LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rudina Magjistari “arratiset” nga Shqipëria/ Publikon videon nga aeroporti, mesazhi për qytetarët

14 Korrik 2020, 09:54, Lifestyle CNA
Rudina Magjistari “arratiset” nga Shqipëria/ Publikon videon

Moderatorja Rudina Magjistari ka publikuar mbrëmjen e kaluar disa video ku shihet në aeroportin “Nënë Tereza.”

Moderatorja ka ndarë me ndjekësit videot ku shihet se pavarësisht pandemisë dhe shtimit të rasteve dita ditës, njerëzit sërish udhëtojnë.

Rudina është shprehur nëpërmjet storyve të saj se nëse njerëzit zbatojnë dhe respektojnë portokollin antiCovid, do të jetë e mundur që të vazhdohet më tej, duke ruajtur veten dhe të tjerët.

Nga pamjet  në video duket se kanë qenë të shumtë njerëzit që kanë udhëtuar dhe sigurisht moderatorja tregon se po i zbaton rregullat pasi shfaqet me maskë në  fytyrë.

?Mendoja që ishin shumë pak ata që udhëtonin në këtë periudhë. Dhe kurioziteti në këtë fluturim të parë është i madh.

Në normalitetin  e ri duhet të mësohemi me kushtet e reja dhe thjesht të jemi të kujdesshëm për veten.

Në aeroport e avion sigurisht gjithë kohës me maskë. Mendoj që frika nuk mund të na mbyllë më në shtëpi dhe nuk është kjo zgjidhja. Por vigjilenca, respektimi i protokollit antiCovid, do të na mundësojë të vazhdojmë të gjitha aktivitetet tona, duke ruajtur njëkohësisht veten dhe të tjerët”, shkruan Rudina Magjistari në storyt e saj në Instagram./ CNA.al

Lajmet e fundit nga