Connect with Us

U infektua nga Coronavirus/ Ndahet nga jeta aktori famshëm i telenovelave meksikane

Showbizz

U infektua nga Coronavirus/ Ndahet nga jeta aktori famshëm i telenovelave meksikane

Publikuar

-

Aktori meksikan Raymundo Capetillo është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare. Capetillo ka humbur jetën si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi. Aktori u shtrua me urgjencë në spital pas problemeve me shëndetin dhe rezultoi pozitiv me koronavirus.

Mbesa e tij tregoi në rrjete sociale se gjendja e aktorit ishte përkeqësuar derisa ai humbi jetën . Raymundo Capetillo luajti në shumë telenovela disa prej të cilave janë transmetuar edhe në vendin tonë si “Fati im je ti”, “Velloja e nuses”, “Pengesat e dashurisë”, “Pasioni”, etj.Disa nga shfaqjet më të famshme të tij ishin “Los Perros de Dios” në 1974 dhe “Santo en Anonymous Mortal” në 1975.

LEXO EDHE:  "Doja të vrisja një njeri me ngjyrë"/Aktori i njohur pendohet pas deklaratës

Aktori do të mbahet mend edhe për rolet në serialet më të njohura si “Muchacha Italiana Viene a Casarse”, “Rosa Salvaje” dhe “Cadenas de Amargura”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Bëfsh 100 vite duke u puthur me mua”/ Urimi i Patrisit për ditëlindjen e Tunës

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme këngëtarja Tuna Sejdi feston ditëlindjen. Menjëherë në rrjet kanë vërshuar komentet dhe urimet për ditëlindjen e këngëtares.

Por ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen është urimi i bashkëshortit të saj Patrisi. Teksa ka publikuar një foto ku shfaqet duke u puthur me këngëtaren i uron edhe 100 vite të tjera duke u puthur me të.

LEXO EDHE:  Ka një pasuri prej 90 milionë dollarësh/ Aktori australian nuk ndihet mirë me aq

LEXO EDHE:  Flet shqip dhe bën shqiponjën/ Aktori turk i "mahnitur" nga mikpritja pas ardhjes në Kosovë

Kujtojmë se dyshja është përfolur prej kohësh për ndarje por sot Patrisi i hodhi poshtë njëherë e mirë këto lajme me faktin që janë më të dashuruar se kurrë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Rudina Magjistari “arratiset” nga Shqipëria/ Publikon videon nga aeroporti, mesazhi për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Rudina Magjistari “arratiset” nga Shqipëria/ Publikon videon nga aeroporti, mesazhi për qytetarët

Moderatorja Rudina Magjistari ka publikuar mbrëmjen e kaluar disa video ku shihet në aeroportin “Nënë Tereza.”

Moderatorja ka ndarë me ndjekësit videot ku shihet se pavarësisht pandemisë dhe shtimit të rasteve dita ditës, njerëzit sërish udhëtojnë.

Rudina është shprehur nëpërmjet storyve të saj se nëse njerëzit zbatojnë dhe respektojnë portokollin antiCovid, do të jetë e mundur që të vazhdohet më tej, duke ruajtur veten dhe të tjerët.

Nga pamjet  në video duket se kanë qenë të shumtë njerëzit që kanë udhëtuar dhe sigurisht moderatorja tregon se po i zbaton rregullat pasi shfaqet me maskë në  fytyrë.

“Mendoja që ishin shumë pak ata që udhëtonin në këtë periudhë. Dhe kurioziteti në këtë fluturim të parë është i madh.


LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit/ Italia shpall ‘Gjendjen e Emergjencës Kombëtare’

LEXO EDHE:  Bie numri i viktimave nga COVID-19 në Itali/ 570 humbje jetësh në 24 orët e fundit

Në normalitetin  e ri duhet të mësohemi me kushtet e reja dhe thjesht të jemi të kujdesshëm për veten.

Në aeroport e avion sigurisht gjithë kohës me maskë. Mendoj që frika nuk mund të na mbyllë më në shtëpi dhe nuk është kjo zgjidhja. Por vigjilenca, respektimi i protokollit antiCovid, do të na mundësojë të vazhdojmë të gjitha aktivitetet tona, duke ruajtur njëkohësisht veten dhe të tjerët”, shkruan Rudina Magjistari në storyt e saj në Instagram./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Kujdes se Xhensila nuk më flet ende”/ Moderatori zbulon raportin që ka me këngëtaren

Publikuar

-

Nga

“Kujdes se Xhensila nuk më flet ende”/ Moderatori zbulon raportin që ka me këngëtaren

Moderatori Alaudin Hamiti duket se i ka dhënë fund keqkuptimeve me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Gjatë intervistës me Ardian Bujupin, moderatori i ka drejtuar pyetjen pikante, se kë do të zgjidhte mes këngëtareve që ka bashkëpunuar, Elvanën apo Xhensilën.

Para se Bujupi të jepte një përgjigje, Alaudini e ka paralajmëruar të bëjë kujdes pas Xhensila  ende nuk i flet pas deklaratës që ka bërë.

Moderatori ka rikujtuar edhe një herë arsyen e prishjes së raportit të tij me Xhensilën. “Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila. Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës”ka treguar ai.

LEXO EDHE:  Ka një pasuri prej 90 milionë dollarësh/ Aktori australian nuk ndihet mirë me aq

LEXO EDHE:  "Doja të vrisja një njeri me ngjyrë"/Aktori i njohur pendohet pas deklaratës

Gjithashtu ai tregoi se është penduar për përgjigjen që ka dhënë në atë kohë, pasi nuk e dinte që Xhensila do ta merrte për keq. Megjithatë ai dha lajmin e mirë se së shpejti do ta ketë në emision:

Alaudin Hamiti: “Mendova ndoshta nuk e merr për keq. Xhensilën do ta kem në ‘Ndrrimin e Natës’, ndoshta në fillim të sezonit të ardhshëm”!

Ardian Bujupi: “A i ke kërkuar falje”?

Alaudin Hamiti: “Nuk është për të kërkuar falje, është pendim. Vetëm po t’ia këndoj këngën e Elizës, ‘Pendimi’”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE