Connect with Us

Sulmuesi i Kombëtares në qendër të vëmendjes, e kërkon me ngulm klubi i njohur italian

Kombëtare

Sulmuesi i Kombëtares në qendër të vëmendjes, e kërkon me ngulm klubi i njohur italian

Publikuar

-

Pas falimentit që e degdisi në Serinë D, klubi i njohur italian Palermo, kërkon ringirtjen dhe rikthimin sa më të shpejt në elitën e futbollit. Drejtuesit janë të kërkim të lojtarëve të rinj dhe me vlerë, të cilët janë të aftë të garantojnë freskinë dhe cilësinë e skuadrës për sezonin e ardhshëm, e cila do të militojë në Serinë C dhe ka si objektiv ngjitjen në Serinë B.

“Itasportpress.it”, bën me dije, se stafi teknik i Palermos, ka hedhur sytë nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Virioni, i cili është pjesë e 23-vjeçarëve të Juventusit.

vrioni

Ai shikohet si futbollisti ideal për të udhëhequr sulmin e Palermos, kjo falë edhe fizikut të tij. Vrioni është i gjatë 188 cm dhe ka një të majtë potente. Supergoli i realizuar ditën e djeshme, duket se ka joshur drejtuesit e Palermos, të cilët pritet që së shpejti të futen në tratativa me Juventusin, për ta marrë në formë huazimi Vrionin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

E konfirmon media prestigjioze spanjolle/ Ja 2 klubet që kërkojnë shërbimet e Sadikut

Publikuar

-

Nga

Armando Sadiku është rikthyer në formën e tij ideale. Pavarësisht dëmtimit të rëndë, sulmuesi i Kombëtares gjeti forcat që në një sezon të vështirë dhe të çuditshëm prej pandemisë të realizojë 13 gola në Ligën e Dytë Spanjolle.



Prestigjiozja spanjolle “Marca” i ka thurur elozhe sulmuesit të Kombëtares për paraqitjet që ka bërë në sezonin që lamë pas. “Pogon Pogon dhe Aris janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim zyrtar për shërbimet e tij. Me 13 golat e shënuar, Sadiku ka rikthyer vlerën e tij maksimale për t’ia shpërblyer Levantes pagesën prej 1 milion eurosh te Legia e Varshavës. Sadiku ka edhe një vit kontratë dhe Levanten, që mund të përfitojë prej formës së tij vlerën maksimale”, ka shkruar ndër të tjera prestigjiozja spanjolle. Për bomberin kuqezi pritet një merkato interesante për të mësuar të ardhmen e tij.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

COVID-19 godet klubin e “bandës së shqiptarëve”, lojtari kthehet i infektuar nga pushimet

Publikuar

-

Nga

Përgatitjet për sezonin e ri nuk kanë filluar në mënyrën më të mirë të mundshme për klubin e Lokomotiva Zagreb. Klubi nënkampion i kroacisë ku emrave si Mersinaj, Çokaj e Tuci u është bashkuar edhe Sherif Kallaku, ka bërë të ditur se në këto ditë që u kishet dhënë pushim futbollistëve pas mbylljes së kampionatit, një prej tyre ishte infektuar me COVID-19.

Nëpërmjet një njoftimi klubi bëri të qartë se kishte testuar të gjithë lojtarët që ishin kthyer këto ditë në klub dhe një prej tyre kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 e ishte izoluar menjëherë. Kroatët bënë të ditur se për fat të mirë, futbollisti që nuk është identifikuar, nuk kishte qenë në kontakt me asnjë tjetër në skuadër pasi testimet kishin qenë individuale, ndaj nuk kishte rrezik të përhapjes së infeksionit në ekip vetëm pak javë nga ndeshja e parë historike në Ligën e Kampioneve.



Klubi sqaroi se lojtarët do të fillonin stërvitjen rregullisht e do të testoheshin periodikisht gjatë fazës përgatitore, derisa të fillonte protokollii ndeshjes ku do të jetë UEFA ajo që do të testojë lojtarët nëpërmjet laboratorëve të nënkontraktuar prej saj.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Futbollisti i Kombëtares gati për hapin e madh, pranë transferimit në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Sinisha Mihajloviç kërkon në skuadër një tjetër mbrojtës shqiptar, pas marrjes së Arlind Ajetit në kohën që drejton Torinon. Këtë herë tekniku i njohur kërkon afrimin e Ardian Ismajlit te Bolonja. Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer në këtë sezon me Hajdukun e Splitit, madje duke gjetur vend edhe në formacionin e vitit.



Në mediat kroate raportohet se drejtuesit e klubit kroat nuk e lëshojnë Ismajlin për më pak sesa 3 milionë euro. Një shifër kjo që i’a vlen të paguhet nga ana e skuadrës italiane, pasi bëhet fjalë për një mbrojtës me prespektivë të madhe dhe njëkohësisht që ka gjetur vendin e titullarit te Kombëtarja e Shqipërisë. Mbetet të shohim zhvillimet në ditët në vazhdim, ndërsa një kalim i Ismajlit në elitën e futbollit italian është përfolur edhe më herët.

LEXO TE PLOTE