Connect with Us

Denoncimi i “Stop”/ Gabimi për emrin në Gjendjen Civile i kushtoi qytetarit 2.5 milionë lekë

Denoncim

Denoncimi i “Stop”/ Gabimi për emrin në Gjendjen Civile i kushtoi qytetarit 2.5 milionë lekë

Publikuar

-

Denoncimi i "Stop"/ Gabimi për emrin në Gjendjen Civile i kushtoi qytetarit 2.5 milionë Lekë

Të shumta kanë qenë rastet kur emisioni “Stop” në Tv Klan ka denoncuar gabimet dhe pasaktësisë e bëra nga në zyrat e gjendjes civile, që në fakt u kanë shkaktuar probleme qytetarëve.

“Stop” ka trajtuar sërish një rast të tillë. Në Fratar të Mallakastrës, Fatmir Taraj na tregon se për shkak të gabimeve në Gjendjen Civile, familja e tij është e ndarë në dy shtete. Fatmiri është martuar me një shtetase greke të quajtur Nikoletta Kountouri. Pasi sollën në jetë fëmijën e parë jashtë martese, shkuan tek noteri Agron Hasanbashaj për të bërë njohjen e fëmijës.

Më pas iu drejtuan zyrës së Gjendjes Civile Fratar për të bërë regjistrimin e fëmijës, por pas disa kohësh zbuluan se ishte bërë gabim emri dhe mbiemri i bashkëshortes si dhe shtetësia e vajzave, në greke nga shqiptare. Në këto kushte, Fatmiri iu drejtua Gjykatës Administrative së Vlorës dhe me vendim të saj, punonjësi i gjendjes civile,Ylli Pashaj korrigjoi gabimin e emrit dhe mbiemrit, por jo shtetësinë. Vetëm për një shkronjë gabim në emër, Fatmir Taraj u detyrua të paguante 2.5 milionë Lekë të vjetra procedura gjyqësore.

Fatmir Taraj: Në vitin 2009 unë jam martuar me shtetasen greke Nikoletta Kountouri. Pasi lindi dhe fëmija i parë, e kishim jashtë martese dhe bëmë një deklarim noterial tek noteri Agron Hasanbashaj. Zotëria në fjalë më ka bërë gabim drejtshkrimor nga me 2 tt që e ka bashkëshortja, e ka bërë me 1 dhe nga Kountouri e ka bërë Koundouri. Dhe si rrjedhojë u regjistrua dhe vajza e parë dhe vajza e dytë po me të njëjtat probleme.

Për këtë arsye ju drejtova Gjykatës Administrative Shkallës së Parë Vlorë. Dhe më dha të drejtë që të ndryshonte emër mbiemër të bashkëshortes dhe emër mbiemër dhe te regjistrimi i fëmijëve. Me këtë vendim gjykate të formës së prerë i drejtohem z.Ylli Pashaj, nënpunës i Gjendjes Civile, për korrigjim. Dhe tani më del problemi tjetër që zotëria në fjalë më ka bërë dhe shtetësinë e fëmijëve greke, gjë kjo që mund të më shkojë me gjykatë përsëri.

Dhe nga momenti që shkoj për të aplikuar për pasaportën e fëmijëve, mua më rezulton që nuk nxjerr dot pasaportë për fëmijët këtu në Shqipëri, sepse nuk janë të regjistruar, janë të regjistruar me shtetësi greke. Në Greqi nuk i kaloj dot në pikat kufitare, kam folur me doganën e Kakavijes dhe më kanë thënë që duhet nxjerrë me patjetër pasaportë që të kenë mjet identifikimi për të kaluar pikat kufitare. Dhe unë i bie tani që të bëj dy herë gjyq. Gjyqi i parë ka shkuar 2 milionë e gjysmë Lekë. Tani çfarë taksiratesh kam unë të bredh përsëri me gjyqe dhe me shpenzime.

Specialisti i Gjendjes Civile i tha gazetares së “Stop” se me vendim gjykate u rregullua emri dhe mbiemri i bashkëshortes, por u la gabim nënshtetësia e fëmijëve.

Specialisti Ylli Pashaj: Me vendim gjykate u rregullua emri dhe mbiemri. Tani u bë gabim nënshtetësia e fëmijëve. Do korrigjohet. U bë nga noteri përshkrimi gabim.

Gazetarja e emisionit komunikoi me noterin Agron Hasanbashaj, i cili ia kaloi fajin përkthyeses.

Noteri Agron Hasanbashaj: Po unë nuk jam përkthyes, të lutem! Unë jam noter dhe e kam noterizuar atë çfarë ka përkthyer përkthyesja. Ne firmosim, por vërtetojmë nënshkrimin e firmës së përkthyesit. Tani, përderisa nuk është parë me atë sy, do të thotë që s’ka shku mendja! Duhet të flasim me përkthyesen.

