La Liga
Real Madridi mund me vështirësi Granadën dhe prek titullin

Real Madrid ka vuajtur shumë në stadiumin ‘Nuevo Los Carmenes’ kundër Granada, por në fund ia doli të merrte tre pikë.
Los Blancos triumfuan me rezultat 2-1.
Dy golat miqte i shënuan shumë herët me anë të Ferland Mendy (10’) dhe Karim Benzema (16’).
Por Granada ia doli të ngushtonte diferencën me të filluar pjesa e dytë, kur Marchis (50’) mposhti Thibaut Courtois.
Në vijim e sfidës, vendasit u munduan me mish e me shpirt të fitonin pikë por megjithatë fati ishte në anën e Realit.
Skuadra e Zinedine Zidane tashmë është vetëm tre pikë larg titullit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar, duke tubuar 83 pikë.
Granada mbetet në pozitën e 10 me 50 pikë.
Lajme të Rekomanduara:

Surpriza e madhe/ Klubi i ligës së tretë eliminon Real Madridin nga Copa del Rey
Alcoyano, klub i ligës së tretë spanjolle ka arritur që të eliminojë Real Madridin pas fitores 2-1 në vazhdime. Juanan Casanova në minutën e 115-të...

Tronditëse/ Futbollisti i klubit të La Ligës, dënohet me 2 vite burg
Sulmuesi i skuadrës spanjolle të Eibarit, Sergi Enrik, ka marrë një goditje të rëndë së fundmi, teksa gjykata e ka dënuar atë me dy vite...