Connect with Us

“Më vjen të kyç gojën dhe ta shkul trurin”/ Manjani i revoltuar: Listat do mbushen me derdimenë

Politikë

“Më vjen të kyç gojën dhe ta shkul trurin”/ Manjani i revoltuar: Listat do mbushen me derdimenë

Publikuar

-

“Paqartësia e LSI solli marëveshjen Rama-Basha”/ Manjani: Qeveria ka nevoj urgjent për...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është revoltuar nga situata e krijuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Manjani thotë se kjo beteje parimore për sistemin e reformën zgjedhore do përfundojë në mbushjen e listave me derdimenë e injorantë që bëjnë si “kinga”,

“Kur mendoj se gjithë kjo betejë parimore për sistemin e reformën zgjedhore do përfundojë në mbushjen e listave me derdimenë e injorantë që bëjnë si “kinga”, që medemek dinë të bëjnë vota, të çpifet edhe parimi.
Koalicionet, listat e hapura, sistemi, demokracia, integrimi, ndërkombëtarët të gjithë këto i shoh të shndërrohen në grumbuj fjalësh pa kuptim, kur parlamenti mbushet me injorantë e derdimenë. Më vjen të kyç gojën dhe ta shkul trurin. Nuk e di si mund të ndaloj edhe të menduarin…
Nuk ja vlen fare, po fare fare të mendosh për parim, norma e rregulla.
Nuk ka asnjë kuptim parimi, kur “kingat” mbushin parlamentin.
Nuk e di si ndjeheni ju, por unë e kam konstante këtë ndjesi. Sado përpiqem ta shtyp, nuk arrij ta largoj…
Pfffff…
Halli është se po na izolojnë nga Europa, pa kokat të hanë fundja…!”, shkruan Manjani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti final i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 Prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Balla deklaron se OSBE/ODIHR konfirmoi se zgjedhjet e 25 prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

Sipas Ballës, Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës.

Postimi i plote i Taulant Ballës:

LEXO EDHE:  Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Vokshi përplaset në studio me deputetin: Ti dhe Rama do ndëshkoheni

LEXO EDHE:   “Ky është kulmi i fshehjes së përgjegjësisë”/ Ish-ministri i nxjerr “bojën” Ramës

OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Sipas Bashës e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Dhe me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

LEXO EDHE:   “Ky është kulmi i fshehjes së përgjegjësisë”/ Ish-ministri i nxjerr “bojën” Ramës

LEXO EDHE:   “Ky është kulmi i fshehjes së përgjegjësisë”/ Ish-ministri i nxjerr “bojën” Ramës

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dyshohet për eksploziv

Publikuar

-

Nga

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dshohet për eksploziv

Një valixhe e braktisur është konstatuar mbrëmjen e sotme në Tiranë në rrugën ”Sulejman Delvina”.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetër sigurie rreth valixhes dhe menjëherë janë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.

Pritet të zbulohet se cfarë ka brenda valixhja e dyshimtë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

LEXO EDHE:  Pension shtesë për 4077 persona/ Lista e plotë e përfituesve

LEXO EDHE:  Bashkëpunim me partitë e tjera/ Surpriza e Topallit për kandidimin e saj

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE