Kronika
Të shtënat me armë në Shkodër/ Plagoset pranë banesës, drejtori i Ujësjellësit dhe djali i tij

Deteja të reja janë zbardhur nga ngjarja e pasdites së sotme në Shkodër ku u raportuan të shtëna me armë.
Mësohet se si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur, Drejtori i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve, Mark Molla dhe djali i tij. Bëhet me dije se Molla dhe i biri, është plagosur afër banesës së tyre.
“Rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër, shtetasi M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. M, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M., i ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë. Shtetasi M. M. dhe djali i tij K. M. janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Shkodrës dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit M. P, 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ky shtetas plagosi shtetasit M. M. dhe K. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al