Connect with Us

Partizani i shtang të gjithë, akord me një futbollist 23-vjeçar nga Hong Kongu

Sport

Partizani i shtang të gjithë, akord me një futbollist 23-vjeçar nga Hong Kongu

Publikuar

-

Një lajm i bujshëm nga Hong Kongu, për merkaton e Partizanit. “hk.on.cc”, bën me dije se kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore kanë arritur akordin me futbollistin Remi Dujardin, i cili do të jetë goditja e parë në merkato e Partizanit për sezonin e ardhshëm.

bkn-20200714220012295-0714_00882_001_01p

Së fundmi 23-vjeçari ka qenë pjesë e klubit të Helsinkit, por për shkak të pandemisë, ai nuk pati mundësi të luajë në ndeshjet zyrtare. Mbrojtësi tajvanezo-francez, është 23-vjeç dhe ka qenë pjesë e ekipit U-23 të Hong Kongut. Gjithashtu, Dujardin ka qenë pjesë edhe e klubit spanjoll të Jumilas në Spanjë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, firmos me AEK-un

Publikuar

-

Nga

Mario Mitaj, është ky djaloshi i talentuar nga Vermoshi që shihet me një të ardhme të madhe përpara. Sulmuesi i formuar në akademinë e AEK ka refuzuar tre herë ftesën e Greqisë për t’u mos bashkuar kësaj Kombëtare, pasi vendosi me zemër për Shqipërinë.

Me mbërritjen tek grupmoshat e kuqezinjëve nisi menjëherë që të lërë gjurmë me golat e tij, duke treguar se jo më kot e ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te AEK U-16. Por ambienti në Greqi u bë i vështirë dhe presionet e shumta po ndikonin keqazi në hapat e parë të karrierës së Mitaj, duke provuar një aventurë tërëissht të re në një akademi në Spanjë, te Huesca.



Gjithsesi së fundmi kemi zhvillime të reja dhe Greqia e ka pranuar se nuk mund ta ketë në gjirin e saj këtë lojtar. Vetëm pak minuta më parë është zyrtarizuar se Mitaj ka firmosur kontratën e parë profesioniste në karrierë, për të qenë pjesë e AEK deri në vitin 2023.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Berisha shkëlqen në Australi, shqiptari shënon dopietë

Publikuar

-

Nga

Besart Berisha vazhdon zakonin në Australi, teksa në ndeshjen e ditës së sotme ia ka dalë të realizojë një dygolësh ndaj Perth Glori. Sulmuesi që aktivizohet me Uestern Junajtid falë realizimeve të tija, i dhuroi tre pikët skuadrës.

Goli i parë erdhi në minutën e 27, teksa pas një harkimi në zonë Berisha tregoi të gjithë nuhatjen prej sulmuesi duke dërguar sferën në rrjetë. Sakaq, në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 52, 35-vjeçari nuk gaboi nga pika e bardhë.



Falë këtij trepikëshi, skuadra e Uestern Junajtid renditet në vendin e gjashtë të kampionatit duke qenë aktualisht pjesë e play-off, me shpresën se falë aftësive të futbollistit shqiptar të arrijë të tjera rezultate pozitive.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ardit Hila i befason të gjithë, ja ku ka firmosur ish-mesfushori i Partizanit

Publikuar

-

Nga

Ardit Hila është lojtari më i ri i Gjilanit. Futbollisti prej disa ditësh kishte vendosur të largohej nga Prishtina, teksa sot morën fund të gjitha dyshimet për të ardhmen e tij.

Mesfushori kërkohej edhe nga Kukësi, pasi pëlqehej nga Gega i cili e kishte pasur nën urdhrat e tij edhe te Partizani, por ky kalim nuk u arrit.



Në këtë situatë, Hila ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Mezanit hde do të vazhdojë aty karrierën e tij futbollistike ku shpreson të arrijë objektivat.

Kujtojmë se në të kaluarën 27-vjeçari nga Elbasani ka luajtur për Partizanin, ku ishte një nga lojtarët më të mirë para dy sezonesh, kur fitoi edhe titullin me të kuqtë.

LEXO TE PLOTE