Connect with Us

Haberet e Mitros/ Biseda me Nishanin dhe “këshilla” nga Koço Devole

Satire Politike

Haberet e Mitros/ Biseda me Nishanin dhe “këshilla” nga Koço Devole

Publikuar

-

Haberet e Mitros/ Biseda me Nishanin dhe “këshilla” nga Koço Devole

Nga Mitro Çela

DEKORATA?!

Në të dalë të marsit 2018, takova Remzi Lanin.

Ai:-Ke marre ndonjë dekoratë?

Unë:-Për së gjalli-jo. Do marr kur të shkoj tek të shumtët!

Ai-E rëndë! Fola me Presidentin Nishani. I thashë tre emra. Hamit Boriçi. Virgjil Kule. Mitro Çela. Kur dëgjoi emtin tënd Presidenti tha një fjalë: letrat!

-Mos më ndill vdekjen Remzi!

-Jo dhe jo. Nesër dua një CV.

Një javë rrjesht Remziu mu bë rrodhe. U dorëxova dhe i nisa bëmat e jetës. I thashë Filipit:

-Kam një haber: Do bëhem : “Mjeshtër i Madh i Punës”

LEXO EDHE:  Presidenti Nishani vizitë në Komunën e Tuzit

-Mitro xhani! Nuk të mjafton kurora që të vuri prifti në pleqëri, dashke edhe dekoratë?!

I tregova Koço Devoles.

-Kur mora unë, Koço Devole dekoratën, i thashë Presidentit Nishani:

-Do vijë një ditë, që do ketë aqë shumë Mjeshtra të Mëdhej, sa nuk do gjënden Mjeshtra të Vegjël! Kupton, mo?!

Nuk besoja që Presidenti ta harrojë porosinë e Koço Devoles.
I doli llafi?! Nuk më dha dekoratë!

Qelepir. Më lezet i gjallë pa dekoratë; se sa në Shish Tufinë i dekuruar?!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Satire Politike

“Një ditë më mori në telefon Dritëro Agolli”/ Mitro Çela rrëfen historinë e panjohur

Publikuar

-

Nga

A mundet SHBA-ja të shkatërrojë njëkohësisht Rusinë dhe Kinën, pa armë bërthamore?

ESENINI – POEZI DHE GRA

Tre vjet në Berat. 1979-‘82. Gazetar i “ZP”. Një ditë më mori në telefon Dritëro Agolli:
…Allo!…Do vimë
nesër në Berat me Niko Nikollën. Kemi ca punë. Ti ke një detyrë të lartë shumë:
-Duam të shohim një fshat të Beratit.
Mora në telefon Vasil Kustën, kryetar i kooperativës në Lapardha.
-Ngjarje e madhe! -, tha kryetari.-Do shkojmë në Balibardhë! Fshat i bukur, siç e do Dritërojë. Do bëjmë konak tek mësuesi i letërsisë. Ai bën edhe vjersha.
Me Dritëronë kishim punuar së bashku dy vjet në gazetë. Me Niko Nikollën ishim komshinj.
Të dy miqtë mbritën në Berat. Nga pasditja u nisëm. Në Lapardha na priste kryetari. Mbritëm në fshat. Mësuesi sa ishte martuar. Kishte një shtëpi mes pemëve.
Zumë vend rreth tavolinës. Në mes një gjel deti i pjekur për merak në furrë. Raki. Turshi. Gjizë. Djathë. Qep. Hudhra.
-Një shëndet për zotin e shtëpisë,-tha Niko.-Rakinë e paske ballë kazani.
Nisi humori. I hollë. Tha Dritëroi:
-Poeti duhet të ketë një drasë mangut…
-Dy drasa, – tha Niko.- Me një drasë mangut bën bejte. Si “Ky kanal i Myzeqesë”?!Poeti i vërtetë duhet të jetë në prag të marrëzisë. Të pijë. Të bëhet thumb…Kështu i vjen muza?!
Dritëroi nisi të recitoi :

Trandafila kam parë plotë\
Po veç një unë njoh mbi dhe\
S’krahësohet gjë në botë\
Me të shtrenjtën\ Shagane.

