Connect with Us

Denoncimi/ Dy punjonjës të rektoratit në Universitetin e Tiranës me Covid-19

Denoncim

Denoncimi/ Dy punjonjës të rektoratit në Universitetin e Tiranës me Covid-19

Publikuar

-

Denoncimi/ Dy punjonjës të rektoratit në Universitetin e Tiranës me Covid-19

“Fshihen rastet me Covid-19 në Universitet!”

Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital.

Berisha denoncon se të paktën dy punjonjës të rektoratit në Universitetin e Tiranës kanë simptomat e koronavirusit dhe prej disa ditësh janë karantinuar në shtëpi.

Sipas tij, këto raste nuk pranohen publikisht dhe po mbahen të fshehta për shkak të zgjedhjeve që pritet të zhvillohen në Universitetin e Tiranës.

“Zoti Berisha një ngjarje e shëmtuar e fshehjes së rasteve me Covid-19 po ndodh në Universitetin e Tiranës. Të paktën dy punjonjës të rektoratit janë prekur nga simptomat e coronavirusit dhe prej disa ditësh janë karantinuar në shtëpi. Të paktën një prej tyre nuk e kanë pranuar në spital edhe pse me temperaturë të lartë, sepse nuk duan ta bëjnë publike në prag zgjedhjesh në universitet, ngaqë e morën vesh ku punonte.

LEXO EDHE:  Gazetari denoncon policinë e Vlorës/ Ka shef qarkullimi një idiot dhe makut

Më tepër se gjysma e punonjësve në rektorat s’po shkojnë më në punë nga frika. Dhe të mendosh se sa punonjës, efektivë, gazetarë, pedagogë e studentë hyjnë përditë për probleme të ndryshme institucionale aty. Është kontaktuar edhe me disa gazetarë për ta bërë publike, por se marrin përsipër ta nxjerrin si lajm pasi nuk jua kanë miratuar eprorët. Për respekt të personave dhe etikë nuk i publikojmë emrat e punonjësve me Covid, pasi janë profesionistë të përkushtuar, familjarë dhe njerëz shumë të mirë. Respekte për ju”, thuhet në mesazh./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi i “Stop”/ “Mbijnë” zyrat private që shesin aplikimet dhe dokumentet për “E-Albania”

Publikuar

-

Nga

“Mbijnë” zyrat private që shesin aplikimet dhe dokumentet për “E-Albania”

“E-Albania” është portali qeveritar që shërben për të marrë certifikata dhe dokumente të ndryshme për të shmangur zyrat e shtetit. Një ditë më parë, edhe Kryeministri Edi Rama foli sërish për “E-Albania” nga qyteti i Durrësit për shërbimet online që ofron ky portal.

Por sa njohuri kanë qytetarët për të përdorur shërbimet e “E-Albania”? Mesa duket ka një masë të konsiderueshme qytetarësh që nuk janë në gjendje të përdorin portalin online të qeverisë. Për këtë arsye, një numër i madh i zyrave private kanë nisur aktivitetin për të bërë aplikimet e dokumenteve për qytetarët në “E-Albania”.

Ky shërbim bëhet kundrejt një pagesë që kushton kryesisht 5 mijë Lekë. Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar përmes kamerave të fshehta këto zyra private që kanë “mbirë” si kioska, të cilat kundrejt pagesës të bëjnë gati aplikimet apo dokumentet e nevojshme. “Stop” e ka vëzhguar këtë situatë në disa qytete të vendit.

Qyteti i parë është ai i Sarandës.

Qytetari – Aplikim për pashaportë bën?

Fotografi – Po! Aplikim do?

Qytetari – Po! Si i bëhet?

Fotografi – Fotografitë dhe pastaj do vesh të.., aplikosh diku. Ku do aplikosh ti?

Qytetari – Po kta thanë bëhet online, ku di unë.

Fotografi – Po online, po ku do të vesh ti tani?

Qytetari – Po kush i bën online? Kush bën nga këta, që aplikon?

Fotografi – Plot janë. Do të nis unë tani.

Qytetari – Tek kush do më nisësh, që të iki direkt unë?

Fotografi – Dale, të të fotografoj njëherë!

Qytetari – Fotografitë i bëj pastaj unë, o burrë!

Fotografi – Hë?

Qytetari – Vij i bëj pastaj fotografitë.

Fotografi – Pa fotografi nuk bëhet aplikimi. Niset këtej puna, pastaj vete tek ai, që aplikon. O të të fotografoj, do t’ja nis unë, që këtej me e-mail tek personi, që do vesh. E kuptove?

Qytetari – Si t’i them unë asaj tek Vodafoni?

Fotografi – O të të nis unë tani fotogafinë dhe janë fotografitë. Bëra fotografitë te Ladi thuaj edhe më nis ti …tek qoshja e pallatit ktu, e ke parasysh, ku është Vodafoni?

Qytetari – Si kalove?

Fotografja – Mirë! Ti?

Qytetari – Dua të bëj një aplikim për pashaportën online!

Fotografja – Po!

Qytetari – E bën?

Fotografja – Unë jo, po do të jap të vesh tek një zyrë.

Qytetari – Ku?

Fotografja – Po ktu tek Gjykata e ke s’ka dhe njeri shumë.

Qytetari – Kush është ajo?

Fotografja – Do bësh fotografitë dhe pastaj do shkosh tek ajo!

Qytetari – Të vete të bëj muhabetin, ça i duhet, ça s’i duhet e vij e bëj fotografinë unë.

Fotografja – Eva!

Qytetari – Si e ka?

Fotografja – Eva e ka emin!

Qytetari – Si kalove? Bëra fotot te Ladi për…

Punonjësja 1 – Po do presësh!

Qytetari – Tani si është? Si funksionon? Ça bëhet?

Punonjësja 2- Je futur herë tjetër në e-albania?

Qytetari – Shpejt, po unë s’e mbaj mënd atë.

Punonjësja 2 – Është problem duhet, që…

Qytetari – Po si do ia bëjmë?

Punonjësja 2 – Tani të bindemi, që je apo s’je i regjistruar.

Qytetari – Jam i regjistruar besoj. Sa lekë kushton ajo si proçedurë?

Punonjësja 2 – Ktu tek ne është 5 mijë lekë. E-maili, e-albania dhe aplikimi.

Qytetari – Po aplikimin, s’e bëni ju dot ktu?

Punonjësja 1 – Ne do e bëjmë aplikimin.

Qytetari – Po!

Punonjësja 1 – Pas ca ditësh do vesh në Bashki!

Qytetari – Po në Bashki ça do bëj, apo thjesht..?

Punonjësja 1 – Shënjat e gishtit!

Qytetari – Shënjat e gishtit?

Punonjësja 1 – Po!

Qytetari – Domethënë për 5 mijë lekë siii…?

Punonjësja 1 – Ne i çojmë kto dokumenta në polici.

Qytetari – Hë, hë…

Punonjësja 1 – Mbarojmë punë me policinë.

Qytetari – Eh, mirë! Faleminderit!

Qytetari – Si kaluat?

Shitësja – Mirë! Si je?

Qytetari – Për aplikimin e pashaportës!

Shitësja – Po!

Qytetari – Ça të duhet?

Shitësja – Ku i ke fotografitë?

Qytetari – Po s’i bëra, se më tha 4 mijë lekë.

Shitësja – Shumë mirë! Nëqoftëse do t’i bësh bëj tek “Foto Ladi”.

Qytetari – Hë, hë…

Shitësja – Tek ky ktu, nuk i dua të printuara thuaj, sepse të printuara të merr 4 mijë lekë. E dua thjesht të ma dërgosh tek e-maili i Elvirës, e ka ai, ja ta shënoj unë emrin. Si proçedurë, ke hapur llogari në e-albania?

Qytetari – Kam hapur, po s’e mbaj mënd.

Shitësja – Mos i bëj kot fotot pastaj, po s’e mban mënd!

Qytetari – Po mund ta gjej kodin unë.

Shitësja – Ok! Dakord! Ik tek “Foto Ladi” edhe bëj foto! “Foto Ladin” e di, ku është?

LEXO EDHE:  Bien shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Një person humb jetën gjatë 24 orëve

LEXO EDHE:  Një firmë mund të nxjerrë teste për COVID-19/ Trump dhe Gjermania "në luftë" për ta blerë

Qytetari – Po!

Shitësja – Është ktu lart. Fotografitë mos i printo, nuk i dua të printuara! Thjesht më bëj një foto pashaporte ma dërgo tek e-maili i Elvirës!



Qytetari – Po pastaj, ça duhet të bëj?

Shitësja –Dhe pastaj hajde këtu! Kaq! Asnjë gjë dhe pashaportën e vjetër, po e ke me vete ose kartën!

Qytetari – Kartën e identitetit?

Shitësja – Okej! S’ka problem!

Qytetari – Sa vete si proçedurë? Sa vete?

Shitësja – Në qoftë se ti ke e-mailet e ato të hapura, vetëm 10 mijë lekë të vjetra!

Edhe në Tiranë dhe Fier është i njëjti fenomen, kur shërbimet në privat ofrohen kundrejt pagesave të ndryshme.

TIRANË

Qytetari – Si kaluat?

Shitësja – Mirë!

Qytetari – Aplikimet për pashaportë online?

Shitësja – Po!

Shitësi – A e ke kodin e e-albanias?

Qytetari – S’e kam, po mund ta gjej, si ashtu ajo..!

Shitësi – Na duhet kodi i e-albanias e të ndihmojmë neve! Na duhet karta e identitetit, që është numri personal!

Qytetari – Po!

Shitësi – Dhe pasëordi, që është te e-albania!

Qytetari – Po fotografi të duhen, apo i bëni vetë?

Shitësi – Fotot i bëjmë ne i sistemojmë ne të gjitha.

Qytetari – E sa lekë venë ato kshu?

Shitësi – Po!

Shitësja – Po ta kesh kodin e e-albania të shkon 2 mijë lekë. Po qe se do bëhet komplet aplikimi, megjithë e-albanian, me gjithë e-mailin, me gjithë.., të gjitha shkon 5 mijë lekë.

Qytetari – 5 mijë lekë e pastaj, ça më duhet të bëj?

Shitësit – Asnjë gjë! Shkon atje tek pashaporta.

Qytetari – Në komisariat?

Shitësi – Jo! S’ke punë në komisariat ti. Puna e komisariatit e bëjmë ktu me një fjalë nga e-albania, po ia çojmë komisariatit.

Qytetari – Të kuptova!

Qytetari – Si kaluat?

Shitësja – Si jeni?

Qytetari – Dua të bëj një aplikim për pashaportë online!

Shitësja – Je i regjistruar tek e-albania?

Qytetari – Jo i regjistruar jam, po s’mbaj mënd atë.., ça duhet të bëj domethënë?

Shitësja – E mban mënd kodin?

Qytetari – S’e mbaj mënd.

Shitësja – E po pa kodin, s’e bëj dot. Po kodin në fakt e merr tek kto te e-albania te kryeministria.

Qytetari – Po po ça duhet të sjell unë këtu, përveç kodit?

Shitësja – Do bësh foton!

Qytetari – Po!

Shitësja – Kuponin duhet ta blesh tek posta! Nuk është se do ma sjellësh mua, po duhet ta blesh! Kaq më duhet mua! E-mailin nëqoftëse e ke domethënë, nëqoftëse nuk ke e hapim ktu, nuk prish punë, vetëm fotua më duhet!

Qytetari – Ti bën thjesht aplikimin?

Shitësja – Unë bëj aplikimin.

Qytetari – Sa më kushton kjo si?

Shitësja – 500 lekë të vjetra!

Qytetari – 5 mijë lekë?

Shitësja – Jo 500 lekë kshu, nga të voglat.

Qytetari – 500 lekë dhe bën aplikimin për…? Po pastaj ça duhet t’ bëj unë?

Shitësja – Pastaj, mbasi bëhet aplikimi, do të vijë e-maili konfirmues, domethënë do të kthejnë ata përgjigje në e-mail. Nga ajo pastaj bën aplikimin e datës domethënë lë takimin e datës dhe orës domethënë, kur do e bësh.

Qytetari – Pastaj vete në komisariat unë?

Shitësja – Jo! Vete te Aleati! Nuk ke punë te komisariati!

Qytetari – Si kalove?

Shitësja – Mirë!

Qytetari – Interesohem për një aplikim për pashaportë!

Shitësja – Po!

Qytetari – Ça duhet të bëj?

Shitësja – Duhet formati i pashaportës me cd, ose dhe fotografi të skanume, kartën e identitetit. E ke të hapme (E-albania)?

Qytetari – Po!

Shitësja – Kartën e identitetit, që të hapim me gjithë kod, që të hapim adresën dhe kto edhe kaq!

Qytetari – Sa lekë bën? Sa lekë kushton?

Shitësja – 1 mijë lekë!

Qytetari – 1 mijë lekë!

FIER

Qytetari – Si je?

Shitësi – Mirë!

Qytetari – Erdha të pyes, o burrë, si bëhen kshu?

Shitësi – Aplikimi online bëhen kudo, nuk është se i bëj vetëm unë.

Qytetari – Kam parasysh ato, që bëhen te e-albania, o burrë. Ai do 3 ditë të marri policia në telefon, se si është ajo, të lajmërojnë…

Shitësi – Në rregull! Në rregull! Ka një sekret aty ajo, që unë di ta bëj.

Qytetari – S’ia kam idenë fare!

Shitësi – Bëmë një foto të gjyshes, bjemë pashaportën e gjyshes, kartën e identitetit, të bëj aplikimin unë! Nesër do japi shënjat e gishtave! Pasnesër të marrësh pashaportën!

Qytetari – Gjithsej venin kto?

Shitësi – Po 180 vete kuponi, që do blesh poshtë edhe 30 mijë lekë më duhen mua!

Qytetari – Ah! Ok! Mirë! Ika, ciao! Rrofsh!/ tvklan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi: Zyrtari i policisë godet dhe kërcënon me kanun qytetarin

Publikuar

-

Nga

Masat ndaj koronavirusit/ Policia apel të fortë për qytetarët

“Narkozyrtari kërcënon me kanun dhe jetë qytetarin!”.

Ky është denoncimi që ka bërë pak minuta më parë ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital.

Berisha thotë se një ish-punonjës i policisë bashkiake, i cili është ngritur në detyrë, ka goditur një qytetar dhe e ka kërcënuar këtë të fundit me jetë sipas kanunit.

Qytetari ka bërë një kallëzim penal në polici dhe përmes ish-kryeministrit i kërkon organeve kompetente të marrin pamjet filmike nga objekti ku ndodhi ngjarja.



“Përshëndetje zoti Berisha, dua të denoncoj një punonjës që ka qenë punonjës policie bashkiake. Quhet Ilir, por siç ma deklaroi edhe vetë meqënëse është kriminel ka  kaluar disa shkallë më lart.

LEXO EDHE:  Denoncimi-Fshatrat e Lushnjes në terror/ “Hajdutët bashkëpunojnë me Policinë”

LEXO EDHE:  BE i dhuron 10 milionë euro Shqipërisë për të luftuar Covid

Mbrëmë më ka goditur dhe kërcënuar me jetë sipas kanunit (kam bërë edhe kallëzimin në polici) dhe përmes publikimit tuaj, ju lutem organeve kompetente të marrin pamjet filmike nga objekti ku ndodhi ngjarja.

Arsyeja e konfliktit lidhet me një video të publikuar tek Hipoteka me shërbimin skandaloz, pasi nuk kryen veprime pa u dhënë rryshfet. Përmendja e kanunit dhe hakmarrje personale nga ana e një punonjësi ligjor tregon qartë se ligji nuk funksionon”, thuhet në mesazhin e qytetarit dixhital./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

2 mijë Euro për leje ndërtimi/ “Çimi i Bashkisë”: Hidhi themelet “hajdutçe” gjatë zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

2 mijë Euro për leje ndërtimi/ “Çimi i Bashkisë”: Hidhi themelet “hajdutçe” gjatë zgjedhjeve

Ryshfeti është një “plagë” e hershme e shoqërisë shqiptare. Një rast i tillë është denoncuar sonte nga emisioni “Stop” në Tv Klan.

Bëhet fjalë për një leje ndërtimi në Kombinat. Qytetari në fjalë që është ankuar pranë emisionit “Stop”, thotë se ka paguar 2 mijë Euro nën dorë në vitin për të marrë një leje ndërtimi.

Paratë, thotë se ia ka dhënë një personi të quajtur Shkëlqim Beqo, një shef i dikurshëm urbanistike në Bashki, i cili njihet edhe me emrin “Çimi i Bashkisë”. Sipas denoncimit të qytetarit, kur shkoi topografi i Bashkisë së Tiranës, zbuloi se prona ishte me probleme dhe kishte mbivendosje me kufizuesit.

Pas këtij momenti, qytetari thotë se vendosi të tërhiqej, ndaj i kërkoi “Çimit të Bashkisë” 2 mijë Eurot mbrapsht. Shkëlqimi Beqo pretendoi se do ta zgjidhte problemin, por kanë kaluar 4 vjet nga ajo kohë dhe situata nuk ka ndryshuar.

Denoncuesi: Jam një banor këtu në Tiranë, dua të bëj një denoncim për shefin e Urbanistikës të asaj kohe të vitit 2016, Shkëlqim Beqo. Kam një tokë në Kombinat dhe desha të nxjerr një leje ndërtimi. Toka që kam unë atje, paska patur një problem, mbivendosje. Topografi e zbuloi. Kur zbulova që toka ishte me probleme dhe nuk mund të merrja lejen e ndërtimit nga Shkëlqimi, kërkova lekët mbrapsht. Ai tha do mundohem ta rregulloj, kam mik këtu, kam mik atje. Filloi me mashtrimet e veta. Pas ca kohësh s’po më afronte më sepse i mori lekët. Edhe kur më premton tani, vetëm më mashtron prapë. Thotë do futemi ta bëjmë të paligjshme se janë votimet tani. Unë dua të denoncoj këtë mashtrim që më ka bërë, mos bien pre e mashtrimeve si puna ime të tjerë.

Përmes kamerës së fshehtë të Stop, qytetari takoi vetëm Shkëlqim Beqon, ku ky i fundit nuk mohon asnjë nga pretendimet e denoncuesit, madje e këshillon atë që të hedhë themelet në tokë kur të nisë fushata zgjedhore.

Qytetari: S’u kujtua njëherë, thashë hajt ta marr njëherë unë në telefon.

Inxhinier Shkëlqim Beqo: Po për cfarë të kujtohesha unë? Unë s’disha, ku isha!

Qytetari: Ke qenë ë…

Inxhinier Shkëlqim Beqo: Shef i Urbanistikës? Po, por s’ka! Nuk është problemi atje, është problemi, që s’ka njerëz mosha jonë, që t’i dijë këto punë. Ka marrë të gjithë goca të reja, që s’dinë as tabelën e shumëzimit.

Qytetari: Po ndonjë plan kështu për tek toka ime, apo s’s’s’…?

Inxhinier Shkëlqim Beqo: Ajo të intereson dhe unë do të mbështes, po është muhabeti, që në të gjithë rrethet kena ça me Kavajën, me Durrësin, me Lushnjën, me Sarandën, me bashkinë e Tiranës është shtrëngu shumë, se janë shumë maskarenj. Ai thotë online. Dakord, online po t’i nis të gjithë dokumentat, por ti s’ia miraton, ti ia lë, ia zvarrit. Pse e bën online ti? Ti mos takohesh fare me Bashkinë, në mënyrë, që mos paguash lekë. I duan online letrat “një me një”, dhe pastaj të vijë i zoti i shtepisë njëherë, se jo, po ja leku….Tirana kshu, se rrethet e tjera nuk e kanë këtë! Unë jam për këtë, që të fillojnë zgjedhjet, hidh një palë themele! Hidh themelet! Unë s’të lë vetëm ty! Po hidh themelet! Hidhi  “hajdutçe”, le jashtë themelet, se do ikin këto. Po erdhi grupi tjetër, them, që do jenë më njerëzorë. Sa të fillojë momenti i zgjedhjeve, që s’ka polici nëpër këmbë, hidh themelet!

Qytetari: Po, po na i prishi pastaj?

Inxhinier Shkëlqim Beqo: Ç’a t’i prishi themeleve? Themelin e ke në tokë. Bëjmë vetëm një dhomë e një kuzhinë brenda të tërës, që s’ka diskutim, që është brenda gjithë atyre vizave të kuqe, që na canin bythën ata. Po unë do të mbështes! Po qe se ata ta miratojnë, ti e ke gati (projektin). S’paguan as qindarkën për të fillu punë, se i ke letrat! Nuk je djeg, o burrë! Tokën s’ta merr Zoti!



Qytetari: Ta dija, se do zgjaste kshu, unë s’i filloja fare, as 2 mijë euro ty, as Bashkia, asnjë!

LEXO EDHE:  Denoncimi-Fshatrat e Lushnjes në terror/ “Hajdutët bashkëpunojnë me Policinë”

LEXO EDHE:  Skandali “Xhafaj”/ Ja si është katandisur policia (video)

Inxhinier Shkëlqim Beqo: Po as unë, as unë s’do kisha hyrë në atë punë!

Qytetari: Se mua m’u duk si “koridori i mashtrimit”.

Inxhinier Shkëlqim Beqo: Po t’ kishim mashtru ne, nuk jetonim kaq gjatë! Unë të mbështes, mos e vra mendjen, sa të jem unë!

Qytetari: Edhe unë shpejtova një cikë.

Inxhinier Shkëlqim Beqo: Jo mo, ti nuk shpejtove, ti nuk shpejtove. Bëmë atë, që doje.

Qytetari: Po i thonë, i thonë 2 mijë euro, 2 mijë euro vetëm ti!

Inxhinier Shkëlqim Beqo: Shiko, kur e mbjell tokën me groshë ti,se ato i merr vesh mirë ti…! E mbolle tokën me groshë? Pagove naftën, pagove krejta,i pagove të gjitha. Ra një breshër, ta prishi groshën. Të rikthehen shpenzimet ty? Hë…!

Në të njëjtin video-regjistrim, “Çimi i Bashkisë” i thotë qytetarit se çmimet e tij janë më të favorshme, pasi të aplikosh në Bashki për leje ndërtimi të kërkojnë 12 mijë Euro?!

Inxhinier Shkëlqim Beqo: E di, sa kanë shku tani tarifat? Futja kot, futja kot…12 mijë Euro. Du unë me e bë te ju. Dakord i them unë, po ca do me bë? Bëjmë llogaritë, kjo më duket i bënte atij 2500 Euro, me cmimet e jona, të ulta. Ky tha dakord! Shkojmë në Bashki. Bashkia ia ktheu, i gjeti një vegjë, ku di unë. Vete Tosi( inxhinier zyra private) në Bashki. Shefin e bashkisë e kishim pas ne punonjës zyre ore, punonjës ore! Vete njëherë ai, e doli e respektoi, u pi kafe, s’u hap muhabeti.E kupton 4 herë rresht! Shkon herën e katërt i thotë atij ok, Arbri i thotë ishte shef urbanistike, po djalë shumë i mirë, po pse na zvarrit? Po duhet me pagu shefin 4 mijë euro, meqë je ti në mes, për mik. Për mik, se je ti, ke ardh ti si mik, si ish-shefi im. Shkon merr lekët në tavolinë, ja sic jemi ktu( i numëron), për dy ditë e ke gati( lejen). Tosi tani i thotë këtij djalit, ore si re dakord ti përnjëherë për 4 mijë euro? Kur kam ardhur në fillim unë këtu tha, në Bashki, vajta u paraqita, në urbanistika po tek këto njerëz, dhe më thanë, që do të shkosh tek zyra e filanit. Shkoj tek një zyrë atje, ishte vëllai i Kryetarit. Kishin bërë zyra private ore, brenda Bashkisë, edhe i thotë ai më paguaj 12 mijë Euro thotë, edhe për një muaj e ke projektin në dorë. Kur tha 12 mijë euro, m’u duk shumë, si në Londër, se ai punonte në Londër. Kur m’tha njani, që ka punu te ju Tosi, sepse më siguroi, që do të kushtojë  shumë më lirë, unë prandaj kam ardh ktu,- tha. Ki parasysh, në dyert e Bashkisë as mos u afro, sepse thashë 12 mijë Euro, 12 mijë Euro, pa këtë hipotekën e këto noterira, me këto firmën e ndërtimit. Pa këtë! 12 mijë Euro si me thënë “Cimi i Bashkisë”, me thënë.

Me z.Shkëlqim Beqo komunikoi përmes telefonit edhe gazetarja e emisionit “Stop”, i cili u shpreh se nuk ka qenë ndonjëherë shef urbanistike në bashki, por ka një zyrë private. Ai pranoi rastin e qytetarit në fjalë, duke thënë se është angazhuar për ta ndihmuar pas ndërhyrjes me mik.

Inxhinier Shkëlqim Beqo: S’kam qenë shef asnjëherë unë! Unë kam një studio provate, që prej vitit ’95. Po do ta ndihmoj i thashë! Do ta ndihmoj, se më vjen keq për të. Kaq! Do ta ndihmoj! Me institucionet kam të drejtën, që me shpenzimet e mia t’i bëj aplikimin. Do shkojë vetë ai, të shohë, ku i ka marrë ato me mbivendosje, do t’i zgjidhë! Te neve ka ardhur me mik, se nuk ia vlen të merresh me vilat, shifra kshu, të kësaj natyre. Po me mik, sepse janë me mik, sepse janë punë të vogla dhe kërkojnë impenjim të madh. Do ta mbështes që të riaplikojmë edhe një herë nga fillimi, pa shpenzime, mos paguash asnjë lek, në asnjë vend./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE