Connect with Us

Mbyllen votimet në Maqedoninë e Veriut/ Dalin rezultatet paraprake

Kosova & Rajoni

Mbyllen votimet në Maqedoninë e Veriut/ Dalin rezultatet paraprake

Publikuar

-

Mbyllen votimet në Maqedoninë e Veriut/ Dalin rezultatet paraprake

Në Maqedoninë  e Veriut në zgjedhjet  parakohshme parlamentare të mbajtura përgjatë 3 ditëve, kanë votuar 922 678 qytetarë apo 50.86 për qind e votuesve, sipas shifrave që raportojnë mediat vendase.

Nga ajo çfarë u del nga përpunimi i rezultateve në 566 vendvotime, apo 12% e vendvotimeve u vërejt se koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja prin me 34% te votave e ndjekur nga VMRO-DPMNE me 33%, BDI 12% dhe koalicioni ASH-Alternativa 10%.

Megjithatë, pas mbylljes së procesit, përfaqësuesi i BDI-së, Bujar Osmani ka thënë në konferencë shtypi se Bashkimi Demokratik për Integrim është e kënaqur nga ajo si është zhvilluar procesi zgjedhor, duke shpallur në këtë mënyrë fitoren.

LEXO EDHE:  A mund të ketë një fillim të ri të procesit të anëtarësimit të Ballkanit në BE?

“Ne jemi të kënaqur dhe presim fitore në këto zgjedhje. Prej nesër presim të fillojmë negociata për formimin e qeverisë së re, ndërsa partive tjera u porosisim që të bashkohen”, ka thënë Osmani. 

 

Procesi i votimit në këto zgjedhje për herë të parë u zhvillua në 3 ditë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Dy ditët e para votuan personat e infektuar me COVID-19 dhe ato në vetizolim, si dhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat në shtëpi pleqsh, të burgosurit dhe personat e zhvendosur në Qendrën e Personave të Zhvendosur. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Nëntë viktima dhe 98 të infektuar në Maqedoninë e Veriut/ Shkupi nën tension nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi në Greqi/ 6 viktima dhe mbi 250 raste të reja në 24 orë

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 98 persona të infektuar.

Mësohet se që nga dita e djeshme janë bërë 1404 testime, ndërsa kanë humbur jetën 9 pacientë.

Raportohet se mes personave që kanë humbur jetën janë edhe dy të rinj të moshave 29 dhe 23 vjeç.



Shqetësues është fakti që nga rastet e konfirmuara positive, 50 të infektuar janë vetëm në qytetin e Shkupit.

LEXO EDHE:  Maqedonia e Veriut me qeveri të re

LEXO EDHE:  “Anëtarët e BE po ndryshojnë qëndrim”/ Presidenti i PE jep lajmin e mirë për integrimin

Ndërkohë, shifrat e tjera janë në Kumanovë 6 raste, në Shtip 4, në Prilep 5, në Tetovë 7, në Strugë 3, në Veles 1, në Manastir 4, në Ohër 2, në Gostivar 1, në Strumicë 9, në Kriva Pallankë 1, në Koçanë 1, në Berovë 1, në Dellçevë 2 dhe Kërçovë 1./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ulen shifrat në Kosovë/ Një viktimë dhe 70 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Ulen shifrat në Kosovë/ Një viktimë dhe 70 të infektuar në 24 orë

Gjatë 24 orëvetë fundit në Kosovë janë regjistruar 71 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 608 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar një viktimë, duke e çuar numrin total të jetëvetë humbura nga Covid, në 601.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 199 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 2,378.



Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,763 të prekur nga sëmundja Covid-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Marrëveshja në Uashington/ Trump: Hoti dhe Vuçiç e bënë Ballkanin dhe botën më të sigurt

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja në Uashington/ Trump: Hoti dhe Vuçiç e bënë Ballkanin dhe botën më të sigurt

Hoti dhe Vuçiç kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se marrëveshja ekonomike midis këtyre dy vendeve do ta bëj si edhe Ballkanin dhe botën, më të sigurta.

“Duke e bërë këtë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, tha Trump.



“Guximi i jashtëzakonshëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë i nevojshëm për t’i nisur këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington, për t’i finalizuar detyrimet”, nënvizoi Trump.

LEXO EDHE:  “Anëtarët e BE po ndryshojnë qëndrim”/ Presidenti i PE jep lajmin e mirë për integrimin

LEXO EDHE:  Përgjimet e politikanëve në Maqedoni/ Kryeson ish-deputetja Ermira Mehmeti

 

LEXO TE PLOTE