Connect with Us

“Po paguajnë me jetë dhe para”/ Italia si paralajmërim i frikshëm për Shqipërinë

Politikë

“Po paguajnë me jetë dhe para”/ Italia si paralajmërim i frikshëm për Shqipërinë

Publikuar

-

“Po paguajnë me jetë dhe para”/ Italia si paralajmërim i frikshëm për Shqipërinë

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se me anullimin e kontratës koncesionarë të autostradës A10, e cila mirëmbahet me koncesion nga familja Benetton, italianët rrezikojnë të paguajnë 23 miliardë euro familjes Benetton, për prishje të njëanshme të kontratës.

Sipas Tomorri, e njëjta situatë rrezikon të përsëritet edhe në Shqipëri, për shkak të koncesioneve korruptive.

Tomorri thekson se dhënia e të drejtave ekskluzive apo licencave monopol tek bizneset private pa garë dhe përmes procedurave të dyshimta ligjore ka faturë të rëndë.

“Qytetarët italiane mund të detyrohen t’i paguajnë 23 miliardë euro familjes Benetton, nëse qeveria e Romes do të anullojë koncesionin e Autostradës së Luleve.

Dy vjet më parë, e gjitha Italia u trondit nga shembja e një ure në qytetin e Genoas. Pjesë e autostrades A10, e cila mirëmbahet me koncesion nga familja Benetton, ura Morandi u shemb duke shkaktuar 43 viktima dhe mbi 500 të plagosur. Tani, që qeveria italiane po përpiqet të anullojë koncesionin pas zemerimit legjitim te qytetareve, kompania po kercenon me arbitrazh.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Si e nxorri INSTAT, Shqipërinë më të pasur se Rumania dhe Serbia

Ekspertët në Itali thonë se nëse qeveria e Contes do të miratojë vendimin për heqjen e koncesionit, gjasat janë që buxheti i shtetit të penalizohet. Kontrata e koncesionit i jep kompanisë kauze të fortë në arbitrazh dhe anullimi nga ana e qeverisë do të ishte shkelje e njeanshme. Në fillim të vrasin, pastaj të bejne të paguash. Ose anasjelltas. Kjo është fatura e koncesioneve korruptive.

Ajo që po ndodh në Itali sot është paralajmërimi i asaj qe mund të ndodhë në Shqipëri nesër. Dhënia e të drejtave ekskluzive apo licencave monopol tek bizneset private pa garë dhe përmes procedurave të dyshimta ligjore ka faturë të rëndë. Italianët po e paguajnë me jete dhe me para. Ne kemi filluar ta paguajme me para, shyqyr Zotit, deri tani jo me jetë. Por rreziku është aty. Italia e tregoi.”-shkruan gazetari.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Listat e hapura nuk ndalojnë koalicionet”/ Murrizi: Kemi prishur rehatinë e atyre që morën në qafë Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

“Listat e hapura nuk ndalojnë koalicionet”/ Murrizi: Kemi prishur rehatinë e atyre që morën në qafë Shqipërinë

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me deklaratat e opozitës jashtë parlamentit, sipas të cilës po prishet marrëveshja e 5 qershorit të Reformës Zgjedhore.

Murrizi ka theksuar sot se Listat e Hapura pamundësojnë vetëm formulën klasike të koalicioneve, por fton partitë e tjera që të kandidojnë me listë të përbashkët.

Po ashtu ai kujon se ishin vetë 3 vite më parë dy partitë më të mëdha të Shqipërisë që pamundësuan koalicionet. Murrizi kërkon nga mazhoranca që në një sistem proporcional rajonal prag kombëtar të jetë ai natyral për çdo qark dhe mos humbasë asnjë mandat.

“Të merret garancinë për sistem proporcional rajonal, pragu të jetë kombëtar. Ne kemi prag kombëtar, por s’kemi rezervurë për çdo qark, çdo subjekti. Prag kombëtar në sistem proporcional është nul. Mazhoranca të garantojë që prag kombëtar do të jetë pragu natyral i çdo qarku. Pra mandati nuk duhet të humbë për çdo artificie.

