Kronika
Detaje nga vrasja në Gjirokastër/ 35-vjeçari u gjet i shtrirë në tokë, dyshimet e para

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen në Gjirokastër, ku mbeti viktimë një person.
Dyshohet se i riu Gjergji Hasan Ajmasi është qëlluar me sende të forta në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Blutë bëjnë me dije se janë informuar me janë të një telefonate nga qytetarët për 35-vjeçarin që i përket komunitetit rom, i cili është gjetur pa shenja jete.
Raportohet se mjekët kanë konstatuar shenja dhune në kokë, konkretisht në zonën e ballit.
“Rreth orës 21: 00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Zinxhira”, ndodhet një person i shtrirë në tokë. Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe shërbimet spitalore dhe transportuan këtë shtetas për në spital, ku gjatë rrugës ka humbur jetën.
Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën quhet Gj. A., rreth 35 vjeç, dhe nga kqyrja paraprake e bërë nga mjekët, dyshohet të jetë goditur me sende të forta.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas në ambientet e Policisë që mund të kenë djeni për ngjarjen”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Blindohet Nënë Tereza/ Dritan Dajti niset me urgjencë në spital
Dritan Dajti është nisur me urgjencë në spitalin Nënë Tereza. Nën masa të rrepta sigurie, mësohet se Dajti është dërguar në spital ndërkohë që nga...

I infektuar me Covid/ Pedagogu në gjendje të rëndë psikologjike, hidhet nga kati i shtatë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan ku pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka tentuar që ti japë fund jetës duke u...