LEXO EDHE:  Denoncimi i Stop/ Taksistët përdorin ende “ligjin e xhunglës” (video)

Nga ana tjetër, përkthyesja Rovena Marku shprehet se përkthyesit nuk kanë një praktikë të unifikuar për këto raste, prandaj dhe bëhen shumë gabime të tilla.

Përkthyesja Rovena Marku: Zakonisht, për ne përkthyesit, nuk ka një praktikë të unifikuar të shtetit shqiptar, si të bëhet përkthimi i emrave. Zakonisht, ne në përkthim, na sjellin certifikata martese nga shteti grek në dy variantet;

Në qoftë se më ka ardh akti i latinizuar, është gabimi im. Nuk është vetëm ky, ne kemi patur shumë problem si përkthyes. E para ka qenë me toponimet. Problemi tjetër ka qenë, sepse me emrat e përveçëm në shqip, i shkruajmë të shqipëruar dhe kjo bëhet në bazë të rregullave të drejtshkrimit, që ka gjuha shqipe, të miratuar nga kongresi i ‘72-it.

Për shembull, në qoftë se unë kam një emër, Haralambu, unë në shqip do ta shkruaj Harallamb. I latinizuar ai shkruhet Charalambous. Agjelos; shqip e shkruajmë “ngj”, ndërsa në greqisht kjo shkruhet me 2 g(gg).Zotëria nuk e donte Angjelos në shqip, por e donte me 2 g(gg). Çfarë të bëj unë tani si përkthyese? Se detyrohem e bëj si e do klienti.

Për shkak se neve na mungon një praktikë e unifikuar, që ta marrë nga Ministria përkatëse, nuk kemi një ligj, një VKM, një rregullore, që ne si përkthyes, të kemi një detyrim ligjor, apo të kemi një orientim. Dhe zakonisht në raste të tilla, ne i referohemi palëve dhe i themi si e do ti, ta shkruajmë emrin. Po ai nuk e pa aktin, kur e mori, në qoftë se e kam bërë unë gabim?

Gazetarja: E ka parë me mirëbesim.

Përkthyesja Rovena Marku: I kërkoj shumë ndjesë, në qoftë se ka qenë faji im!

Gazetarja: Ndjesa jote, ndjesa e noterit, ndjesa e punonjësit të Gjendjes Civile, zotërisë i shkoi 2 milionë e gjysmë.

Përkthyesja Rovena Marku: Pse kaq shumë?

Gazetarja: Duhet të pyetet avokati që njihet me çështjen 500 Euro, mbrojtja, vazhdimi i gjyqit, deri në përfundim.

Syri Malaj, përgjegjës në Drejtorinë e Gjendjes Civile Mallakastër, thotë se qytetari duhet t’i drejtojë shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Ambasadës Greke, që kjo e fundit ta pajisë me një leje kalimi. Më pas vajzat mund të marrin pasaportë greke, ose shtetësi shqiptare me dekret Presidenti.

Përgjegjësi Syri Malaj: Në rastin konkret, kur fëmijët e këtij zotërisë, kanë marrë shtetësinë greke, duhet të prodhojnë pasaporta në shtetin grek, se nuk ka zgjidhje nga ana jonë problemi! Ai zotëria të paraqitet pranë zyrës tonë, apo pranë Drejtorisë së Përgjithshme, për të sugjeruar zgjidhjen e problemit të tij. Të paraqitet në Konsullatën apo Ambasadën Greke, ta vërë në dijeni për problemin, se nuk më prodhohet pasaportë këtu, ku fëmijët e mi me nënshtetësi greke, ndoshta i japin letër, ndoshta i krijojnë një mundësi, që fëmijët të kalojnë matanë në shtetin grek dhe atje le të procedojë, për të marrë pasaportë greke. Shtetësia merret dhe lëshohet me dekret Presidenti.

Së bashku me gazetaren e Stop, qytetari Fatmir Taraj ju drejtua zyrës së përgjithshme të Gjendjes Civile pranë Ministrisë së Brendshme dhe më pas institucionit të Presidentit të Republikës për të zgjidhur problemin. Pas disa kohësh, çështja u rregullua dhe vajzat e Fatmirit fituan shtetësinë shqiptare./ tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Sandër Lleshaj, “kapteri” me limuzinë

Publikuar

-

Nga

The scandal with the 100 million car/ Sander Lleshaj cannot put in his pocket the luxurious BMW

Erdhi si ministër i Brendshëm me imazhin e gjeneralit, dorëzoi edhe gradat e tij. Por Sandër Lleshaj duket se tashmë është kthyer në “kapterrin” publik me limuzinë. Megjithëse makina e tij është një BMW luksoze, të cilën nuk e ka as kryeministri dhe asnjë ministër tjetër në Shqipëri.

