Connect with Us

Nishani nuk ia përton Ramës/ “Gangsteri në krye të sektit grabitqar po provokon ndërkombëtarët dhe shqiptarët”

Politikë

Nishani nuk ia përton Ramës/ “Gangsteri në krye të sektit grabitqar po provokon ndërkombëtarët dhe shqiptarët”

Publikuar

-

Nishani nuk ia përton Ramën/ “Gangsteri në krye të sektit grabitqar po provokon ndërkombëtarët dhe shqiptarët”

Një tjetër reagim i ashpër ka ardhur pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Komisionin e Ligjeve, që lidhen me hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Është pikërisht ish-presidenti Bujar Nishani, ai i cili thotë se me këto ndryshime mazhoranca po provokon Perëndimin, NATO-n, BE-në dhe shqiptarët.

Nishani e quan kryeministrin Edi Rama gangster, ndërsa PS-në e cilëson si një sekt grabitqar.

LEXO EDHE:  Basha flet nga SHBA/Rama po dhunon Kushtetutën, ja kush më mbështet

“Gangsteri në krye të sektit grabitqar vetëquajtur “rilindsa”, ka vendosur të provokojë Perëndimin, NATO, BE dhe shqiptarët me implementimin e modelit putinian në Shqipëri. Të shohim nëse Perëndimi, NATO, BE dhe shqiptarët do ta lejojnë ????…”, shkruan ish-presidenti në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bie” Elbasani/ Kolegji Zgjedhor lë në fuqi rezultatet e 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit.

Në këtë mënyrë kanë mbetur në fuqi rezultatet e 25 Prillit edhe për Elbasanin.

Më herët, Kolegji Zgjedhor “rrëzoi” PD për  Qarkun e Fierit.

Me këto dy qarqe Kolegji Zgjedhor u ka dhënë fund sot ankimeve të PD për pavlefshmëri zgjedhore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një tjetër burgaxhi i Ramës do të largohet nga qeverisja”/ PD sulmon kryeministrin

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka reaguar pas lajmit se kryebashkiaku Qerim Ismailaj ka rezultuar i dënuar me tre vite burg në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet se Ismailaj ishte produkt politik i Edi Ramës.

Sipas tij, përballë së vërtetës kryeministri Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët. Bardhi shtoi se herët apo vonë edhe Rama do të përballet me drejtësinë.

Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre. 

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron”, ka shkruar Bardhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku i PS i dënuar në Greqi/ “Rama i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me lajmin se kreu i bashkisë së Mallakastrës rezultoi i dënuar në mungesë në Greqi me 3 vite burg për përleshje dhe rrahje me persona të tjerë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja.

Sipas tij, me këtë u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike.

Më tej, ai thekson se Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen.

‘Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre. 

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!’- shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE