Connect with Us

E BUJSHME/ Klubi shqiptar bën goditjen e madhe, Lorik Cana bind Pandevin

Sport

E BUJSHME/ Klubi shqiptar bën goditjen e madhe, Lorik Cana bind Pandevin

Publikuar

-

Shkëndija e Tetovës ka bërë goditjen e merkatos së verës, teksa ka arritur marrëveshjen për afrimin e sulmuesit Ljupçe Doriev. Ky i fundit është një nga lojtarët më të mirë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ku ka shkëlqyer me Akademija Pandev këtë sezon. Shkëndija e donte me çdo kushte lojtarin dhe tani thuhet se është arritur marrëveshja mes palëve.

Sipas “sportmedia.mk”, për bërë të mundur kalimin e sulmuesit të majtë te Shkëndija, ka punuar edhe Lorik Cana, i cili duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira që ka me Goran Pandev, ka folur dhe e ka bindur që Doriev të kalojë te ekipi tetovar.

Ljupce-Doriev

24-vjeçari i cili është edhe pjesë e Maqedonisë së Veriut, do të jetë pjesë e Shkëndijës nga sezoni i ardhshëm, me zyrtarizimin që pritet të vijë shumë shpejt.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Video/ “Tërmet” 8 ballë, Bajerni shkërmoq Shalken

Publikuar

-

Nga

Bajern Mynih e ka nisur në mënyrën më të mirë Bundesligën e këtij edicioni, për të cilën mund të themi që tani se pritet të shkojë për herë të nëntë radhazi në “Allianz Arena”. Të paktën kështu tregon rezultati i ndeshjes së sotme ndaj Shalke 04, të cilën “makineria” e Flik arriti ta fitojë me shifrat “tmerruese”, 8-0.

Numri tetë është i preferuari i Bajernit mesa duket (edhe Barça tetë pësoi), teksa spektakël dhuroi Serxh Gnabri, i cili mori topin e sfidës me vete sonte sepse arriti të shënojë një tripletë. Nuk mund të mungonte as firma e Levandovskit (dy asiste, njërin me finte) në këtë sfidë, me polakun, që ktheu në gol një penallti të fituar nga ai vetë. Shënoi edhe Goretzka e Tomas Myler.

Në fakt kishte gola për të gjithë sepse rrjetën e fundit të sfidës e shënoi Jamal Musiala (17 vjeç e 205 ditë, shënuesi më i ri i historisë së Bajernit në histori), i cili u shërbye nga Levandovski. Debutim perfekt për Leroi Sane, i cili ishte aktiv në çdo aksion të Bajernit dhe arriti edhe të gjejë rrugën e rrjetës në të 71-tën për të çuar shifrat në 7-0. Më parë ylli gjerman pati asistuar dy herë për Gnabrin. Shalke? Dërgoi vetëm një top në kuadratin e Nojer.



Bundesliga, Java 1

Bajern Mynih-Shalke 8-0
Shënues: Gnabri 4’ 47’ 59’, Goretzka 19’, Levandovski (p) 31’, Myler 69’, Sane 71’, Musiala 81’

GOLAT E NDESHJES

LEXO TE PLOTE

Sport

Video/ Mbrojtësi i Kombëtares i pafat, realizon autogol

Publikuar

-

Nga

PAOK barazoi ditën e sotme ndaj Atromitos me shifrat 1-1, teksa protagonist negativ ishte mbrojtësi i kombëtares sonë, Enea Mihaj. Ndeshjen e dominoi të gjithën PAOK. Vendasit gjetën golin e avantazhit në minutën e 57-të dhe vazhduan të krijojnë volum, por goli i sigurisë nuk erdhi.

Në minutën e 77-të Atromitos arrin të gjejë golin e barazimit nga një aksion pa shumë pretendime nga krahu i djathtë i sulmit. Sulmuesi mik pason në zonën e vogël të portierit dhe sferën e devijon “fatkeqi” Mihaj, duke e dërguar në portën e skuadrës së tij.



Ka keqardhje të madhe nga ana e mbrojtësit, por asgjë s’mund të ç’bëhet. PAOK këmbëngul për të rigjetur avantazhin, por nuk mundet dhe Atromitos merr një pikë me shumë vlera falë “dhuratës” së Mihajt, të cilit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të marrë veten dhe të rikthehet më i fortë.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Rroca prezantohet te skuadra e re, shikoni çfarë shkruan mesfushori

Publikuar

-

Nga

Eduart Rroca ka lënë Kukësin pas një sezoni e gjysëm dhe është bashkuar me Istanbulspor në ligën e dytë për nga rëndësia në Turqi. Fantazisti luajti ditën e djeshme ndeshjen e fundit me Kukësin pikërisht ndaj Volfsburg dhe menjëherë është nisur drejt Stambollit, ku është prezantuar pasditën e sotme në klubin e ri.

Nuk mund të mungonin as falenderimet për Kukësin nga mesfushori, i cili u largua i lirë nga verilindorët, që vendosën t’i ndërprisnin kontratën gjashtë muaj para përfundimit të saj. 27-vjeçari ka mirenjohje për tifozët, stafin dhe veçanërisht presidentin Gjici.

Postimi i Rrocës në “Instagram”:

Momente te tilla jane gjithmone te veshtira, por duhet te gjesh menyren e duhur per tu shprehur. Nga dita e sotme eshte mbyllur aventura ime me Kukesin per nje eksperience me te mire ne aspektin personal. Ne kte moment kam vetem falenderime per te gjithe. Per tifozet tane, qe na kane mbeshtetur kudo edhe pse nuk kemi luajtur ne shtepine tone.



Falenderime per gjithe stafet teknike qe kam punuar këto 1 vit e gjysme, per te gjithe shoket qe kam pasur ne ekip dhe per te gjithe pjesetaret e klubit, ne vecanti per presidentin Safet Gjicin per mirekuptimin. Faleminderit te gjitheve dhe ju uroj vetem suksese! Me respekt, Eduart Rroca.

LEXO TE PLOTE