LEXO EDHE:  Kush është më burrë, Pangallos apo homogjenët e Shqipërisë?

LEXO EDHE:  “Politikë e papërgjegjshme”/ Ministri gjerman “shuplakë” opozitës

Jemi stigmatizuar që kemi prishur rehatin e atyre që kanë marrë në qafë Shqipërisë që në vitin 2008. Listat e Hapura nuk ndalojnë koalicionet, por jo ato me formulë klasike. Të kandidojnë me listë të përbashkët, lloj-lloj amalgami mediatiko- politik. Në parlamentin e 2021 do të vijnë ata që zgjedh qytetarit. Këta që dalin sikur u u kemi prishur koalicionet, prishën vetë koalicionet 3 vite më parë. Ky ligj nëse kalon me 94 deputetë. Hapja e Listave është ajo që tremb zotërinjtë dhe lehësit në çdo studio sikur ne po pengojmë marrëveshjen e tyre.”- tha Murrizi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata nga koronavirusi/ BE mbyll dyert për shqiptarët  

Publikuar

-

Nga

Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian edhe për 15 ditë. Shqipëria mbetet sërish jashtë listës së vendeve të treta me të cilat Bashkimi Europian rihap kufinjtë e jashtëm.

Gazetarja Erisa Zyka në një raportim për Abc neës, tha se Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë. Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.

“Ky është informacioni që vjen në vijim të takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufinjve të jashtëm të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  Rreziku rus në Ballkan/Majlinda Bregu jep alarmin: Mund të preket Shqipëria, ja arsyet

LEXO EDHE:  Kush është më burrë, Pangallos apo homogjenët e Shqipërisë?

Kjo listë ka tê bëjë konkretisht me heqjen e kufizimeve për udhëtimet jo-esenciale drejt Bashkimit Europian të vendosura pêr shkak tê rrezikut të përhapjes së COVID-19.

Listës së më parëshme të 14 vendeve të treta, qytetarët e të cilëve kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian i është shtuar Australia dhe Kina.

Burime të Këshillit të Bashkimit Europian tregojnë, se autoritetet australiane kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për menaxhimin e pandemisë koronavirus.

Ndërkohë për Kinën, mbetet në fuqi reciprociteti lidhur me udhëtimet jo-esenciale.

Qytetarët e Kinës do të lejohen të udhëtojnë drejt Bashkimit Europuan vetëm nëse Kina heq kufizimet e veta për qytetarët evropianët.Ky informacion pritet të zyrtarizohet në 15 korrik.”-tha Zykaj.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta uron Macron për Festën Kombëtare të Francës/ I bën ftesë për të vizituar Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka uruar presidentin frances Emmanuel Macron me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës.
Meta ka shprehur gjithashtu mirënjohjen e thellë për ndihmën e madhe që Franca po i jep Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu presidenti i ka bërë ftesë Macron për të vizituar Shqipërinë në një kohë më tëpërshtatshme.

“I nderuar Zoti President, Emmanuel Macron
Me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës, më lejoni të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të sinqerta për Ju dhe popullin mik francez.
Marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis dy vendeve dhe popujve tanë kanë krijuar një bazë solide miqësie e partneriteti për të ardhmen.
Jam i bindur se, falë vullnetit dhe përpjekjeve të përbashkëta, bashkëpunimi ndërmjet Francës dhe Shqipërisë do të forcohet edhe më shumë në të gjitha fushat.
Përfitoj nga rasti të shpreh gjithashtu mirënjohjen e thellë për ndihmën e madhe që Ju dhe Franca po i jepni Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Mbështetja Juaj dhe e një vendi mik si Franca, si dhe metodologjia e re e zgjerimit, janë inkurajim dhe motivimi i duhur për ne për të vijuar me vendosmëri përmbushjen e reformave që do të mundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Duke shprehur dhe një herë urimet më të mira për Ju, për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Francës, si dhe dëshirën time për t’Ju mirëpritur në Shqipëri në një kohë të përshtatshme, ju lutem Zoti President, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, shkruan Meta.

LEXO TE PLOTE