LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ironizon Balla/ Meta mund t’i lirojë vendin Bashës, po ranë dakord do e drejtojë ai opozitën

15 Korrik 2020, 21:29, Politikë CNA
Ironizon Balla/ Meta mund t’i lirojë vendin Bashës, po ranë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka ironizuar kryetarin e Republikës së Re Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta, pas takimit që zhvilluan sot këta dy të fundit.

Balla deklaroi se Basha e ka si shtëpinë e vet Presidencën. Socialisti vijoi ironinë duke thënë se në të ardhmen Meta mund të marrë drejtimin e Opozitës së Bashkuar dhe Basha të Presidencës.

?Se di si e ka pritur zotin Basha. Presidenca është një prej selive të opozitës dhe zoti Basha shkon si në shtëpinë e vetë aty. Nuk shoh ndonjë problem atje. Madje Ilir Meta mund t?i lirojë dhe vendin, meqenëse nëse do bien dakord se kush do të jetë kryetar i Opozitës së Bashkuar?, tha Balla në emisionin “Real Story”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga