LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtari i DASH: Sanksionet ndaj Kinës nuk përjashtohen

14 Korrik 2020, 18:34, Kosova & Bota CNA
Zyrtari i DASH: Sanksionet ndaj Kinës nuk përjashtohen

Diplomati më i lartë amerikan për Azinë Lindore tha të martën se Shtetet e Bashkuara mund të përgjigjen me sanksione ndaj zyrtarëve dhe ndërmarrjeve kineze të përfshira në akte imponimi në Detin e Kinës së Jugut.

Komentet u bënë nga David Stilwell, ndihmës sekretari i shtetit për Azinë Lindore.

I pyetur nëse sanksionet do të ishin një përgjigje e mundshme amerikane ndaj veprimeve kineze, zoti Stilwell i tha një eksperti në Uashington: “Asgjë nuk përjashtohet. Kjo është gjuha që kuptojnë kinezët, veprime demonstrative dhe të prekshme.?

Stilwell komentoi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë pretendimet e Kinës ndaj burimeve në pjesën më të madhe të Detit të Kinës së Jugut, duke i quajtur ato “plotësisht të paligjshme”, një qëndrim që Pekini thotë se ka rritur tensionet në rajon.

Uashingtoni prej kohësh i ka kundërshtuar pretendimet e gjera territoriale të Pekinit në Detin e Kinës së Jugut, duke dërguar rregullisht anije luftarake përmes rrugëve strategjike ujore, për të demonstruar lirinë e lundrimit në atë zonë. Por njoftimi i së hënës pasqyron një ton më të ashpër.

Kina ka pretendime ndaj 90 për qind të Detit të Kinës së Jugut, potencialisht i pasur me burime energjike. Por pretendime kanë edhe Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami.

Në këtë zonë detare kalon një vëllim tregtar me vlerë rreth 3 trilion dollarë në vit.

Pekini ka ndërtuar baza në atolet e këtij deti, por thotë se qëllimet e tij janë paqësore.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë bërë gjithnjë e më të tensionuara kohët e fundit për çështje të ndryshme, përfshirë trajtimin nga Kina të koronavirusit dhe shtrëngimin e kontrollit kinez mbi Hong Kongun./ VOA

Lajmet e fundit nga