LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbretëria e Bashkuar heq rrjetin 5 G nga Huawei/ Reagon ambasadori kinez: "Zhgënjyes dhe i gabuar"

15 Korrik 2020, 11:41, Tech CNA
Mbretëria e Bashkuar heq rrjetin 5 G nga Huawei/ Reagon ambasadori kinez:

Ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar e ka quajtur vendimin e Britanisë për të ndaluar gjigantin e telekomunikacionit Huawei nga rrjeti i tij 5G “zhgënjyes dhe i gabuar”. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka urdhëruar kompanitë të zhveshin pajisjet nga Huawei jashtë sistemit deri në vitin 2027.

Në përgjigje të ndalimit të rrjetit 5G, ambasadori kinez Liu Xiaoming diskutoi nëse Britania e Madhe mund të sigurojë një mjedis biznesi “të drejtë” për firmat e huaja. “Vendim zhgënjyes dhe i gabuar i Mbretërisë së Bashkuar për Huawei,” shkroi ai në tweeter.

“Është vënë në dyshim nëse Britania e Madhe mund të sigurojë një mjedis të hapur, të drejtë dhe jo-diskriminues të biznesit për kompani nga vendet e tjera.”

Ai ndjek sanksionet e vendosura nga SH.B.A., e cila pretendon se firma kineze paraqet një kërcënim të sigurisë kombëtare – diçka që Huawei mohon.

Presidenti amerikan Trump përshëndeti vendimin në Mbretërinë e Bashkuar, duke e quajtur Huawei “të pasigurt”.

?Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, por është i duhuri për rrjetet e telekomit në Mbretërinë e Bashkuar, për sigurinë tonë kombëtare dhe ekonominë tonë, si tani, ashtu edhe në planin afatgjatë?, citohet të ketë thënë Sekretari Dixhital, Oliver Dowden.

Për shkak se sanksionet amerikane prekin vetëm pajisjet e ardhshme, qeveria nuk beson se ekziston një justifikim i sigurisë për heqjen e pajisjeve 2G, 3G dhe 4G të furnizuar nga Huawei./ CNA.al

Lajmet e fundit nga