” Bashës

“Nuk ka qenë asnjë deklaratë e kundërt. Kam dhënë përgjigje për pyetje të tilla. S’kam dhënë dorëheqjen, jam në detyrë. Nuk dorëhiqem, eci përpara, sepse kam një mision për të kryer, kam një përgjegjësi”, u shpreh ministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese/ Meta letër KED: Vonesat të pajustifikuara

Publikuar

-

Nga

“Koha është tani”/ Meta bën thirrjen e fortë: Zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me vonesat dhe  problematikat në bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.

Në një letër drejtuar KED-së, kreu I shtetit I cilëson sit ë pajustifikueshme vonesat, ndërsa ripërsërit thirrjen që të angazhohet për të vijuar veprimtarinë e pandërprerë për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese në procesin e plotësimit dhe bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të plotë, brenda një kohë sa më të shkurtër.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta përmes shkresës nr.3115 prot, datë 15 shtator 2020, ka përcjellë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit të Shqipërisë dhe Avokatit të Popullit, qëndrimin zyrtar “Mbi vonesat dhe problematikat në ripërtëritjen dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë”.

LEXO EDHE:  Bislim Ahmetaj shkund politikën/ Zbulon “padronët” e Ramës, i nxjerr “bojën” Bashës



Në këtë letër Presidenti Meta ka evindentuar problematikat, anomalitë dhe vonesat e pajustifikuara, duke kërkuar njëkohësisht zbatimin e Kushtetutës dhe të Ligjit, si dhe marrjen e masave emergjente për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

LEXO EDHE:  Çfarë fshihet pas Kuvendit Kombëtar të PD?/ Përgjigjet Jozefina Topalli

Në respekt të parimit të transparencës që ka shoqëruar gjithmonë veprimtarinë e Kreut të Shtetit, ky qëndrim publikohet në faqen zyrtare të Institucionit.”-thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më poshtë letra e plotë drejtuar KED:

LEXO TE PLOTE