-E ka bërë Esenini. Poeti lirik më i madh i Rusisë. Dy vitet e fundit pinte drogë. Vodka pa doganë. Kishte stres. Makthe. Pikërisht në këto kohë shkroi poezitë më të bukura!-Tha-Dritëroi.Kemi edhe ne Esenin tonë: Lasgush Poradeci!
-Më erdhi një ditë Lasgushi në zyrë.-Tha Dritëroi.- Dua një sahat tavoline.
-Pse?
-E kisha një. Më humbi! E mbaja në xhep. Vija zilen dhe shihja orën.
-Pas një viti shkuam në Pogradec me Sadien. Në mbrëmje u ulëm tek turizmi i vjetër. Para nesh kaloi një burrë i vjetër. Për dore- një kone. U dëgjua një zile. Burri ndaloi. Nxorri sahatin nga xhepi dhe tha:
-Pusho moj e flamosur?!
-Është Lasgush Poradeci, i thashë Sadies!
-Sillej si i marrë. Por si Lasgushi, kombet, lindin një herë në 100 vjet!-Tha Niko Nikolla.-
Fletëm në shtëpi e mësuesit. Në mëngjes, duke pirë kafe turke, Dritëroi nisi të tregoi për Eseninin:
-Lindi në katund. Si unë në Devoll. E edukoi gjyshi. 9 vjeç botoi poezinë e parë. I varfër, 15 vjeç shkoi në Shën Petërsburg. Punonte korektor në gazetë. Në vitin 1913, u regjistrua si i jashtëm në universitet. Po atë vit u martua. Bëri një djalë. Baba-fëmijë: -17 vjeç!
-Në vitin 1916 botoi librin e parë me poezi. Brënda javës u bë poeti më i famshëm i Rusisë.
-Po atë vit u bë dishepull i Leninit. Por një vit më vonë bëri një panflet:”Tetori i ashpër-më zhgënjeu?!”
-Esenini u martua me pesë gra. Bëri katër fëmijë. Por ishte bioseks: kishte edhe një djalë të dashur.
-Nga gratë më e famëshme ishte: Isadora Dunkan.
-Kishte lindur në Amerikë. Kishte dy fëmijë. U bë balerinë. U bë aqë e njohur sa quhet:”Nëna e baletit modern”.
Kërceu në San Fransisko. Në Berlin. Në Londër. Shkoi në Paris në vitin 1917. Bashkë me fëmijët. Një aksident me makinë dhe fëmijët u mbytën në Senë?!
-Tragjedi. U marros. U sëmur. U trishtua. Harroi baletin?!
-Në atë mot, vëllai i balerinës jetonte në Korfuz. E ftoi Isadorën. Ajo pranoi.
-Në një reportazh, ajo shkruan:”Kam jetuar dy muaj edhe në Santa Quaranta(Sarandë). Plazhe të virgjëra. Njerëzit të dashur. “
-Ishte “dashuruar” me Leninin. Në vitin 1921 shkoi në Moskë. Hapi një shkollë baleti.
-U njoh me Eseninin. U dashurua. U martuan. Shkuan bashkë në Amerikë. Ajo kërcente. Ai recitonte poezitë e tij. Shtype amerikan e akuzoi: “Isadora! Ti je revolucionare”. Ajo u përgjigj:”Të gjithë artistët janë me Leninin!”
-Qeveria amerikane e përzuri. E ndaloi të kthehej për gjithmonë në Amerikë.
-U kthyen në Moskë. Pas një viti u nda me Eseninin.
-Isabela pati një fund tragjik. La Moskën dhe shkoi në Paris. Njohu një djalë. Ai kishte një makinë sportive: Bugati. E hapur.
-Një ditë hipi në makinë. Qëndroi në këmbë. Rreth qafës mbante një shall mëndafshi. U nis makina. Shalli u kap tek një nga rrotat e makinës…Dhe Isabela u mbyt! Pas vdekjes së fëmijëve, ajo e kërkonte vdekjen?!

LEXO EDHE:  Nxorri popullin në shesh/ Nishani zbulon se çfarë do të bënte në vend të Metës

LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/MË SHPËTOI NGA POLICIA FACEBOOK?!

-Mitro! Na zuri dreka! Një herë tjetër flasim për Eseninin!
U ktheva në zyrë. Hodha në bllok tregimin e Dritëroit. Vjershën e gjeta: ishte përkthyer në shqip!
Në shkurt të vitit 1992, shkuam në Paris. Do bënim marveshje mes “Lë Figaro” dhe gazetës “RD” . Në delegacion ishte Berisha kryetar i Partisë Demokratike. Unë si kryeredaktor. Zëvëndësi im Filip Çakuli etj.
Sipas programit, kishim mëngjes pune me Ismail Kadarenë.
U ulëm në një restorant të njohur. Në një moment. Klientët u ngritën në këmbë duke thënë:
-Erdhi Mishel Platini!
-Sot Platinia adhurohet më shumë se artistët e kinemasë,-tha kamarieri.-
Pasi folëm për politikën dhe u largua Doktori, Kadareja më pyeti:
-Jam marrë me një esse për Lasgush Poradecin. E ke takuar?
-Disa vite më parë isha në Pogradec me Teodor Kekon. E përshëndetë kur shëtiste me konen! Kaq!
-Unë me Helenën i shkonim në shtëpi. Veç Helenës, në shtëpi hynte një femër tjetër: Ana Luka. Shkodrane. Martuar në Pogradec. Femër e rrallë. Shumër zgjuar. I vdiq burri. Para se të shkonte në Shkodër ka marrë “thesare” nga bisedat me poetin?!
-Një pasdite Lasgushi më tha se po përkthente disa poezi nga Esenini. Të pëlqen? -Më pyeti poeti?
-E adhuroj! Po ti Mitro e lexon Eseninin?
-Pak. Më ka folur Dritëroi.
-Esenini lindi në vitin 1895. Kur mbushi 21 vjeç botoi librin e parë. Vdiq në vitin 1925. Për 9 vjet, ka botuar 23 libra.
-Librat e tij, në fillim i ndaloi Buharini. Pastaj Stalini. Nuk u dha “jetë” as Hrushovi.
-Por poezia nuk “burgoset”. Unë isha student në Moskë. Nuk gjeje libra të Eseninit. Por njerëzit i kopjonin me dorë. I shtypnin ne shaptillograf. Benin tekse këngësh. Poezija e Eseninit është përkthyer në shumë gjuhë të botës.
-Po vdekja e Eseninit? 20 dhjetor 1925. Esenini ishte në Shën Petërsburg. Fjeti në hotel. Në mëngjes e gjetën të vdekur. Kishte prerë damarë. Me gjak shkroi një nga poezitë e tij më të bukura:
“Lamtumirë mik u im, lamtumirë \pa fjalë e lot!
Vetullat t’i ngrysesh, s’ke përse.\
Vdekja s’është gjë e re në botë.\
As të rrosh nuk është gjë e re.