Makina me targa Gjermane, te Policia e Shtetit

Një mjet që i duhej “kapterr Lleshit” për të shitur mend, apo për t’u rehatuar kohët e fundit të pushtetit të tij, si ministër.

Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

Njeriu i skandaleve, i një pasurie të dyshimtë dhe të fshehur në Gjirin e Lalzit. Një vilë e padeklaruar, që nuk është në emrin e tij.

Bëhet ministër i Brendshëm dhe mbyt qytetarët me gaz lotsjellës. Më pas disa skandale përfshijnë Ministrinë e Brendshme. Që nga emërimet në Policinë e Shtetit, tenderat e zhvilluara dhe së fundi një mjet me një vlerë 100 milionëshe blihet me një formulë ekstraligjore, sillet në Shqipëri me targa gjermane.

Një mjet i blerë për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin, që tashmë shëtit në Tiranë me targa falso, pa siguracion dhe në të “shtrihet” Sandër Lleshaj, “kapterri” në krye të Ministrisë së Brendshme, që udhëheq Policinë e Shtetit dhe strukturat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare.

Lleshaj me makinën luksoze para parlamentit

Përgjegjësi për rendin dhe sigurinë duhej të kishte mjetin e tij luksoz për strategjitë politike të institucionit. Dhe tani është fshehur pas “gishtit”.

LEXO EDHE:  “Fiks-Fare” paralajmëron skandalin e Ministrisë së Arsimit dhe të Infrastrukturës

LEXO EDHE:  Emri/Arrestohet pronari i restorantit në Shirokë

Ai makinën nuk e fut do në xhep, as qeveria nuk mund të fshehë skandalin, tentoi që të shmangë përgjigjet zyrtare, duke fshehur dokumentat.

Policia e Shtetit nuk i përgjigjet të dhënave që kërkohen në lidhje me mjetin. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor gënjen publikisht, duke thënë se nuk jep të dhëna private.

Në fakt Sandër Lleshaj, “kapterri” në krye të Ministrisë së Brendshme, nuk mund ta fshehë dot mjetin e tij.

Ne e kemi paralajmëruar disa herë. Ai skandal nuk ka për t’u fshehur dhe nuk ka për t’u ndalur, deri ditën e fundit dhe çdo lloj justifikimi që do të përdorë, thjeshtë dhe vetëm do të thellojë më tej skandalin e “kapterrit” Lleshaj, me limuzinë./ CNA.al

SKANDALI/ DPSHTRR fshehu të dhënat për BMW-në e Lleshajt

Makina luksoze/ Qeveria kërkon të fshehë skandalin e Sandër Lleshajt



Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?

“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze

Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali-Arrestohen në flagrancë tatimorët/ Policia fsheh ngjarjen

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit mbrëmjen e djeshme në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 4 punonjës të Tatimeve, por lajmi nuk ëshrë bërë public për mediat.

Sipas denoncuesit, arsyeja pse po fshihet lajmi është se kanë frikë se hetimet do të arrijnë deri lart në krye të drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.



“Pershendetje doktor te uroj shendet.Doja tju tregoja nepermjet jush te gjithe shqipetareve se si po behet cdo gje per te mbyllur nje skandal te madh ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve.Jane arrestuar Dorjan Flamuraj, Klodian Islami, Erion Trungu, Elis Tushe me para ne xhep e flagrance te gjithe banda gjobevenese e Tatimeve me ne krye kapobanden e famshme Romeo Shehun e Dritan Boci po bllokohet dalja e lajmit ne media se kane hall qe hetimet do arrijne deri lart ne krye te drejtorise. Arrestimi eshte bere dje ne darke ne rrugen e Barrikadave te ne nje bar kafe tek Galeria”-thuhet në denoncim.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Video-Skandali në Zyrat Arsimore në Peshkopi/ Mësuesi qëndron në Londër por vijon të paguhet

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Stop” në Tv Klan këtë të mërkure është ndalur në Peshkopi pas shumë problemesh të raportuara që lidhen me Zyrën Arsimore dhe drejtuesen e këtij institucioni, Brikena Dani.

“Stop” pas një investigimi të bërë ka zbuluar disa problematika për emërimet që janë bërë në këtë zyrë arsimore, por dhe për drejtuesit e shkollave në këtë rreth.



Brikena Dani nga ana tjetër rezulton se është komanduar në krye të ZA Dibër, edhe pse nuk plotëson kriteret, pasi është diplomuar për gjuhë-letërsi me sistemin part-time. Edhe pse vijon detyrën në kundërshtim me ligjin, Dani ka lënë pa punë dhe 300 mësues, pasi u ka ndërprerë kontratat.

LEXO EDHE:  “Vit i bollshëm për ‘bimën’ e partisë”/ Shefi i komisaritit merr në mbrojtje bandat

LEXO EDHE:  Aksioni kundër informalitetit/ 50 mijë lekë të reja gjobë për një gabim njerëzor

LEXO TE PLOTE