-Në ato vite, mes studentëve, thuhej: Esenin e ka vrarë policia sekrete!

Shënim:
Në karantinë “gërmova” në internet.
Gruaja e dytë Zinaida Reich. Me Esenin u martua në vitin 1917. Bënë dy fëmijë.
Tatjana -shkrimtare e njohur.( 1918-92)
Djali-Kostandini gazetar .(1920-92)
Çifti i nda në vitin 1921.
Zinaida u martua me Mayerhord. Aktor. Drejtor teatri. Reformator. Babai i simbolizmit.
Zinaida u bë aktore simbol. Por në vitin 1939 ajo tha në publik:”Në se Stalini nuk e njeh artin, le të pyesi burrin tim?!”
Për ta “pyetur” Berja-shef i policisë sekrete-e arrestoi. E torturoi. E pushkatoi ne vitin 1940.
Zinaida kishte një apartament në Moskë. Një natë çoi fëmijët tek tezja. U kthye. Hyri në shtëpi.
Pas saj dy burra. E goditën me 17 thika. Kudo. Edhe në sy. Vdiq.
E varrosën në krah të Eseninit.
Shtëpinë ja mori shoferi i Berjas.
Një nga të dashurat e Eseninit, ishte Galina Belishadovskaja.
Vrau veten mbi varrin e Eseninit. Një vit pas vdekjes së tij.
I dashuri Anatoli Marvien një vit pas vdekjes se poetit, shkroi një panflet: “Dyshoj për vetëvrasje. Besoj në vrasje?!” U zhduk…Normale?!
Me poeten Volpin, lindën një djalë :Aleks Esenin. U arratis në amerikë. Desident. U bë fizikant i njohur. Hrushovi nuk e qasi në Moskë. Më von u kthye në Bashkimin Sovjetik. Vdiq në Moskë më 1986.

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Foto-lajm/ Gramoz Ruçi “bekon” dashurinë Rama-Meta

Publikuar

-

Nga

Mesa duket presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama i janë rikthyer “dashurisë” mes tyre.

Sikurse shikohet në foton më poshtë, takimi i tyre është shumë miqësor dhe të dy janë mjaft të buzëqeshur.

Fotoja më poshtë flet shumë dhe duket se dashuria jo vetëm është rikthyer, por ka edhe bekimin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/MË SHPËTOI NGA POLICIA FACEBOOK?!

LEXO EDHE:  Presidenti Nishani vizitë në Komunën e Tuzit

Kujtojmë këtu se Rama dhe Meta kanë një “dashuri” tepër komplekse, ndahen kur iu do puna dhe bashkohen sërish, po kur iu do puna.

Rama dhe Meta ndahen ndonjëherë për mospërputhje karakteresh, por “dashuria” e tyre rikthehet sërish pavarësisht ndërhyrjeve të jashtme nga faktorë si Lulzim Basha, që duan ti zënë vendin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Foto-Deputeti më “trendy” që tërhoqi vëmendjen në parlament/ “Surprizon” me look-un e ri  

Publikuar

-

Nga

Deputeti opozitar Selami Jenisheri ka tërhequr sot vëmendjen në parlament, me ndryshimin që ka bërë në look-un e tij.

Në seancën e sotme parlamentare, ai është shfaqur me flokët të lyera në formë kapelon dhe baluket me vijë në mes.

Në momentin e marrjes së mandatin rreth një vit më parë, Jenisheri u shfaq në publik, me flokët e thinjura dhe pak më tradicional.

LEXO EDHE:  Presidenti Nishani me master fallco

LEXO EDHE:  “Ishte e vështirë”/ Koço Devole tregon se si e bëri për të qarë Elvana Gjatën

Por mesa duket deputeti ka vendosur që sot të “surprizojë” me look-un e ri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE